Lajmet

Kryeministrja finlandeze mbron jetën e saj private: Jam njeri, kam nevojë të dëfrehem

Duke folur në qytetin Lahti, 36-vjeçarja u shfaq me sytë e skuqur dhe të mbushur me lot.

Published

on

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin, e mbrojti në lot jetën e saj private, të bërë publike së fundmi në ato që u konsideruan skandale dhe bënë xhiron e botës. Duke folur në qytetin Lahti, 36-vjeçarja u shfaq me sytë e skuqur dhe të mbushur me lot, duke adresuar kritikat që e rrethojnë prej javësh lidhur me videot dhe imazhet e publikuara të saj dhe rrethit të ngushtë në festa dhe momente private.

 “Unë jam njeri. Gjatë këtyre kohërave të errëta, unë gjithashtu kam nevojë për dëfrim, qetësi dhe argëtim. Kjo përfshin të gjitha llojet e fotove dhe videove që nuk do të doja t’i shihja dhe e di që nuk do të donit t’i shikonit as ju. Dhe prapë se prapë, të gjithëve na tregohet ai lloj materiali. Janë materiale private, të gëzueshme, dhe kjo është jeta ime. Por unë nuk kam humbur asnjë ditë pune apo një detyrë të vetme dhe nuk do ta bëj kurrë”, u shpreh ajo.

Mbrojtja e Sanna Marin vjen pas ndjesës së kërkuar për një imazhi të publikuar që shfaq dy influencere topless që puthen në një festë private në rezidencën e saj kryeministrore në Helsinki. Imazhi ishte shkrepur në muajin korrik dhe ishte postuar në rrjetin social TikTok nga Sabina Sarkka, ish-miss Finlanda.

Telashet dhe polemikat për 36-vjeçaren nisën kur disa video të saj në një festë morën vëmendje të madhe për mënyrën se si kryeministrja kërcente dhe dëfrehej me miqtë e saj. Për atë festë, Marin bëri dhe një test droge, në të cilin doli negative.

Për finlandezët jeta e saj nuk është aspak sekrete, pasi Sanna Marin, që prej vitit 2019 kur erdhi në pushtet, është aktive në rrjetet sociale, ku tregon jetën normale të një vajze të re, me takime, festa, muzikë e kërcime, ndonëse është kryetare qeverie.

Lajmet

Dy të arrestuar për fajde në Gjakovë

Published

on

Në Gjakovë, më 24 shtator, janë arrestuar dy persona të dyshuar meshkuj kosovarë, nën dyshimin se i kishin dhënë para me kamatë-fajde një personi mashkull kosovar.

Gjatë kontrollit të shtëpive të të dyshuarve, janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi që lidhen me rastin, si dhe disa fishekë.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe municion në Gjilan, dy persona arrestohen

Published

on

Në rrugën “Lidhja e Prizrenit” në Gjilan, më 10 gusht, janë arrestuar dy persona të dyshuar për import, eksport, furnizim, transportim, prodhim, këmbim, ndërmjetësim ose shitje të paautorizuar të armëve apo mjeteve plasëse, ndërsa një person tjetër ndodhet në kërkim policor.

Gjatë kontrollit, janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë pushkë gjuetie, gjashtë pistoleta, një armë e gjatë, një pushkë ajrore, 836 fishekë të kalibrave të ndryshëm, katër leje të armëve, para të gatshme dhe dy telefona mobilë.

Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit, pas intervistimit, janë liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kanosje me thikë në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka intervistuar dy persona të dyshuar në lidhje me një rast të kanosjes, ndërsa në vendin e ngjarjes ka konfiskuar një thikë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëri nga të dyshuarit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 88-vjeçare aktorja franceze Marina Vlady

Published

on

Aktorja, shkrimtarja dhe këngëtarja e njohur franceze, Marina Vlady, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare, ka bërë të ditur familja e saj.

Familjarët njoftuan se Vlady u nda nga jeta në shtëpinë e saj, e rrethuar nga njerëzit e afërt dhe kafshët e saj.

Marina Vlady ishte një prej figurave të njohura të kinemasë franceze dhe italiane. Ajo e nisi karrierën në moshë shumë të re, me filmin “Avant le déluge” në vitin 1954, ndërsa në moshën 16-vjeçare fitoi çmimin Suzanne Bianchetti si një prej aktoreve më premtuese.

Në vitin 1963, ajo fitoi çmimin për interpretim në Festivalin e Kanës për filmin “Le Lit conjugal”.

Gjatë karrierës së saj, Vlady luajti në më shumë se 80 filma dhe bashkëpunoi me regjisorë të njohur, përfshirë Jean-Luc Godard, Orson Welles, Bertrand Tavernier, Chris Marker dhe Ettore Scola.

Përveç aktrimit, ajo u mor edhe me letërsi dhe muzikë. Vlady botoi rreth 10 libra, ndër ta kujtimet “24 images/secondes”, të publikuara në vitin 2005.

Një pjesë e rëndësishme e jetës së saj ishte edhe lidhja me këngëtarin dhe poetin rus Vladimir Visocki. Ata u martuan në vitin 1969 dhe Vlady jetoi për një periudhë në Moskë. Marrëdhënien e tyre ajo e përshkroi në librin “Vladimir ou le vol arrêté”, botuar në vitin 1987.

Fëmijët e saj e kanë përshkruar jetën e artistes si “të gjatë, të bukur dhe të mbushur plot”./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara