Lajmet

Kryeministrja finlandeze: Rusia ta lirojë Ukrainën, e vetmja rrugëdalje nga lufta

Ajo e tha këtë në Samitin në Pragë.

Publikuar

Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, në Samitin në Pragë tha se rrugëdalja e vetme nga konflikti midis Rusisë e Ukrainës është që Rusia ta lirojë Ukrainën.

“Rrugëdalja nga konflikti midis Rusisë dhe Ukrainës është e vetmja që nga fillimi i luftës – Rusia ta lirojë Ukrainën”, tha Marin para gazetarëve në Pragë, raporton Corriere della Sera, transmeton Klankosova.tv.

Po ashtu edhe presidenti amerikan, Joe Biden më herët gjatë ditës tha se SHBA-të po mundohen të kuptojnë se cila mund të jetë zgjidhja për ndaljen e Putinit, duke pasur parasysh se ka rrezik për një ‘Armageddon’ nuklear të ngjashëm si kriza me armë në Kubë në vitin 1962.

Lajmet

Stano për aksionin në veri: Ngjarje e padobishme

Publikuar

nga

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, e ka cilësuar të padobishme aksionin e Policisë së Kosovës në veri të hënën, për mbylljen e gjashtë njësive të Bankës Postare Kursimore.

Në një konferencë për media të martën, Stano ka thënë se Bashkimi Evropian do të dalë me reagim së shpejti për ngjarjen.

“Ka qenë ngjarje shumë e padobishme. Reagimi jonë zyrtar do të lëshohet herët pasdite”, ka thënë ai.

Policia e Kosovës ka mbyllur të hënën gjashtë njësi të Bankës Postare Kursimore në veri, të cilat kanë vepruar ilegalisht që nga paslufta. Në to u konfiskuan rreth 1.6 milionë euro.

Përmes Bankës Kursimore distribuohen pagat, pagesat për skemat sociale dhe beneficionet tjera që Serbia i ndan për serbët e Kosovës në dinarë.

E aksioni u ndërmor pak ditë pasi dështoi edhe takimi i shtatë në Bruksel për gjetjen e një zgjidhjeje sa i përket dinarit në mesin e komunitetit serb.

Sipas rregullores së BQK-së, që u miratua në shkurt të këtij viti, valuta me të cilën mund të kryhen pagesat me para të gatshme është vetëm euro.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Arifi e quan propagandë mbi tragjedi njerëzore përfshirjen e Kurtit në rastin e Enver Sekiraqës

Publikuar

nga

Ish-përfaqësuesi i ekipit për bisedime teknike me Serbinë, Avni Arifi ka thënë se kryeministri i vendit, Albin Kurti mendon se mund të përfitoj nga rasti i arratisjes së Enver Sekiraqës. Sipas Arifit, Kurti duhet të merret me çështjet e dështimit në KE dhe jo përfshirjes në gjyqësor.

“Propaganda ma e poshtër është propaganda që për të përfituar politikisht propagandon mbi dhimbjet e tragjedive njerëzore. Pesë pare nuk i jep Albin Kurti për drejtësi në rastin e Triumf Rizajt. Por mendon se mund të përfitoj nga arratisja e Enver Sekiraqës. Albini duhet të dijë se gjyqësori është i ndarë nga ekzekutivi. Albini le të tregoj se pse i dënoj 2 milion qytetarë të Kosovës nga anëtarësimi në KE. Këtë dështim le ta sqaroj sepse kjo është kompetencë e tij e sa i përket gjyqësorit duhet ta harrojë idenë se komesarët e tij politikë nga byroja e VV do të vendosin çka është drejtësi e padrejtësi”, ka shkruar Arifi.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Aliu: Në qershor përfundon harta e menaxhimit të rrezikut nga vërshimet

Publikuar

nga

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturë, Liburn Aliu, ka thënë se në qershor përfundon harta e menaxhimit të rrezikut nga vërshimet bashkë me planin për reagim. Aliu në një konferencë për media ka thënë se me kapacitetet aktuale e me ndryshimet klimatike, nuk po arrijnë t’i menaxhojnë lumenjtë.

“Kosova i ka katër pellgje lumore dhe pellgu i Drinit të Bardhë është pellgu me i madh. Janë draftuar ligjet për menaxhimin e këtyre pellgjeve. Çka është një plan për menaxhimin e pellgjeve. Kosova është një vend që ka kapacitete të limituara të ujit, jemi në një krizë. 75 për qind të këtij uji e përben vetëm liqeni i Ujmanit, në të ardhmen duhet që t’i rrisim këto kapacitete sepse keni ndryshime që shpesh herë nuk mund t’i menaxhojmë mirë, për shkak të mungesës së planeve. Jemi në qershor dhe e përfundojmë hartën e menaxhimit të rrezikut nga vërshimet bashkë me planin për reagim. Duke pasur parasysh që një vendim i tilli si ky sot ne e kemi themeluar edhe task-forcën e gjelbër, jemi duke ndërmarr hapa konkret për mbrojtjen e ambientit. Gjatë këtyre ditëve kemi pasur aksion të vazhdueshëm, për eksploatime e zhavorrit në lumenj dhe është bërë konfiskime të pajisjeve dhe ky aksion do të vazhdojë”, ka thënë ai.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Murati për aksionin e djeshëm në veri: Dyshohet se po zhvilloheshin aktivitete financiare pa licensë

Publikuar

nga

Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës në komunat veriore të vendit, i zhvilluar të hënën, ka qenë veprim i bazuar në ligjshmëri.

Murati pas mbledhjes së Qeverisë së martën ka thënë se ka pasur dyshime se po zhvilloheshin aktivitete financiare pa licensë.

“Ne sigurohemi për zbatimin e ligjshmërisë për fushën financiare. Ka pasur dyshime të bazuara që po zhvillohen aktivitete financiare në kundërshtim me ligjin. Dyshimi i bazuar ka qenë që është zhvilluar aktivitet pa licensa. Sa i përket reagimit nuk jam ne dijeni për detaje, por çdo veprim është i bazuar në ligjshmëri”, tha Murati.

Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjashtë objekte të Bankës Kursimore të Postës dhe Bankës Popullore të Serbisë, që operonin në komunat veriore.

Policia e Kosovës konfiskoi 1.6 milion euro, 74 milionë dinarë, mbi 19 mijë franga dhe rreth 14 mijë dollarë. Për këtë aksion ka reaguar edhe Departamenti Amerikan i Shtetit, të cilin e cilësoi si të pa koordinuar me aleatët dhe që përshkallëzon tensionet në atë pjesë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara