Provat e përbashkëta në Otto-Braun-Saal për koncertin e 31 marsit 2026 në Filharmoninë e Berlinit tashmë kanë filluar, duke sjellë së bashku një bashkëpunim të jashtëzakonshëm artistik.
Kori i Filharmonisë së Kosovës, Choralspace Festival Choir dhe Konzertchor Münster po përgatisin një mbrëmje të veçantë muzikore, nën drejtimin e dirigjentes Marion Wood. Në këtë koncert, Kori dhe Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të prezantojnë një program të pasur vokalo-instrumental.
Në pjesën e parë të koncertit do të interpretohen:
Valton Beqiri – “Ballin lartë!”
Robert Schumann – “Requiem für Mignon”, op. 98b
Solistë:
Kaltrina Miftari -soprano
Elona Sadiku – soprano
Flaka Goranci – alto
Simon Robinson – bas
Në pjesën e dytë, në një përvojë unike korale në format 360°, do t’i bashkohet edhe Choralspace Festival Choir, duke sjellë në skenë rreth 400 këngëtarë që do të interpretojnë veprën monumentale:
Antonín Dvořák – “Stabat Mater”, op. 58
Solistë:
Kaltrina Miftari – soprano
Flaka Goranci – alto
André Khamasmie – tenor
Simon Robinson – bariton
Ky koncert shënon debutimin e Filharmonisë së Kosovës në Berlin – një moment i rëndësishëm për skenën muzikore kosovare në arenën ndërkombëtare.