Lajmet

Kurti: Si kryeministër me UNMIK-un do të flas për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt

Published

on

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka folur për takimin që ka pasur me shefin e misionit të UNMIK-ut në Kosovë, Zahir Tanin.

Kurti tha se si kryeministër me UNMIK-un do të flas për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt pasi që prokuroria në Kosovë të filloj hetimet, njofton Klan Kosova.

“Në atë takim që është mbajtur me përfaqësuesin e Kombeve të Bashkuara një ditë para seancës në OKB kishte vetëm dy tema, raportet e Kosovës me Serbinë dhe seanca në OKB. Si kryeministër konsideroj që me UNMIK-un duhet të fillojmë të flasim për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt pasi që prokuroria jonë të filloj hetimet. Ne nuk mund të kemi as nuk duhet të kemi ndikim. Ne kemi bërë atë që e mundemi. Ministrja i ka shkruar direkt Rumanisë për këtë çështje, po nuk kemi marrë përgjigje”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Mbyllja e përkohshme e TikTok-ut, flet Edi Rama

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTok-ut, është një vendim i marrë në konsultimin e gjerë më 65 mijë prindër e mësues.

Nëpërmjet një postimi në “X”, kreu i qeverisë shqiptare thotë se Shqipëria është në një dialog shumë pozitiv me kompaninë.

“Vendimi për mbylljen e përkohshme të TikTokut është e para një vendim i marrë në konsultimin e gjerë me 65 mijë prindër e mësues dhe e dyta, është një vendim i marrë pasi u ngritën kapacitetet e nevojshme teknike, ndërkohë që ne jemi në një dialog shumë pozitiv me kompaninë, e cila së shpejti do të vijë në Shqipëri për të na paraqitur qoftë një sërë masash për rritjen e sigurisë për fëmijët, përfshirë edhe në gjuhën shqipe, qoftë disa risi në shërbim të mësimeve e të studimeve. Ne themi atë që bëjmë dhe bëjmë atë që themi”, ka shkruar Rama.

Ndërkohë, ministrja e Arsimit e Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, bëri të ditur se kufizimi do të jetë për një periudhë 12 mujore.

Continue Reading

Lajmet

​KQZ sot mban mbledhje

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot në orën 15:00 do të mbajë mbledhje.

Njëra nga pikat e rendit të ditës është “Shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit për hapjen e të gjitha kutive të votimit me fletëvotimet e dërguara nga votuesit jashtë Kosovës në kutitë postare të KQZ-së”.

Ndërkohë të mërkurën në mbrëmje ka përfunduar procesi i numërimit të votave për zgjedhjet e përgjithshme të 9 shkurtit, në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.

“Ju njoftoj se në orën 21:00 është përmbyllur procesi i numërimit të më shumë se 15 mijë e 500 fletëvotimeve nga votimi me kusht dhe nga votimi i personave me nevoja të veçanta, të cilat njëkohësisht janë fletëvotimet e fundit që numërohen dhe që i takojnë procesit zgjedhor të Zgjedhjeve për Kuvendin e Republikës së Kosovës, të mbajtura më 9 shkurt 2025”, tha zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori i BE-së në Shqipëri: Mbështesim institucionet e pavarura të drejtësisë

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Shqipëri, Silvion Gonzato ka bërë një reagim në rrjetin social X, ku me anë të mesazhit të tij ka treguar mbështetjen që ofron Bashkimi Evropian ndaj institucioneve të pavarura të drejtësisë në Shqipëri.

Sot bëra një vizitë në Gjykatën Kushtetuese në shenjë mbështetjeje të BE-së për institucionet e pavarura të drejtësisë në Shqipëri. Jo vetëm që Gjykata është garantuesi i Kushtetutës dhe instanca më e lartë në vend për të mbrojtur të drejtat individuale kushtetuese; gjithashtu ka një rol të rëndësishëm për të luajtur gjatë negociatave dhe në përmbushjen e kërkesave të kapitullit 23, i cili është kyç për anëtarësimin e Shqipërisë”, shkruan Gonzato.

Continue Reading

Lajmet

​Mbyllja e Tik Tok në Shqipëri, Berisha thërret protestë kombëtare

Published

on

By

Kryedemokrati Sali Berisha thërret protestë kombëtare pas mbylljes së platformës TikTok.

Ish-kryeministri kundërshtoi vendimin e mbylljes së platformës për 12 muaj.

Sot në kulmin e fushatës elektorale, narkopadrinoja i Shqipërisë, Toto Rino apo El Çapo, njoftoi vendimin e narkoqeverisë së tij për ndalimin e TikTokut për 12 muaj. Me këtë akt censure të mbi 1 milion përdoruesve të TikTokut në Shqipëri, Edi Rama rreshton Shqipërinë me Afganistanin dhe Iranin. Ky akt censure është një akt i mirëfilltë fanatizmi, intolerance, frike dhe tmerri nga mendimi i lirë dhe shprehja e tij. TikTok është një platformë komunikimi, e cila ka pushtuar sot, ka pëlqimin masivisht të të rinjve në Shqipëri dhe në botë. Të pretendosh se po ecën drejt Europës dhe të rreshtosh Shqipërinë me Iranin, Afganistanin, Somalinë, bën një akt monstruoz kundër fjalës së lirë, një censurë dhe dëshmon se udhëtimi evropian i Shqipërisë është një hipokrizi për ty”, tha Berisha.

Ai rikujtoj se zëvendëspresidenti i SHBA, JD Vance, në fjalën e tij në Mynih, konsideroi mbylljen e medieve sociale si një antivlerë shumë të rrezikshme për shoqëritë e lira, fjalën e lirë dhe mendimin e lirë.

“T’u heqësh shqiptarëve të drejtën e përdorimit të TikTokut dëshmon se çfarë arbitrariteti. Ripërsërit ekzakt atë që bënte Enver Hoxha, Spiro Koleka, Kristaq Rama gjatë diktaturës, të cilët valëve të radios dhe televizioneve perëndimore u vinin zhurmues në të katër anët e vendit. Me këtë rast ftoj të gjithë gjimnazistët, të gjithë të rinjtë, të gjithë qytetarët të nisim betejën për çlirimin e TikTokut dhe përmbysjen e narkodiktatorit”, përfundoi ai.

Me datën 15 mars protestë e përgjithshme kombëtare në sheshin ‘Skënderbej’ para kryeministrisë. Një protestë në të cilën kërkohet anulimi i menjëhershëm i vendimit për censurën dhe bllokimin e TikTokut.

Continue Reading

Të kërkuara