Lajmet

Kurti njofton se janë në prag të marrëveshjes me Turqinë dhe Kanadën për njohjen e patentë shoferëve

Published

on

Kosova është në fazën e përfundimit të një marrëveshjeje që do të mundësojë njohjen e patentë shoferëve të Kosovës edhe në Kanada dhe Turqi.

Kështu bëri të ditur kryeministri i vendit, Albin Kurti në mbledhjen e rregullt të Qeverisë së Kosovës.

Ai tha se MPJD dhe MPB ka punuar vazhdimisht për të lehtësuar jetën e bashkatdhetarëve duke përfshirë marrëveshjet për njohjen e patentë shoferëve në shtete të ndryshme si Gjermania, Italia, dhe së fundmi edhe në Austri.

“Të pandashëm nga mërgata jonë kemi qenë dhe ne gjatë gjithë qeverisje sonë. MPJD dhe MPB janë angazhuar vazhdimisht në shtimin, digjitalizimin e shërbimeve për bashkatdhetarët. “Një nga lehtësimet më të mëdha është dhe njohja e patentë shoferëve, siç është Gjermania. Muajin e kaluar ka hyrë në fuqi marrëveshja me Italinë dhe tash fillon edhe me Austrinë. Pas këtyre në proces të finalizimit të njohjes së patentë shoferëve jemi edhe me Kanadanë dhe me Turqinë”, tha Kurti.

Lajmet

53 vjet nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe

Published

on

Sot mbushen 53 vjet nga hapja e punimeve të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe.

Në Kongresin e Drejtshkrimit të 20 nëntorit 1972 në Tiranë të pranishëm ishin albanologë nga mbarë trevat shqiptare.

Pjesëmarrës në Kongres ishin 87 delegatë nga Shqipëria dhe Kosova, Maqedonia e Mali i Zi, si dhe nga arbëreshët e Italisë.

Qëllimi i Kongresit ishte të përcaktonte parimet dhe drejtimet kryesore të hartimit të drejtshkrimit, për të pasur një gjuhë letrare të njësuar. Gjuha letrare u krijua që shqiptarët të kuptoheshin më lehtë me njeri-tjetrin dhe të vihej një standard i përhershëm drejtshkrimor.

Në unifikimin e standardeve të gjuhësh shqipe, rol të rëndësishëm ka luajtur delegacioni nga Prishtina, kur edhe Kongresi u pasua pas një takimi me rëndësi që ishte mbajtur në Prishtinë, ku ishte vendosur për shumë standarde gjuhësore,/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdon sot seanca ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit për akuzat për spiunazh

Published

on

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët akuzohen për spiunazh.

Seanca e mëparshme, më 13 nëntor, u ndërpre pas përjashtimit të përkohshëm të publikut, për shkak të gjendjes shëndetësore të të akuzuarit Shabani.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur aktakuzë më 19 shkurt 2025, duke i ngarkuar Shabanin dhe Qerimin se kanë mbledhur dhe dërguar informacione dhe dokumente tek BIA serbe.

Sipas PSRK-së, informacionet kishin lidhje me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë, Inspektoratin Policor, si dhe me ngjarje dhe objekte specifike, përfshirë masakrën e Reçakut.

Prokuroria thotë se qëllimi i këtyre veprimeve ishte krijimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në Kosovë, përhapja e një narrative të pavërtetë që të lidhej Spitali Ushtarak i UÇK-së me të ashtuquajturën “Shtëpia e Verdhë” për trafikim organesh, dhe vënia në dyshim e së vërtetës për masakrën e Reçakut.

Muharrem Qerimi akuzohet gjithashtu për armëmbajtje pa leje./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Shqipëria bie në renditjen e FIFA-s

Published

on

Kombëtarja e Shqipërisë ka pësuar një rënie në renditjen më të fundit të FIFA-s, duke zbritur në vendin e 63-të nga pozita e 65-të.

Mungesa e fitoreve në miqësore dhe humbjet në takimet e fundit zyrtare kanë qenë faktorët kryesorë të kësaj rënieje.

Analistët sportivë theksojnë se ekipi ka pasur probleme të dukshme në finalizim dhe stabilitet në mbrojtje, elemente që kanë kushtuar rëndë në rezultatin përfundimtar të vlerësimit.

Edhe përkundër sigurimit të fazës “playoff” për Kupën e Botës 2026 Shqipëria nuk ka arritur të mbledh pikët e nevojshme për ngritje apo mbajtje të së njëjtës pozitë që e kishte herën e fundit./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Osmani sot mbledh partitë për caktimin e datës së zgjedhjeve

Published

on

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka ftuar partitë parlamentare për një takim mbi caktimin e datës së zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Sipas raportimit të mediave takimi është thirrur për në orën 10:30.

Ky zhvillim vjen pasi në seancën e sotme, i mandatuari nga LVV-ja për formimin e qeverisë, Glauk Konjufca, nuk arriti të marrë votat e mjaftueshme./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara