Lajmet

Kruja, qyteti i bekuar nga historia

Published

on

Kruja ka qenë gjithnjë një vend ku ekskursionet e shkollave pushtoheshin me informacione për fëmijët. Vizitat në muzetë e Krujës, por edhe pamjet fantastike që ofron ky qytet për breza të tërë janë një kujtim i bukur i fëmijërisë, sepse në Krujë na kanë çuar që herët të njihemi me historinë.

Dhe është gjithnjë bukur të rikthehesh në këtë qytet, ku pazari mbushet me ngjyrat e traditës, ku muret e kalasë të japin sigurinë e një shteti që ka qenë europian, aq sa të vërë barriera edhe për më të pushtetshmit e historisë që më shumë se 5 shekujve më parë.

Këto rrugica të pazarit nuk u shndërruan asnjëherë. Koha dhe modernizmi, konsumatori, turisti, tregtia, nuk e shndërroi asnjëherë pazarin që vijon të zbukurojë qytetin me kostumet tradicionale, me xhezvetë e kafeve të punuara aty, me qilimat plot motive shqitare apo qeleshet e artikujt që flasin edhe vizualisht për heroin kombëtar Gjergj Kastriot Skënderbeun.

Një muze i dedikuar për këtë figurë historike, princin perëndimor, prijësin e diplomatin europian, për Gjergj Kastriotin, është numri një në listën e vizitave në këtë qytet. Aty takojmë Drini Mashën, përfaqësuesin e Bashkisë së Krujës, që nuk na pyet përse kemi mbërritur këtu, por që na sugjeron vetë ta gjejë përgjigjen pse.

Para se të vizitojmë muzeun kombëtar Gjergj Kastrioti Skënderbeu, takojmë edhe drejtuesin e Qendrës Muzeore të Krujës. Mehdi Hafizi rreket të na rrëfejë se pasi të shijojmë muzeun e heroit të shkojmë edhe tek ai i etnografisë.

Pandemia nga këtu duket sikur ka ndalur pak, sepse vizitorët janë të shumtë. Por nuk harrojmë të pyesim për dy vite të vështira të Krujës. Nisur me tërmetin e nëntorit, e deri tek pandemia që izoloi të huajt të shijonin ngjyrat e Krujës.

Duket sikur në Krujë, banorët i gjen gjithnjë duke punuar, nuk është një qytet i zymtë ku artizanët, shitësit apo ato që presin biletat në muze të ankohen për diçka. Edhe ata që janë pa punë, duket sikur e gjejnë diçka për t’I treguar turistëve pozitivitetin që gjen në këto anë.

Dhe nëse e keni vizituar më herët Krujën, rikthehuni qoftë edhe për këtë perëndim ku Adriatiku shtrihet bashkë me qytete të tjera shqiptare, nën këmbët tuaja./a2news

Lajmet

Mblidhet grupi parlamentar i LVV-së, pritet caktimi i seancës për presidentin

Published

on

By

Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje pritet të mblidhet sot në orën 14:00, mëson Ekonomia Online nga burimet e saj brenda këtij subjekti politik.

Mbledhja e parlamentarëve të shumicës vjen në një moment të tensionuar politik, kur Kuvendi i Kosovës ende nuk ka caktuar një orar zyrtar për mbajtjen e seancës plenare.

Sot është afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit. Nëse deputetët dështojnë të zgjedhin presidentin e ri deri në mesnatë, Kuvendi shpërndahet automatikisht dhe vendi shkon në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

UBT ofron 20% bursë studimi për Masterin në Shkenca dhe Teknologji të Ushqimit

Published

on

By

Në një kohë kur siguria ushqimore përbën një nga sfidat më kryesore globale, UBT ka hapur aplikimet për programin Master në Shkenca dhe Teknologji të Ushqimit, duke ofruar 20% bursë studimi përmes skemës “Engaged Scholarship” për të gjithë kohëzgjatjen e studimeve.

Bursa vlen për një sere profesionistësh të fushës, përfshirë teknologët e ushqimit, nutricionistët, infermierët, kontrollorët e cilësisë, inspektorët ushqimorë dhe laborantët ushqimorë.

Programi është i ndërtuar sipas standardeve të universiteteve më të avancuara evropiane dhe synon përgatitjen e kuadrove udhëheqëse për tregun e punës. Përmes punës praktike në laboratorë modernë, studentët trajnohen në kontrollin e cilësisë, inxhinierinë e përpunimit, kiminë e mikrobiologjinë ushqimore, si dhe zhvillimin e produkteve inovative në përputhje me legjislacionin dhe normat ndërkombëtare.

Përveç komponentës teoretike dhe praktike, ky program vë fokus të veçantë te kërkimi shkencor dhe zgjidhja e problemeve reale me të cilat përballet industria ushqimore sot. Studentët aftësohen për të analizuar parametrat dietikë, për të optimizuar linjat e prodhimit industrial me eficiencë energjetike dhe për të garantuar qëndrueshmëri mjedisore në çdo fazë të përpunimit të ushqimit.

Gjithashtu, mjedisi interaktiv, stafi akademik me përvojë ndërkombëtare dhe rrjeti i gjerë i partneriteteve u mundësojnë studentëve përfitimin e kompetencave të nevojshme për pozita drejtuese e ekzekutive në sektorin publik dhe privat, si dhe për vazhdimin e studimeve të doktoraturës.

Për më shumë informata mbi aplikimin dhe përfitimin e bursës prej 20%, të gjithë të interesuarit mund të drejtohen pranë hapësirave të UBT-së apo faqeve zyrtare të këtij institucioni.

Continue Reading

Lajmet

Pas tensioneve në Prishtinë, Sindikata e Policisë shpreh mbështetje për zyrtarët në terren

Published

on

Sindikata e Policisë së Kosovës ka dënuar aktet e dhunës gjatë protestave të fundit në Prishtinë, duke shprehur mbështetje për zyrtarët policorë të angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Në një komunikatë pas mbledhjes së Këshillit Drejtues, Sindikata ka theksuar se e drejta për protestë, shprehje të lirë dhe tubim paqësor është e drejtë themelore që duhet të respektohet, por nuk duhet të shndërrohet në dhunë ndaj policëve, institucioneve apo qytetarëve.

“SPK dënon fuqishëm çdo akt dhune, hedhjen e mjeteve piroteknike, mjeteve të forta dhe çdo sulm ndaj zyrtarëve policorë që janë në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në komunikatë.

Sindikata ka theksuar se policët nuk janë palë në debatet politike, por profesionistë që kanë për detyrë zbatimin e ligjit dhe garantimin e sigurisë për të gjithë.

Ajo ka shprehur mbështetje për zyrtarët policorë të angazhuar në terren dhe ka bërë thirrje që dallimet politike të mos shndërrohen në përplasje me ta.

“Policët janë bijtë dhe bijat tuaja, vëllezërit dhe motrat tuaja. Shumë prej tyre kanë qenë bashkëluftëtarë tuaj dhe sot vazhdojnë t’i shërbejnë vendit dhe qytetarëve të Republikës së Kosovës”, thuhet më tej në reagim.

Sipas SPK-së, çdo polic i lënduar gjatë kryerjes së detyrës është anëtar i një familjeje që pret të kthehet shëndoshë e mirë në shtëpi pas përfundimit të ndërrimit.

Në fund, Sindikata ka bërë të ditur se do të vazhdojë të qëndrojë pranë zyrtarëve policorë dhe të mbrojë të drejtat dhe dinjitetin e tyre profesional, duke theksuar se çdo veprim ndaj tyre duhet të vlerësohet në bazë të ligjit dhe jo të përkatësisë apo qëndrimeve politike./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dita e fundit për presidentin: Shtyhet seanca në Kuvend

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës pritet të mblidhet gjatë ditës së sotme, mirëpo ende nuk është përcaktuar orari i saktë i nisjes së seancës.

Sipas burimeve të Kohës, deputetët fillimisht u ftuan për të qenë në ulëse në orën 14:00, mirëpo më vonë u njoftuan për shtyrjen e këtij orari.

Deri më tani, nga administrata e Kuvendit nuk ka ndonjë njoftim zyrtar lidhur me kohën e saktë të nisjes së punimeve.

Kjo seancë vjen në një moment kritik, pasi sot është afati i fundit kushtetues për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Nëse Kuvendi dështon të zgjedhë kreun e shtetit deri në mesnatë, vendi shkon automatikisht në zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara