Sport

Kuka: Me ujë, zjarr e xhudon e Kosovës nuk ka lojë

Published

on

Trajneri i ekipit olimpik të xhudos Driton Kuka përmes rrjetit të tij social “Facebook” ka njoftuar që ekipi i tij i ka mbyllur garat në Lojërat Olimpike, dhe se medaljet olimpike për popullin shqiptar së shpejti do të zbarkojnë në Kosovë.

Kosova me dy medaljet e arta olimpike në “Tokio 2020”, tani numëron tre medalje olimpike, pas asaj të Majlinda Kelmendit në “Rio 2016”, e cila është edhe medalja e parë e artë olimpike për Kosovën.

“2 Olimpiada, 3 medalje të arta. Me dhjetëra medalje Evropiane e Botërore. Këta jemi ne, shqiptarët kudo që jemi. Jam mirënjohës miq për aq shumë mesazhe e urime prej dhjetëra mijëra miqve. Ata që kanë menduar që medalja e artë e Majlindës është e para dhe e fundit, jeni mashtruar në llogari. S’po flas më shumë për sojin e juaj se s’dua ta prish festën e madhe! E kam thënë edhe më herët, me ujë, zjarr e xhudon e Kosovës s’ka lojë!”, shtoi trajneri Kuka.

Lajmet

​Stadiumi “Zahir Pajaziti” nis transformimin e madh

Published

on

Në Podujevë sot u vendos gurthemeli për fillimin e punimeve në mbulimin e tribunave dhe instalimin e ndriçimit modern në stadiumin “Zahir Pajaziti”, shtëpinë e KF Llapit.

Ceremonia zyrtare shënoi hapin e parë drejt një projekti që synon modernizimin e plotë të infrastrukturës së stadiumit dhe krijimin e kushteve më të mira për të gjithë pjesëmarrësit.

Në ngjarje mori pjesë Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, si dhe Ministri në detyrë i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku.

Gjatë ceremonisë, zyrtarët theksuan rëndësinë e këtij investimi për sportin llapjan dhe për zhvillimin e ndeshjeve në kushte moderne.

Ky projekt i shumëpritur përbën një hap të rëndësishëm për përmirësimin e përvojës së tifozëve, rritjen e cilësisë së ndeshjeve dhe modernizimin e ambientit ku KF Llapi zhvillon aktivitetet e saj, duke e çuar stadiumin “Zahir Pajaziti” drejt standardeve më bashkëkohore.

/S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Vendimi i papritur i Zinedine Zidane

Published

on

Legjenda franceze bëhet i aksionar i Union Club de Touraine, një ekip i divizionit të pestë, përpara se të pranojë sfidën e menaxhimit të Francës.

Ndërsa pret të marrë frenat e ekipit kombëtar francez, Zinedine Zidane po shijon kohën e tij të lirë duke luajtur në ndeshjet e legjendave, duke marrë pjesë në ngjarje të ndryshme komerciale dhe madje duke u bërë aksionar në klubet e futbollit.

Legjenda e Real Madridit, të cilin disa ende e konsiderojnë një zëvendësim të mundshëm për Xabi Alonson, vendosi të investojë 10,000 euro në Union Club de Touraine, një klub që luan në nivelin e pestë të futbollit francez.

Franck Riboud, ish -drejtori ekzekutiv i Danone, një nga kompanitë më të mëdha të Francës, arriti të bindë ikonat e futbollit, përfshirë Zizou-n , të kontribuojnë në një klub që synon të ngjitet në divizionin e katërt këtë sezon dhe të vendoset në futbollin profesionist në një afat të shkurtër.

Kjo nuk është hera e parë që Zidane investon në një klub futbolli.

Në fakt, nëpërmjet Franck Riboud, me të cilin mban një miqësi të ngushtë, ai u bë gjithashtu aksionar në vitin 2011 i Evian-Thonon-Gaillard, një ekip që u ble nga Danone dhe arriti në finalen e Kupës së Francës në vitin 2013 pasi eliminoi PSG -në e Ancelottit në çerekfinale./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Vdes në moshën 74-vjeçare boksieri Nazif Gashi

Published

on

Presidentja Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen e boksierit, Nazif Gashi i cili ndërroi jetë në moshën 74-vjeçare.

Ajo ka thënë se kujtimi për Gashin do të mbetet i paharruar dhe inspirues për brezat që vijnë.

“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Nazif Gashit, njërit prej emrave më të shquar në historinë e sportit të Kosovës dhe pjesëtar i gjeneratës së artë të boksit prishtinas.Si boksier i klubit “Prishtina”, u bë simbol i guximit, disiplinës dhe përkushtimit. Fitoret dhe paraqitjet e tij na bënë krenar dhe e shndërruan Prishtinën në njërin prej klubeve më të suksesshme të kohës. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, të afërmve, Federatës së Boksit të Kosovës dhe gjithë komunitetit sportiv”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të presidentes.

Gashi ishte pjesë e gjeneratës së artë të Prishtinës që për shumë vite, dominoi në shtetin e dikurshëm federativ.

Për vdekjen e Gashit kanë njoftuar familjarë të tij./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Kupa e Kosovës: Shorti prodhon dy super derbi

Published

on

Dy ndeshjet kryesore të 1/8-ës së finales në Kupën e Kosovës në futboll janë Prishtina- Ballkani dhe Drita- Llapi.

Të katër këto skuadra e kanë fituar së paku një herë trofeun e këtij kompeticioni.

Ndërsa Gjilani do të luajë kundër Lirisë, Feronikeli 74’ do ta ketë përballë Dinamon, teksa Drenica sfidon Ferizajn.

Dukagjini ballafaqohet me Prishtinën e Re, Vushtrria ndeshet me Vëllaznimin dhe Trepça 89 pret Malishevën.

Shorti është hedhur sot në Federatën e Futbollit të Kosovës./S.K/EO/

 

Continue Reading

Të kërkuara