Lajmet

Kush është Fito, Pablo Escobari i Ekuadorit që ka zhytur vendin në kaos?

Lufta e brendshme ka rezultuar në një kaos të paprecedentë pas arratisjes të dielën e kaluar të Adolfo Macias, i njohur si “Fito”.

Published

on

Ekuadori është në buzë të greminës, i pushtuar nga një spirale dhune që arriti kulmin, më 9 janar, në një ditë çmendurie me sulme të njëkohshme nga grupe të armatosura në qendra tregtare, zyra dhe madje edhe në një stacion televiziv gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë. Guayaquil, qyteti i dytë i vendit, përkon me epiqendrën e luftës midis forcave të policisë dhe komandove të lidhura me krimin e organizuar, të cilě autoritetet nuk kanë hezituar t’i përcaktojnë si “terroristë”.

Lufta e brendshme ka rezultuar në një kaos të paprecedentë pas arratisjes të dielën e kaluar të Adolfo Macias, i njohur si “Fito”, kreut të bandës kriminale Los Choneros dhe shpërthimit të trazirave në gjashtë qendra dënimi në vend. Kush është ai dhe çfarë dimë për trafikantin e drogës që mban nën kontroll një popull të tërë?

Krimineli më i kërkuar i Ekuadorit

Adolfo Macías Villamar, i njohur më mirë si “Fito”, është lideri i Los Choneros, një bandë e fuqishme që besohet të jetë përgjegjëse për disa nga trazirat vdekjeprurëse të burgjeve në të gjithë Ekuadorin në muajt e fundit. Ai u mbajt në zonën e sigurisë maksimale të burgut La Rajonal, në Guayaquil, një kompleks që ka gjithsej pesë burgje dhe më shumë se 12,000 të burgosur. Policia tha se ata e vunë re mungesën e tij herët në mëngjesin e së dielës dhe nuk ishin në gjendje ta gjenin.

Tani bosi i drogës është krimineli më i kërkuar në vend. I njëjti që me arratisjen e tij detyroi Presidentin Daniel Noboa të denonconte ekzistencën e një “konflikti të armatosur të brendshëm” në vend, duke urdhëruar Forcat e Armatosura të konsideronin grupet paraushtarake dhe bandat e lidhura me narkotikët si “objektiva ushtarake” dhe të dekretonte gjendjen e jashtëzakonshme për gjashtëdhjetë ditë.

Shumë pak dihen për Fiton. Gushtin e kaluar ai u transferua për një periudhë të shkurtër në La Roca, një burg më i vogël në të njëjtin kompleks, La Regional, i konsideruar më i sigurt për shkak të numrit më të vogël të të burgosurve. U deshën mijëra ushtarë për ta zhvendosur, por vetëm pas një muaji, avokati i të dënuarit paraqiti dhe fitoi ankesën kundër vendimit për transferimin e klientit të tij. Kështu Fito u rikthye në La Regional, vendi ku kaloi pjesën më të madhe të 12 viteve të tij të fundit.

Në vitin 2013, ai dhe 17 të burgosur të tjerë u arratisën nga La Roca me varkë në lumin Daule, i cili kufizohet me kompleksin. I arratisuri u kap së bashku me vëllain e tij, anëtar i Los Choneros, katër muaj më vonë në shtëpinë e nënës së tyre në qytetin Manta.

Mes krimeve dhe burgut

Që atëherë, Fito, prejardhja modeste e të cilit ishte si shofer taksie dhe i klasifikuar nga qeveria si “kriminel me karakteristika jashtëzakonisht të rrezikshme”, i ka kaluar ditët në burg. Edhe pse burgosja e tij ka qenë gjithmonë shumë e rehatshme, e krahasueshme me atë të Pablo Escobarit në Kolumbi në vitet 1990. Në fakt, po qarkullojnë video që tregojnë festime brenda burgut me muzikantë dhe fishekzjarre, por edhe një narkokorridor për nder të tij në një oborr spanjol, realizuar nga një mariachi dhe vajza e tij, e cila prezantohet si mbretëresha Michelle. Në regjistrim ai shfaqet duke përshëndetur, duke qeshur dhe duke përkëdhelur një gjel luftimi.

Ngritja e Fitos në krye të bandës, e përbërë nga rreth 8,000 njerëz, u bë e mundur nga vdekjet, në një radhë të shpejtë, të paraardhësve të tij. Ai më vonë mori komandën e organizatës në vitin 2020, pas vrasjes së bashkëpunëtorëve Jorge Luis Zambrano dhe Junior Roldan. Madje Fito mori diplomën e drejtësisë në burg, ku vuante një dënim prej 34 vitesh për armëmbajtje, trafik droge, krim të organizuar dhe vrasje. Ngritja e tij në drejtimin e bandës u shoqërua me copëzimin e grupit, i cili deri në vdekjen e Zambranos kishte bashkuar shumicën e organizatave më të vogla.

Nga ana e tij, Fito akuzohet se ka nxitur vrasjen e kandidatit presidencial Fernando Villavicencio, i cili u qëllua për vdekje në gusht nga një vrasës kolumbian me pagesë. Fito nuk u dënua për atë krim, por qeveria e Presidentit të atëhershëm Guillermo Lasso (2021-2023) urdhëroi transferimin e tij në një burg të sigurisë maksimale, në një operacion spektakolar të zbatimit të ligjit që shkaktoi protesta nga të burgosurit. Por pas një farë kohe, falë një sërë teknikash ligjore, Fito u kthye në “çifligun” e tij, në burgun rajonal të Guayaquil. Para se të zhdukej pa lënë gjurmë./Il giornale – bota.al

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara