Kuriozitete

Kostoja e manipulimit

Nga Moisés Naím.

Publikuar

Nga Moisés Naím

Në fund të çdo viti që nga 2003, Fjalori Amerikan Merriam Webster shpall fjalën angleze të vitit. Sipas fjalorit autoritar, fjala më e kërkuar në internet në vitin 2022 ishte Gaslighting (ndezja e llampave me gaz). Peter Sokolowski, redaktor i fjalorit, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press se kërkimet për fjalën këtë vit u rritën me 1,742 për qind në krahasim me një vit më parë. Ishte ndër 50 fjalët më të kërkuara çdo ditë.

Gaslighting është një term bisedor që i referohet trukeve të përdorura për ta bërë një person të dyshojë në realitetin e tij dhe të vërë në dyshim atë që ndjen, beson dhe bën. Qëllimi është që të dobësohet psikologjikisht viktima për të ndikuar mbi perceptimet, sjelljet dhe vendimet e tyre.

Kjo ide u përdor fillimisht në një shfaqje që u dha si premierë në vitin 1938 në Londër dhe Nju Jork dhe më pas u soll në ekranin e madh në vitet 1940 dhe 1944. Filmi, “Gas Light”, tregon historinë e një çifti ku, për t’i marrë paratë, burri manipulon gruan e tij duke e bërë të mendojë që ajo është e çmendur. Ndër truket e tjera, burri kishte instaluar një sistem për të ndezur dhe fikur dritat me gaz në shtëpi, kur gruaja ishte vetëm.

Gënjeshtrat e vazhdueshme, kontradiktat, konfuzioni, skepticizmi për vlefshmërinë e të vërtetave më parë të padiskutueshme dhe zëvendësimi i tyre me histori të rreme, sulmi ndaj vetëvlerësimit të viktimave dhe stimulimi i pasigurive të tyre, mbajtja e informacionit dhe përdorimi i vazhdueshëm i gënjeshtrave janë vetëm disa nga taktikat e përdorura prej manipuluesve.

Termi kishte dalë jashtë përdorimit dhe u rikthye në përdorim me një farë frekuence nga psikologët dhe psikiatrët në mesin e viteve 1990, por rritja shpërthyese e shpeshtësisë me të cilën kërkohet fjala sot në internet nuk vjen nga këto fusha, por nga politika, ku gjithnjë e më shumë po përdoren taktikat e Gaslighting për të formësuar atë që beson një shoqëri e tërë.  

Në fakt, Gaslighting lidhet ngushtë me një fjalë tjetër që në 2016-ën u zgjodh nga Fjalori i Kembrixhit si fjala e vitit: post-truth (post-e vërteta), ose prirja për të pranuar një ide si të vërtetë mbi bazën e emocioneve dhe jo të fakteve. Vitet e fundit kemi parë sesi, në shumë vende të ndryshme, opinioni publik ndikohet nga liderët dhe grupet që shpërfillin të dhënat, provat dhe madje edhe logjikën.

Një shembull dramatik i Gaslighting dhe i post-të vërtetës është Brexit. Promovuesit e saj përdorën gjerësisht truket e Gaslighting dhe arritën të krijonin një strukturë të opinionit publik të dominuar nga post-e vërteta. Dihet mirë se kur ministri Michael Gove, një nga udhëheqësit e Brexit, u pyet se çfarë mendonte për një studim të kryer nga ekspertë të lartë, i cili tregonte se sa katastrofike do të ishte për Mbretërinë e Bashkuar të prishte lidhjet me Evropën, reagimi i tij ishte: “Unë mendoj se njerëzve në këtë vend u ka ardhur në majë të hundës me ekspertët”.

Përpjekjet për të ndikuar në opinionet dhe sjelljet e një shoqërie ose të një pjese të saj janë sigurisht shumë të lashta dhe propaganda ka qenë gjithmonë një mjet i domosdoshëm në garat politike. Në ditët e sotme, megjithatë, propaganda, post-e vërteta, përhapja në shkallë e gjerë e gënjeshtrave dhe Gaslighting kanë marrë një fuqi dhe toksicitet të paparë.

Teknologjitë e reja të informacionit lejojnë individët dhe grupet të zënë skenën qendrore në mënyra që më parë ishin të disponueshme vetëm për qeveritë, partitë apo korporatat, dhe ne kemi parë tashmë manifestimet më të liga të përdorimit të mediave sociale për thellimin e ndarjeve, përhapjen e gënjeshtrave dhe nxitjen e kaosit.

Prandaj është urgjente të mbrohen shoqëritë nga përdorimi jo i shëndetshëm i këtyre platformave të reja; për këtë qëllim, është prioritet vendosja e kostove dhe pasojave ndaj sulmuesve dixhitalë dhe atyre që lehtësojnë sjelljen e tyre të papranueshme.

Është inkurajuese, për shembull, të shohësh se si gjykatat amerikane kanë vendosur gjoba miliarda dollarëshe për një personazh monstruoz si Alex Jones, i dënuar për shpifje ndaj familjeve të fëmijëve të vrarë në masakrën e shkollës fillore në Sandy Hook.

Po kështu, një proces gjyqësor i madh është duke u zhvilluar nga kompania Dominion Voting Systems kundër Fox News, e cila, sipas Dominion, për ditë të tëra gënjeu për besueshmërinë e sistemeve të saj të votimit, duke i shkaktuar dëme të mëdha.

Edhe Donald Trump ka nisur të paguajë për herë të parë kostot politike për përpjekjen e tij për të bërë lëmsh shoqërinë me gënjeshtrat e tij për mashtrime zgjedhore, të cilat e shtynë të kërkojë edhe pezullimin e Kushtetutës. Vetëm duke vendosur kosto të larta monetare, ligjore dhe reputacionale, shoqëria mund të mbrohet nga Gaslighting kolektiv. / Në shqip nga bota.al

Kuriozitete

Si ndodhi klonimi i qengjit Dolly?

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit.

Publikuar

nga

Shkencëtarët skocezë më 22 shkurt të vitit 1997, njoftuan klonimin e suksesshëm të një qengji, Dolly, me kontributin e tre deleve nëna, një me vezë , tjetra me ADN-në, dhe e treta kishte mbajtur në fetus embrionin e klonuar.

Shkenca e paraqiti Dollyn si arritjen të vitit. Dolly jetoi në Institutin Roslin në Edinburg, Skoci, madje lindi edhe gjashtë qengja.

Dolly u prek nga artriti dhe më 14 shkurt 2003 u vu në gjumë për vdekje për shkak të sëmundjes progresive të mushkërive. Klonimi i gjitarëve (grupim qeniesh ku bën pjesë edhe njeriu) është provuar tejet joefikas. Dolly ishte e vetmja mes 277 përpjekjeve që mbijetoi dhe arriti deri në atë moshë 6 vjeç, edhe pse në vitin 2014 shkencëtarët kinezë raportuan sukses në klonimin e derrave.

Shkencëtarët që klonuan Dollyn, shpallën në vitin 2007 se teknika e përdorur në rastin e Dollyt nuk mund të jetë e efektshme për klonimin e njeriut.

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Pesë fakte interesante rreth Diellit

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Publikuar

nga

Dielli është afro 25 mijë vite dritë larg nga qendra e galaktikës tonë “Udha e Qumështit”.

Dielli ka një moshë mesatare, astronomët besojnë të jetë formuar 4.59 miliardë vjet më parë. Në pesë miliardë vjet do të hyjë në fazën e Gjigantit të Kuq.

Dielli prodhon një sasi enorme të energjisë për të nxehur sistemin tonë diellor. Çdo sekondë rreth 700 milionë ton të Hidrogjenit shndërrohen në Helium, me procesin kimik të Fusionit Nuklear.

Dielli përbëhet nga 72% hidrogjen dhe 26% helium, dhe disa elemente të tjera në gjurmë. Kjo masë e dendur përbën rreth 99% të tërë masës në sistemin tonë diellor.

Nëse dielli do të shuhej, brenda një jave temperatura e tokës do të bëhej -18  ̊C. Për një vjet do të bëhej -73  ̊C, ndërsa brenda disa milionë viteve do të stabilizohej në -240  ̊C./UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë.

Publikuar

nga

“Vala luminoze” në Maldive është një nga fenomenet më të mahnitshme të natyrës. Oqeani shndritë me një hije të pastër kaltër dhe gjelbër. Ky fenomen i mahnitshëm njihet si “vala luminoze”.

Shkaku i kësaj shfaqje të pabesueshme është një proces kimik që ndodhë në ujë. Organizmat mikroskopikë, si planktoni dhe bakteret, shkaktojnë një reaksion kimik kur lëvizin në ujë. Këto organizma shkaktojnë një efekt bioluminescent, duke shkaktuar dritë në ujë kur janë të shqetësuar ose të përzier me ujin.

Për vizitorët që kanë fatin të shohin këtë shfaqje të mrekullueshme, ajo ofron një përvojë të pazakontë dhe të mahnitshme. Në këtë spektakël të natyrës, oqeani bëhet si një qiell me yje, duke e bërë atë një destinacion të veçantë për të eksploruar bukuritë dhe misteret e botës nën ujë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Kuriozitete

Sahara – shkretëtira më e madhe dhe e nxehtë në botë

Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet.

Publikuar

nga

Sahara një shkretëtirë unike në botë, si për nga madhësia e saj ashtu edhe për ekosistemin që është krijuar në të. Ajo llogaritet të jetë 9 milionë e 200 mijë kilometra katrorë, që nënkupton përafërsisht sa sipërfaqja e Kinës.

Shtrihet në dhjetë shtete Algjeri, Çadi, Egjipt, Libi, Mali, Mauritani, Marok, Nigeri, Sudan dhe Tunizi. Studimet thonë se është e vjetër mbi 4 milionë e 600 mijë vjet. Temperaturat shkojnë mbi 55  ̊c, madje në raste edhe më shumë.

Sahara është nje nga shkretëtirat më të thata në botë dhe ka një numër të ulët të rreshjeve vjetore. Rreshjet në këtë shkretëtirë gjithashtu janë të parregullta. Në disa pjesë të shkretëtires dhe kryesisht në pjesën e Libisë,Egjiptit dhe Sudanit ka dekada qe nuk jane parë me rreshje të shumta shiu dhe këto vende mbajnë rekord kryesor për sasinë më të ulët shiu në botë rreth 10 mm shi. Disa herë dhe për shkak të nxehtësise së madhe në shkretëtirë shiu avullon dhe para se të bjeri. Mesatarisht bie shi rreth 10 ose 15 ditë në vite por ka edhe vende në të cilat bie vetëm 5 ditë në vit./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara