Sport

Kush i dha më shumë kujt, Messi Barças apo Barça Messit? Flasin shifrat

Published

on

Kontrata e fundit që Messi kishte nënshkruar me Barcelonën nuk duhej të zbulohej kurrë, pasi ishte konfidenciale, mirëpo tani të gjithë e kanë lexuar.

Mes shpërblimeve të rinovimit, bonuseve fikse, bonuseve të ndryshueshme apo të besnikërisë, ylli argjentinas përfiton për 4 vite rreth 600 milionë euro, pra mesatarisht 150 milionë në sezon.

Shumë apo pak, kjo është ajo për të cilën klubi dhe lojtari ranë dakord. Është ligji i ofertës dhe kërkesës. Ky ishte pakti që Barcelona nënshkroi për të mbajtur lojtarin më të mirë në botë, që të lumturonte tifozët.

Klubi me të ardhurat më të larta në botë mund ta përballonte këtë shpenzim. Të ardhurat që Messi i siguroi nga sponsorët, bluzat, biletat dhe imazhi i klubit u vlerësuan në më shumë se 200 milionë euro. Një marrëveshje “win-win”, mirë për të dhe më mirë për Barçën. Momenti ishte delikat.

Në gusht 2017, nga Barça u largua Neymar. Në nëntor, Leo nënshkroi një kontratë që do të skadojë më 30 qershor 2021. Gjatë tri sezoneve të konsumuara tashmë, Barça ka fituar dy tituj të La Ligas dhe një Kupë të Mbretit. Messi, i vetëm, ka fituar dy Këpuca të Arta dhe Topin e Artë të gjashtë.

Kush do të kishte qenë më i interesuar që të përfundonte cikli i tyre në 2017? Cila skuadër shpresonte, verën e kaluar, që Leo të largohej pas dërgimit të burofaksit të famshëm? Kush është i interesuar tani që Messi të largohet në qershor, për t’iu bashkuar Inter Miamit ose PSG-së? Kush përfiton nga njollosja e imazhit të Barçës dhe largimi i Messit? Një gjë është e sigurt: në Madrid po fërkojnë duart.

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara