Lajmet

Kryetari i Knessetit izraelit uron Konjufcën

Published

on

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Glauk Konjufca, ka pranuar letër urimi nga kryetari i Knessetit izraelit, z. Yariv Levin, me rastin e marrjes së detyrës së kreut të legjislativit.

Në letrën e tij të urimit, kryetari i parlamentit të Izraelit ka theksuar përkushtimin për të zhvilluar më tej lidhjet midis Izraelit dhe Kosovës, në fushat me interes të përbashkët.

“Kam kënaqësinë e madhe të ju shpreh urimet e mia të ngrohta në rizgjedhjen tuaj si Kryetar i Kuvendit të Kosovës. Unë jam i bindur që mandati juaj aktual do t’u lejojë të punoni për të mirën e parlamentit dhe popullit të Kosovës, si dhe për të mirën e lidhjeve të sapoformuara midis parlamenteve tona.

Me kënaqësi theksoj që edhe pse Izraeli dhe Kosova kanë vendosur marrëdhënie zyrtare rishtazi, këto lidhje janë jashtëzakonisht të ngrohta. Treguesi më i madh i forcës së këtyre marrëdhënieve është vendimi i qeverisë suaj për të hapur Ambasadën e Kosovës në Jerusalem, kryeqyteti i përjetshëm i Shtetit të Izraelit.

Unë shpresoj që mandati juaj aktual do të lejojë zhvillimin e lidhjeve më të forta midis Knessetit (Parlamentit të Izraelit) dhe Kuvendit të Kosovës, dhe do të sigurojë një mundësi për të ndërtuar partneritete të reja në një larmi fushash me interes të përbashkët. Si Kryetar i Knessetit (Parlamentit të Izraelit), unë personalisht jam i përkushtuar të jem një partner aktiv në përpjekjen e përbashkët për të zgjeruar bashkëpunimet tona parlamentare dhe administrative. Unë jam i bindur se duke vepruar kështu, do të sjellim përfitime të mëdha si për legjislaturat tona ashtu edhe për kombet tona në përgjithësi.

Unë pres që të takohem personalisht me ju dhe t’ju ftoj në Jerusalem, sapo t’i  kapërcejmë sfidat e paraqitura nga pandemia COVID-19. Ndërkohë, shpresoj se mund të gjejmë rrugë shtesë për bashkëpunim të menjëhershëm.

Ndërsa presim një bashkëpunim të frytshëm midis legjislaturave tona, më lejoni që edhe një herë t’ju përgëzoj për rizgjedhjen tuaj dhe t’ju uroj që të keni shëndet të vazhdueshëm ju dhe të gjithë anëtarët e Kuvendit”, thuhet në urimin e kryeparlamentarit izraelit, Yariv Levin. ​

Continue Reading

Lajmet

​FIFA propozon rregull të ri për pushim të detyrueshëm mes ndeshjeve

Published

on

FIFA po shqyrton një ndryshim të madh në rregullat e futbollit, duke propozuar një pushim të detyrueshëm prej 72 orësh mes ndeshjeve, për të mbrojtur mirëqenien e futbollistëve.

Ky propozim synon të shmangë situata ku ekipet luajnë disa ndeshje brenda pak ditësh, siç ndodh shpesh në Premier League, veçanërisht në periudhat para Krishtlindjeve.

Një shembull është Crystal Palace, që këtë sezon do të ketë tre ndeshje në gjashtë ditë, ndërsa Arsenali do të luajë dy herë brenda tre ditësh, gjë që do të ndalohej me rregullin e ri.

Megjithatë, një pushim i tillë 72-orësh do të krijonte vështirësi në oraret e ngjeshura të garave si Europa League dhe Conference League. FIFA theksoi se çdo vendim do të merret vetëm pas dakordimit me palët përkatëse dhe nuk do të hyjë në fuqi para vitit 2031, kur pritet kalendari i ri ndërkombëtar i ndeshjeve.

Propozimi është pjesë e një diskutimi më të gjerë për ngarkesën fizike të lojtarëve, që ka shkaktuar kritika të shumta nga trajnerë si Jurgen Klopp dhe Carlo Ancelotti.

Në të njëjtën kohë, FIFA po krijon edhe një fond prej 20 milionë dollarësh për të ndihmuar futbollistët që nuk kanë marrë pagat e tyre të plota nga klubet në vështirësi financiare./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Juventusi krahason Zhegrovën me legjendën Pavel Nedved

Published

on

Skuadra italiane Juventus ka bërë sot një postim interesant në rrjetet sociale duke e shoqëruar me një foto ku shfaqen legjenda e klubit, Pavel Nedved, dhe reprezentuesi kosovar Edon Zhegrova.

Në mbishkrimin e fotos, Juventusi shkroi:

Sot është data 11/11. Një numër me storien e tij”, duke nënvizuar simbolikën e numrit 11 që mbanin të dy futbollistët në fanellë.

Ky postim ka tërhequr vëmendje të madhe nga tifozët, pasi klubi italian vendosi përkrah njëri-tjetrit Nedvedin, një nga figurat më të mëdha në historinë e Juventusit, dhe Zhegrovën, yllin e Kosovës që aktualisht ndodhet në Kosovë duke u përgatitur me dardanët për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Yamal si “mollë sherri” mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit

Published

on

Një tjetër përplasje është shënuar mes Barcelonës dhe Federatës Spanjolle të Futbollit (RFEF) pas tërheqjes së Lamine Yamal nga grumbullimi i kombëtares.

Sipas gazetarit César Suárez, lojtari i Barcelonës iu nënshtrua një procedure mjekësore me radiofrekuencë për të trajtuar një shqetësim pubik, pa u njoftuar paraprakisht stafi mjekësor i RFEF-së.

Procedura kërkon një periudhë pushimi prej 7 deri në 10 ditësh, çka e detyroi 17-vjeçarin të largohej nga kampi stërvitor në Las Rozas.

Federata reagoi me një deklaratë zyrtare duke shprehur habinë dhe shqetësimin për mungesën e komunikimit nga Barcelona dhe njoftoi se lojtari nuk do të jetë i disponueshëm për ndeshjet kundër Gjeorgjisë dhe Turqisë, në kuadër të kualifikimeve për Kupën e Botës 2026.

Ky rast ka ngritur tensione të reja midis klubit katalanas dhe përfaqësueses spanjolle, me RFEF që e cilëson situatën si “shkelje të besimit” në marrëdhëniet mes dy palëve./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Fillon tërheqja e pakove me fletëvotime jashtë Kosovës

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se ka filluar tërheqja e pakove të supozuara me fletëvotime që i takojnë votimit me postë jashtë Kosovës në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetarë të 18 komunave të vendit.

Tërheqja e pakove me fletëvotimve do të bëhet nga kutitë postare të KQZ-së në 22 shtete të ndryshme, të cilat pasi të arrijnë në Kosovë do t’i nënshtrohen procesit të vlerësimit dhe numërimit në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR).

Gjatë procesit të regjistrimit, numri i shtetasve të regjistruar për të votuar përmes postës në raundin e dytë të zgjedhjeve për Kryetarë të 18 komunave është: 29,725”, tha KQZ./EO

Continue Reading

Të kërkuara