Lajmet

Kryeministrja e Finlandës thotë se “Evropa s’është mjaftueshëm e fuqishme pa ShBA-në”

Vërejtjet e saj erdhën si përgjigje ndaj një pyetjeje në lidhje me përgjegjësinë e Kinës për të “frenuar Rusinë”.

Published

on

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin i ka bërë thirrje Evropës që t’i ndërtojë aftësitë e saj mbrojtëse në vazhdën e luftës në Ukrainë, teksa shtoi se pa ndihmën e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ajo nuk është mjaft e qëndrueshme.

“Ne duhet të sigurohemi që jemi më të fuqishëm. Dhe unë do të jem mjaft e sinqertë me ju, Evropa nuk është mjaft e fortë. Ne do të ishim në telashe pa Shtetet e Bashkuara”, deklaroi ajo mes tjerash.

Vërejtjet e saj erdhën si përgjigje ndaj një pyetjeje në lidhje me përgjegjësinë e Kinës për të “frenuar Rusinë”. Marin tha se edhe pse Kina mund të luajë rol, “Ne nuk duhet të mbështetemi vetëm në këtë”./UBTNews/

Lajmet

UBT organizon ligjëratë me arkitektin austriak Heinz Neumann mbi arkitekturën, ndërtimin dhe dizajnin bashkëkohor

Published

on

By

UBT, gjegjësisht Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor do të organizojë një ligjëratë tematike ndërkombëtare me titull “Competitions, Building Constructions and Design”, duke mirëpritur në Kosovë arkitektin e njohur austriak Heinz Neumann, një personalitet me kontribut të shquar në fushën e arkitekturës, urbanizmit dhe projektimit bashkëkohor.

Ngjarja do të mbahet më 22 maj 2026, duke filluar nga ora 13:30, në ambientet e Parkut Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së (Biblioteka), duke sjellë për studentët, stafin akademik dhe profesionistët e fushës një mundësi të rëndësishme për të përfituar njohuri dhe përvoja nga një ekspert me karrierë të gjerë ndërkombëtare në projektim arkitektonik dhe zhvillim urban.

Arkitekti Heinz Neumann njihet për angazhimin e tij në projekte të shumta profesionale dhe akademike në nivel ndërkombëtar, ndërsa gjatë ligjëratës do të trajtojë tema që lidhen me konkurset arkitektonike, proceset moderne të ndërtimit, projektimin inovativ dhe sfidat bashkëkohore të arkitekturës dhe urbanizmit.

Ky aktivitet synon të krijojë një platformë të avancuar akademike dhe profesionale ku studentët do të kenë mundësinë të lidhen drejtpërdrejt me praktikat më moderne të arkitekturës ndërkombëtare, duke kuptuar më mirë raportin ndërmjet kreativitetit, funksionalitetit dhe teknologjisë në projektim.

Në këtë ngjarje do të marrin pjesë gjithashtu përfaqësues të odave profesionale dhe asociacioneve të arkitekturës dhe ndërtimit, duke e kthyer aktivitetin në një hapësirë të rëndësishme të dialogut profesional, shkëmbimit të ideve dhe krijimit të bashkëpunimeve ndërmjet akademisë dhe industrisë.

Continue Reading

Lajmet

Në New York promovohet romani “Një fije shprese, Një fije shkrepëse” i Ag Apollonit

Published

on

Në ambientet e Konsullatës së Përgjithshme të Republikës së Kosovës në New York do të mbahet promovimi i romanit “Një fije shprese, Një fije shkrepëse” të autorit Ag Apolloni.

Ngjarja organizohet nën kujdesin e ambasadorit Blerim Reka dhe do të ketë si folës profesorin David Damrosch. Promovimi do të zhvillohet sot, më 21 maj 2026, në orën 17:30, në adresën 801 2nd Ave, Suite 301, New York.

Romani “Një fije shprese, Një fije shkrepëse”, i botuar në vitin 2020, është një vepër dokumentare që trajton pasojat e luftës në Kosovë përmes historive të nënave që humbën familjarët e tyre, përfshirë Ferdonije Qerkezin nga Gjakova dhe Pashke Markun nga Zllakuqani.

Vepra sjell një reflektim të thellë mbi dhimbjen, kujtesën dhe qëndresën njerëzore, ndërsa aktiviteti pritet të mbledhë komunitetin shqiptar dhe dashamirësit e letërsisë në SHBA.

Continue Reading

Lajmet

Ministri Gashani vlerëson sukseset e kick-boksierëve kosovarë në garat ndërkombëtare

Published

on

Ministri i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka zhvilluar një takim me drejtuesit e Federatës së Kick Boksit të Kosovës, të udhëhequr nga kryetari Fatmir Makolli, si dhe me sportistët që përfaqësuan Kosovën në kampionatin botëror në Turqi.

Gjatë takimit u prezantuan aktivitetet, planet dhe programi i federatës, ndërsa u diskutua edhe për organizimin e garave dhe zhvillimin e mëtejmë të këtij sporti në vend.

Një vëmendje e veçantë iu kushtua rezultateve të arritura në “Turkish WAKO World Cup”, ku Kosova fitoi një medalje të artë dhe dy të bronzta.

Nga ministria u theksua se këto rezultate dëshmojnë nivelin e lartë të përgatitjes dhe potencialin e sportistëve kosovarë në arenën ndërkombëtare.

Në takim u diskutua gjithashtu për vazhdimin e mbështetjes institucionale ndaj federatës dhe sportistëve, me synim avancimin e mëtejmë të kick boksit dhe përmirësimin e kushteve për zhvillimin e tij në vend.

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen ar dhe argjend i padeklaruar në Prizren

Published

on

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, në Prizren janë zhvilluar kontrolle në gjashtë biznese dhe tri shtëpi banimi, nën dyshimin për shmangie nga pagesa e tarifave të detyrueshme doganore dhe shmangie nga tatimi lidhur me shitjen e arit.

Në koordinim me prokurorin, gjatë kontrolleve janë identifikuar katër të dyshuar (një femër dhe tre meshkuj shtetas të Kosovës), tek të cilët është gjetur dhe sekuestruar ari i padeklaruar me peshë rreth 3,775.33 gram, argjend i padeklaruar me peshë rreth 4,204.98 gram, si dhe një armë pa leje.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacionin policor dhe pas intervistimit, me vendim të prokurorit, rasti është iniciuar dhe po vazhdon në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Të kërkuara