Sport

Krerët e Barcelonës udhëtojnë drejt Katarit, synohet marrëveshja me Xavin

Raportohet se spanjolli Xavi veçse ka pranuar kushtet e marrëveshjes me “Blaugranët.

Published

on

Gjiganti katalunas e do me çdo kusht ish-mesfushorin në krye të skuadrës. Zëvendëspresidenti i Barcelonës, Rafa Yuste dhe drejtori sportiv, Mateu Alemany kanë udhëtuar drejt Katarit për të finalizuar bisedimet për të nënshkruar me Xavin si trajnerin e ri, raporton “Mundo Deportivo”.

Raportohet se spanjolli Xavi veçse ka pranuar kushtet e marrëveshjes me “Blaugranët, ku pritet të nënshkruajë një kontratë që do ta mbante atë në “Camp Nou” për dy vite e gjysmë.

Po ashtu, sipas disa mediave spekulohet se Xavi do të përfitojë më pak para se që merr te skuadra e Al-Sadd, ku ka pranuar të ketë pagë më të ulët vetëm për të qenë në stolin e trajnerit te Barcelona.

Pas shkarkimit të Ronaldo Koeman, Barcelona momentalisht ka emëruar Sergi Barjuan si trajner të përkohshëm deri sa Xavi të arrijë marrëveshje me Al-Sadd për shkëputje të kontratës.

Sport

​GO+ Peja shkarkon trajnerin pas humbjes nga Trepça

Published

on

By

GO+ Peja ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme ka ndërprerë bashkëpunimin me trajnerin Greg Gibson, pas një periudhe gjashtëmujore në krye të skuadrës. Klubi ka shprehur mirënjohje për kontributin e tij gjatë kësaj kohe dhe i ka uruar suksese në vazhdim të karrierës.

Vendimi vjen në një moment delikat për ekipin pejan, vetëm një ditë pas humbjes në derbin e ProCredit Superligës ndaj Trepçës. Mitrovicasit shënuan fitore bindëse me rezultat 98:61, në një ndeshje ku dominuan pas çerekut të parë dhe e kontrolluan plotësisht lojën deri në fund.

Ndërkohë, Trepça vazhdon të konfirmojë formën e lartë në kampionat, duke dërguar mesazh të qartë për rivalët, ndërsa te GO+ Peja priten hapa të rinj në aspektin organizativ dhe sportiv për të rikthyer stabilitetin dhe rezultatet pozitive.

Continue Reading

Sport

​Bayerni merr një lajm të jashtëzakonshëm

Published

on

By

Jamal Musiala mund të rikthehet këtë fundjavë me Bayern Munich pas një mungese pothuajse shtatëmujore, si pasojë e thyerjes së këmbës dhe kyçit të këmbës.

Trajneri Vincent Kompany konfirmoi se, nëse gjithçka shkon sipas planit, 22-vjeçari do të jetë në dispozicion për ndeshjen e Bundesligës ndaj RB Leipzig, duke e cilësuar rikthimin e tij si një moment emocional për lojtarin dhe ekipin.

Kompany theksoi se Musiala vjen me “shumë energji pozitive pas një tuneli të errët”, duke shtuar se rikthimi nga lëndimi i bën lojtarët t’i vlerësojnë më shumë gjërat e vogla. Ai nënvizoi se nuk do të ketë presion për rezultate të menjëhershme, as për Musialan e as për Alphonso Davies, duke kërkuar një integrim të kujdesshëm dhe gradual drejt formës maksimale.

Pavarësisht mungesës së Musialas, Bayern ka dominuar sezonin, duke vendosur rekorde të reja në gjysmën e parë të Bundesligës me 47 pikë dhe diferencë golash +53. Bavarezët tashmë presin Union Saint-Gilloise në Ligën e Kampionëve, ndërsa rikthimi i Musialas shihet si një shtysë shtesë për vazhdimësinë e suksesit.

Continue Reading

Sport

Fitore bindëse e Trepçës në derbin e javës së 15-të ndaj Pejës

Published

on

By

Trepça shënoi fitore bindëse në derbin e javës së 15-të të ProCredit Superligës ndaj GO+ Peja me rezultat 98:61 (17:18, 34:17, 25:11, 22:15).

Në fillimin e ndeshjes mysafirët për një nuancë ishin më të mirë 5:12, por më pas u rikthyen vendasit duke ngushtuar shifrat maksimalisht 17:18, sa përfundoi çereku i parë, derisa ishin dominues në periudhën e dytë, 34:17, për të shkuar në pushim me shifrat 51:35. Në periodën e tretë, ‘Xehetarët’ dy herë kishin deri në 30 pikë epërsi për të dëshmuar dominimin, derisa në fund ngritën edhe më shumë epërsinë për të triumfuar 98:61.

Te vendasit më të mirët ishin Batin Tuna me 21 pikë e gjashtë kërcime, Mustapha Amzil me 20 pikë e dhjetë kërcime dhe Kenneth Hasbrouck me 17 pikë e shtatë asistime, derisa te mysafirët më i miri ishte Alan Herndon me 11 pikë e 12 kërcime.

Trepça mbetet në vendin e parë me 27 pikë, me 12 fitore e tri humbje, derisa GO+ Peja ka tetë fitore e shtatë humbje.

Ndjekës i parë i Trepçës është Bashkimi që renditet i dyti me 25 pikë.

Continue Reading

Sport

Senegali arrin finalen e Kupës Afrikës

Published

on

By

Kombëtarja e Senegalit ka arritur fitore minimale 1:0, në ndeshjen gjysmëfinale ndaj Egjiptit, duke arritur finalen e vlefshme në Kupën e Kombeve te Afrikës.

Pjesa e parë përfundoj 0:0, me Senegalin që shënoj në minutën e 78-të me anë të Sadio Mane.

Egjipti u përpoq, që të barazonte rezultatin në minutat e fundit, mirëpo pa sukses.

Senegali do të pres fituesin e sfidës Nigeri-Marok, për finalen e madhe që luhet të dielen.

Continue Reading

Të kërkuara