Kulturë

Chiara Ferragni rrëfen historinë e njohjes me Fedez

Takimi i parë i çiftit ka qenë në dhjetor 2015.

Published

on

Çifti i momentit në Itali janë me siguri Chiara Ferragni dhe Fedez, kështu ka qenë për shumë vite.

Megjithatë, Chiara nuk e kishte treguar kurrë se si e njohu bashkëshortin, njëkohësisht babain e dy fëmijëve të saj. Së fundi ajo ka dhënë detaje në Tik Tok dhe ka treguar, përmes dy videove të veçanta, se si ajo dhe Fedez u njohën.

Takimi i parë i çiftit ka qenë në dhjetor 2015. Chiara Ferragni jetonte ende në Los Angeles, e fejuar me një djalë kalifornian, Fedez ishte i lidhur me një vajzë tjetër. Pa patur asnjë qëllim tjetër dyshja u takuan në Milano vetëm për arsye pune: “Ne u takuam në një hotel falë disa miqve të përbashkët që donin të na njihnin, pa krijuar histori dashurie dhe ndoshta të na linin të punonim bashkë”, tha Chiara.

Me siguri të gjithë e dimë që të dy u afruan falë këngës “I wish but I can’t”, ku Fedez citoi blogeren me shprehjen “Qeni i Chiara Ferragni-t ka papion Vuitton”, por Chiara na i shpjeguar dhe njëherë me detaje situatën.

“Të gjithë më thoshin se më kishte përmendur mua dhe unë mendova: “O Zot, kush e di se çfarë ka thënë”. Isha e tmerruar se mos më kishte tallur. E dëgjova këngën dhe ishte shumë e lezetshme”.

Pas këtij takimi të parë, asgjë nuk ndodhi, më pas Fedez publikoi këngën e cila është bërë simbol i dashurisë së tyre dhe çifti u rikthye në kontakt përmes Snapchat-it.

Fedez, pa humbur kohë, i kërkoi asaj një takim, në mënyrë shumë të drejtpërdrejtë. Pavarësisht se ishte e interesuar, Chiara fillimisht hezitoi, si për shkak të angazhimeve, qoftë për shkak se ka pasur terrorin e paparacëve që mund ta kapnin në shoqërinë e Fedez.

“Më pyeti nëse doja të dilnim. Unë isha beqare në atë kohë, doja, por absolutisht nuk e mendoja se ai mund të ishte djali i duhur për mua, nuk e di pse. Por mua më pëlqente, ai më pëlqente dhe më dukej një person shumë i ndershëm. Kështu që unë do t’i kisha thënë po, por oraret nuk na përputheshin dhe isha e tmerruar se mos më filmonin paparacët me të”.

Takimi i parë i dyshes është zhvilluar në shtator 2016 në një hotel në Milano për të mos u fotografuar nga paparacët.

“Po kthehesha nga Los Angeles, nuk kishim dëgjuar për njëri-tjetrin gjatë gjithë verës. Por ditën që po kthehesha ai më shkroi “Ferragni, më ke borxh një darkë”. Mendova se ai ishte i zgjuar dhe i vendosur dhe kështu thashë po. Në atë kohë nuk e kisha më apartamentin në Milano dhe po rrija në hotel, ndaj për të shmangur paparacët e ftoj për darkë në restorantin e hotelit,” ka përfunduar kështu Chiara tregimin e historisë së saj me Fedez./lapsi.al

Lajmet

Rrëfimi për luftën e UÇK-së mbush sallat me filmin “Sakrifica”

Published

on

By

Filmi vendor “Sakrifica”, me regji të Halil dhe Merita Budakovës, po vazhdon të tërheqë vëmendje të madhe dhe fluks të lartë shikuesish në Cineplexx Prishtina, pas premierës së tij të mbajtur dy ditë më parë.

Duke trajtuar një temë të ndjeshme të historisë së Kosovës, realizimi kinematografik ka arritur të prekë publikun që nga nata e parë e shfaqjes, ku biletat u shitën me ritme të jashtëzakonshme.

“Sakrifica” sjell në ekranin e madh historinë e pesë vëllezërve, të cilët gjatë viteve 1997–1999 marrin vendimin t’i bashkohen Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke lënë pas familjen dhe gjithçka që kanë për të luftuar për lirinë e vendit.

Për shkak të kërkesave të vazhdueshme dhe interesimit të lartë për ta parë këtë histori të guximit dhe atdhedashurisë, adhuruesit e filmit ftohen t’i sigurojnë me kohë biletat përmes platformës zyrtare të Cineplexx-it ose në arkat e kinemasë në Albi Mall. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Orkestra Simfonike e RTSH-së mban koncert më 13 nëntor

Published

on

Orkestra Simfonike e Radio Televizionit Shqiptar do të mbajë më 13 nëntor një koncert të veçantë muzikor, nën drejtimin e dirigjentit Artan Liçaj.

Në këtë mbrëmje do të interpretojnë edhe solistët Lorenc Radovani në violinë dhe Fatma Spahiu në piano.

Programi artistik përfshin vepra të kompozitorëve Gara Garayev dhe Felix Mendelssohn Bartholdy, si dhe premierën e veprës “Echoes of Spring” nga kompozitori Shpëtim Saraçi.

Koncerti do të nisë në orën 19:00, në sallën “Ferdinand Deda”, ku publiku do të ketë mundësinë të shijojë një mbrëmje me muzikë klasike dhe interpretime artistike.

/ A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Imazhe Migrues” e Bora Baboçit qëndron e hapur deri më 11 dhjetor

Published

on

Galeria Kombëtare e Kosovës QAFA ka njoftuar se ekspozita “Imazhe Migrues” e artistes Bora Baboçi do të jetë e hapur për publikun deri më 11 dhjetor 2026.

Ekspozita mund të vizitohet nga e marta deri të premten, në orarin 10:00–18:00, ndërsa të shtunën dhe të dielën nga ora 10:00 deri në 17:00.

Të gjithë të interesuarit mund ta vizitojnë ekspozitën në hapësirat e Galerisë Kombëtare të Kosovës QAFA, në Prishtinë.

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Filmi kosovar “Shame and Money” prezantohet në mbrëmjen hapëse të festivalit në Hagë

Published

on

Filmi kosovar “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, është prezantuar në mbrëmjen hapëse të festivalit Eastern Neighbours Film Festival (ENFF), në Hagë të Holandës, duke sjellë kinematografinë kosovare para publikut ndërkombëtar.

Mbrëmja u mbështet nga Ambasada e Republikës së Kosovës në Hagë, e cila kontribuoi në organizimin dhe promovimin e kulturës kosovare gjatë këtij aktiviteti.

Programi nisi me fjalën përshëndetëse të drejtoreshës së festivalit, Kostana Banovic, ndërsa u pasurua me një performancë muzikore nga pianisti kosovar Arben Ramadani, muzika e të cilit ndërthuri ndikime nga folklori shqiptar.

Të pranishmit patën mundësinë të ndiqnin filmin “Shame and Money”, i cili trajton historinë e një familjeje nga Kosova, përballë vështirësive ekonomike dhe pasojave të një tradhtie brenda familjes, që rrezikon jetesën e saj.

Në mesin e të pranishmëve ishte edhe Veton Nurkollari, drejtor artistik dhe bashkëthemelues i DokuFest-it në Prizren, i cili në këtë edicion ishte pjesë e jurisë së festivalit në kategorinë e talenteve të rinj.

Mbrëmja u përmbyll me një pritje për të ftuarit, ku u prezantuan edhe ushqime tradicionale dhe verëra nga Kosova.

Përmes këtij aktiviteti, kinematografia dhe kultura kosovare u prezantuan para publikut në Hagë, ndërsa pjesëmarrja e profesionistëve nga Kosova në festival kontribuoi në forcimin e lidhjeve me skenën ndërkombëtare të filmit.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara