Lajmet

Kusari-Lila e pyet Haradinajn: Kush e pagoi faturën e darkës me gastronomët në Deçan?

Kurali-Lila ka përmendur edhe një takim në mes të Ramush Haradinajt dhe gastronomeve në një lokal në Deçan. Ajo i ka kërkuar llogari Haradinajt se kush e ka paguar faturën e asaj darke.

Published

on

Mimoza Kusari-Lila, u.d. e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosja, tha se AAK-ja nuk e ka seriozisht iniciativën për faljen e gjobave të pandemisë, raporton Ekonomia Online.

“Sikur ta kishte seriozisht AAK-ja këtë iniciativë do të thërriste debat parlamentar. Për këtë temë ata si grup parlamentar i kanë vetëm tetë minuta diskutim. Bazuar në numrin e deputëtve  që kanë. Në rrethana të tilla do të ishte më lehtë dy, tri deklarime jashtë rendit të ditës, pesë minuta në emër të grupit. Tre minuta një deputet dhe e kishi trajtu”.

Sipas saj, AAK-ja nuk e ka trajtuar me seriozitet këtë temë. Deputetja e VV-së iu përgjigj Tahirit edhe për çështjen e agresivitetit të qeverisë të treguar për gastronominë.

“Serioziteti juaj nuk është treguar vetëm në mënyrën se si e keni trajtuar temën, se e lehtë është. Përveç se qasja për këtë format të diskutimit, për gjobat ndaj gastronomisë, është edhe përmbajtja e tekstit të interpelancës. Pasaktësi është që gastronomia nuk është mbyllur për 12 ditë por është kufizuar. Të mbyllura kanë qenë hoteleria, sallat e dasmave. Virusi ka qenë agresiv ndaj mbledhive, qeveria nuk ka qenë agresive ndaj gastronomisë”.

Kusari-Lila tha se AAK-ja është duke kërkuar që Qeveria ta devijojë ligjin.

“Në rrethana normale që qasjes së opozitarimit, qeveria mbahet në llogari për moszbatim të ligjit e nuk thirret për të devijuar nga ligji. Me qenë një parti opozitare që i kërkon qeverisë që me e deviju ligjin nuk është një standard i duhur”.

“Kemi një rënie të raste të vdekjeve në statistika javore për 97%. Kemi rënie javore të rasteve pozitive në 96%, kemi një rënie të rasteve aktive në 87%”, tha ajo.

Kurali-Lila ka përmendur edhe një takim në mes të Ramush Haradinajt dhe gastronomeve në një lokal në Deçan. Ajo i ka kërkuar llogari Haradinajt se kush e ka paguar faturën e asaj darke.

“Takimi ka ndodhë më 9 maj 2021, kur kanë qenë masat ende në fuqi. Edhe z.Haradinaj i ka publikuar fotografitë. Nuk ka as maska , as distancë, as asgjë, madje edhe faturën  e asaj darke po më intereson se a e kanë paguar gastronomet apo ia kanë lënë komunës s ë Deçanit, sepse edhe kryetari ishte aty”. 

Continue Reading

lajme

Ramadan Nishori ndan rrëfimin e tij para studentëve të UBT-së në një takim të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar

Published

on

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me UBT, organizoi një takim të veçantë me studentë, i cili u fokusua në prezantimin e librit me rëndësi të madhe dokumentuese “Zëra të Padegjura – rrëfimet e burrave mbi tejkalimin e dhunës seksuale në luftë”.

Gjatë këtij aktiviteti, studentët u njohën nga afër me rrëfimin e Ramadan Nishorit, i cili njihet si i mbijetuari i parë burrë që ka folur publikisht për përvojën e tij dhe që ka ndarë historinë personale në librin “Përtej Dhimbjes, Drejt Guximit”. Ai tregoi rrugëtimin e tij nga plagët e së kaluarës drejt forcës, shërimit dhe shpresës, duke sjellë një perspektivë të rëndësishme mbi stigmat që shpesh e shoqërojnë këtë temë.

Diskutimi u përqendrua në rëndësinë e dokumentimit të përvojave të të mbijetuarve, si një mënyrë e domosdoshme për të ruajtur kujtesën historike, për të ndriçuar të vërtetën dhe për t’i dhënë zë atyre që për dekada janë mbajtur në heshtje. Studentët patën mundësinë të kuptojnë më thellë dimensionet emocionale, sociale dhe njerëzore të këtyre rrëfimeve.

Aktiviteti u mbështet nga Ambasada e Mbretërisë së Bashkuar, duke dëshmuar rëndësinë ndërkombëtare të përpjekjeve për adresimin e traumave të luftës dhe mbështetjen e të mbijetuarve.

Continue Reading

Rajoni

Art, media dhe kujtesa historike: Vizita e studentëve të UBT-së në Reporting House

Published

on

Studentët e programit Art dhe Media Digjitale të UBT-së u mirëpritën në Reporting House, të shoqëruar nga profesori dhe njëkohësisht kuratori i kësaj ekspozite, Gazmend Ejupi. Ky aktivitet pati për qëllim t’u ofrojë studentëve një përvojë të thellë praktike dhe njohuri të drejtpërdrejta mbi mënyrën se si artit bashkëkohor mund t’i shërbejë gazetarisë dhe dokumentimit historik.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të eksploronin ekspozitat dhe të njiheshin me rrëfimin e historisë së Kosovës gjatë viteve 1989–1999, i paraqitur nëpërmjet instalacioneve artistike, videove dokumentare dhe formateve vizuale kreative.

Pika kryesore e diskutimit ishte roli i artit si mjet për reflektim shoqëror dhe dokumentim historik, duke u fokusuar në mënyrën se si ekspozitat dhe instalacionet bashkëkohore mund të bëjnë historinë më të prekshme dhe të kuptueshme për publikun e sotëm.

Studentët shprehën interes dhe kuriozitet të veçantë për procesin krijues pas secilit projekt dhe diskutuan për sfidat që paraqet përcjellja e historive të ndërlikuara përmes artit dhe mediave digjitale.

Vizita theksoi gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit ndërmjet artistëve dhe gazetarëve, dhe mënyrën se si kjo bashkëpunim mund të sjellë perspektiva të reja për edukimin dhe ndërgjegjësimin publik.

Continue Reading

Sport

​FBK emëron Bujar Locin përzgjedhës të Kosovës ndaj Shqipërisë

Published

on

Federata e Basketbollit e Kosovës njofton se Bujar Loci do të drejtojë Përfaqësuesen e Kosovës në konkurrencën e meshkujve në ndeshjen ndaj Shqipërisë në FIBA EuroBasket 2029 Pre-Qualifiers.

Bujar Loci ka qenë basketbollist i KB Pejës, ku fitoi tri herë titullin, tri herë Kupën dhe një herë Superkupën si basketbollist.

Karrierën e vazhdoi si trajner po ashtu te KB Peja, duke qenë kryetrajner e më pas edhe ndihmëstrajner. Loci me sukses ka drejtuar edhe Sigal Prishtinën e Rahovecin, kurse ka qenë trajner edhe te KBF Penza.

Për shumë vjet është ndihmëstrajner te Përfaqësuesja e Kosovës, kurse nga edicioni i kaluar është trajner në Grapeland (Rahoveci 029), duke e udhëhequr nga Liga e Parë në ProCredit Superliga, ku është trajneri i vetëm vendor në elitë.

Ndër të tjerash, Bujar Loci, ka qenë përzgjedhës i Kosovës në vitin 2005, duke udhëhequr Dardanët në turneun në Aleksandri, në lojën ndaj Egjiptit dhe Rumanisë.

Debutimi i tij do të jetë më 30 nëntor 2025, në ndeshjen e parë parakualifikuese Shqipëria vs Kosova, ora 18:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Real Madrid paralajmëron gjigantët evropian për Vinicius Jr

Published

on

E ardhmja e Vinicius Junior te Real Madridi po bëhet gjithnjë e më e paqartë, sepse kontrata e brazilianit skadon në vitin 2027 dhe rinovimi i tij nuk është zgjidhur ende, duke hapur derën për interesim të madh nga klubet e tjera.

Sipas DefensaCentral, Real Madridi ka bërë të ditur se nuk do të pranojë asnjë ofertë nën 100 milionë euro për sulmuesin dhe kjo shifër tashmë u është komunikuar agjentëve që pyesin çdo ditë për situatën e lojtarit.

Vetë lojtari ka treguar publikisht se dëshiron të vazhdojë te Real Madridi, por me ardhjen e trajnerit Xabi Alonso roli i tij ka ndryshuar.

Ai nuk është më titullar i padiskutueshëm, për shkak të sistemit më të ngurtë dhe rotacioneve që po përdor trajneri. Ky ndryshim ka krijuar pasiguri te lojtari dhe ka vënë në pikëpyetje të ardhmen e tij në klub.

Presidenti i Real Madridit, Florentino Pérez, është i vendosur të mos humbasë kontrollin mbi situatën: ose rinovim, ose shitje por asnjë largim me ulje çmimi.

Muajt e ardhshëm do të jenë vendimtarë dhe nëse Vinicius ndihet i rëndësishëm në projektin e Xabi Alonsos, rinovimi mund të bëhet realitet.

Për momentin, një gjë është e sigurt se Real Madridi nuk pranon oferta nën 100 milionë euro për yllin brazilian./S.K/KP/Al Jazeera/

Continue Reading

Të kërkuara