Aktualitet

Kosovës i kërkohet të bëjë më shumë për mjedisin

Që nga viti 2015, BE-ja ka investuar më shumë se 100 milionë euro në mbrojtjen e mjedisit, në Kosovë, tha Szunyog.

Published

on

Në një aktivitet të organizuar nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe Komuna e Prishtinës për nder të Ditës Botërore të Mjedisit, ambasadori i BE-së, Tomas Szunyog, së bashku me të parin e Prishtinës Përparim Rama, mbollën 100 pemë të blirit përreth shkallëve të Arbërisë në kryeqytet.

Gjatë këtij aktiviteti ambasadori, Szunyog, ka thënë se Kosova ka stagnuar në mbrojtjen e mjedisit përfshirë, ndotjen e ujit, ndotjen e ajrit dhe tokës, ndërsa bëri thirrje që të përmirësohet efikasiteti i Termokosit.

Sipas tij, në shtatë vitet e fundit Bashkimi Evropian ka investuar 100 milionë euro në Kosovë në aspektin mjedisor.

“Aktiviteti i sotëm është pjesë e Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë i cili është kontribut për zbatimin e Agjendës së Gjelbër për Ballkanin Perëndimor në Kosovë. Dëshiroj të theksoj se Kosova ka bërë disa përparime, por ajo ende përballet me sfida dhe probleme të mëdha mjedisore, duke përfshirë ndotjen e ajrit, ujit dhe tokës. Nga ana e saj, që nga viti 2015, BE-ja ka investuar më shumë se 100 milionë euro në mbrojtjen e mjedisit. Mbrojtja e mjedisit përfshinë përmirësimin e efikasitetit të Termokos-it dhe reduktimi i emetimeve të CO2, si dhe përmirësimi i ngrohjes për 60.000 persona, bashkë investim në impiantin e trajtimit të ujit në Shkabaj, përmirësimi i cilësisë së ujit të pijshëm dhe sigurimi i disa prej monitorëve fillestarë të cilësisë së ajrit”, tha Szunyog.

I pari i kryeqytetit Përparim Rama ka thënë se komuna është duke e realizuar një marrëveshje me Bankën Botërore për përmirësimin e ndotjes së ajrit duke sjellë në kryeqytet panele solare të prodhimit të energjisë për rreth 35MË të cilat do të shfrytëzohen për ngrohjen e qytetarëve gjatë muajve të dimrit.

“Kur flasim për përmirësimin e ndotjes së ajrit, pra kur flasim në këtë aspekt kemi pasur bashkëpunim me projekte të ndryshme mirëpo edhe ajo tjetra si ‘Solar for Kosovo’ ku një numër i madh i paneleve solare tash është në proces të projektimit dhe instalimit me 35MË të energjisë do të krijohet edhe shfrytëzohet për për ngrohje të kryeqytetit, është projekti më i madh në Evropë i këtij lloji, ka kapacitetin edhe shtesë edhe për 40MË të tjera, pra në fazën e dytë, po ashtu me Bankën Botërore jemi duke punuar edhe për të transformuar edhe mënyrën se si shtëpitë private ngrohen, prej këtyre mënyrave të ngrohjes që e ndotin ajrin duke djegur thëngjill apo drunjë, t’i përdorin këto. Kosto, apo ngrohëset që janë më ambientale, mundësojnë që deri në 95% të mbrojnë ajrin. Ai që lëshohet tash e ndotë shumë ambientin ndërsa ta zvogëlojmë këtë ndotje deri në 95% nëpërmjet këtij aktiviteti apo këtij investimi të Komunës së Prishtinës”, tha Rama.

Në këtë aktivitet të përfshirë ishin edhe fëmijët të cilët kontribuuan në mbjelljen e pemëve të blirit. Shkallët e Arbërisë tani kanë 100 drurë të rinj të mbjellë nga poshtë deri lart. Përmes një veprimi simbolik, u tha se mbjellja e drurëve sot kontribuoi për ta bërë Prishtinën qytet më të gjelbër.

lajme

Goditet ura e dytë kryesore në Kiev, Klitschko paralajmëron për situatë “dramatike”

Published

on

By

Një sulm rus ka goditur një urë të dytë kryesore në Kiev, ka bërë të ditur kryetari i bashkisë, Vitali Klitschko, ndërsa Rusia po intensifikon sulmet mbi infrastrukturën kritike në kryeqytetin ukrainas, raporton BBC.

Sulmi të shtunën në mëngjes dëmtoi shtresën e rrugës dhe linjat ajrore të trolejbusëve në Urën Veriore (Northern Bridge), deklaroi Klitschko, duke shkaktuar bllokimin e qarkullimit të automjeteve.

Goditja vjen pasi një tjetër urë kyçe e qytetit, Ura e Jugut, u shënjestrua disa herë nga dronët rusë të enjten dhe të premten. Klitschko më herët paralajmëroi se sulme të tilla po e “shqyejnë Kievin”.

Urat e Veriut dhe të Jugut lidhin pjesët lindore dhe perëndimore të kryeqytetit dhe nuk ishin goditur kurrë më parë para të enjtes, gjë që sinjalizon një fazë të re në strategjinë e Moskës.

Sulmet mbi Urën e Jugut kanë shkaktuar kaos të madh në transport që nga e enjtja, me pezullimin e qarkullimit të metrosë dhe makinave mbi të. Shumë nga banorët e qytetit — i cili numëron rreth tre milionë banorë — mbështeten te metroja për të udhëtuar përmes qytetit.

Në sulmin e së enjtes, një dron rus goditi kabllot e urës Pivdennyi në Kiev.

Duke shkruar në Telegram të shtunën, Klitschko tha: “Goditje në Urën e Veriut. Shërbimet e urgjencës janë rrugës.”

“Qarkullimi në urë nga bregu i majtë në të djathtin për momentin është i bllokuar,” shtoi ai.

Sulmet e mëparshme në Urën e Jugut shtynë këshillin e mbrojtjes të Kievit të mbante një mbledhje krize të premten, pas së cilës Klitschko paralajmëroi se qyteti ndodhet në një “situatë shumë dramatike”, ndërsa Moska po godet “infrastrukturën kritike, logjistikën, strehimin” dhe objekte të tjera kyçe.

Presidenti rus Vladimir Putin ka deklaruar se Rusia po vepron si përgjigje ndaj sulmeve të Ukrainës mbi objektet energjetike ruse, me gjithë faktin se ishte vetë Moska ajo që kishte nisur e para sulme të tilla.

Pas sulmit në Urën e Jugut, udhëtarët përshkruan se si pluhuri nga vala e shpërthimit hyri në vagonin e tyre përmes sistemit të ventilimit.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Putin ka vendosur që “tashmë nuk ka rregulla” gjatë sulmeve ndaj Ukrainës.

Në një intervistë për Financial Times, ai tha: “Rusët dështuan të na pushtojnë. Kështu që tani po kryejnë sulme masive dhe vrasje masive.”

Ai shtoi: “Ata duan të shkatërrojnë urat tona… qendrat tona të të dhënave, internetin, rrjetet celulare, spitalet, kopshtet, shkollat, universitetet — gjithçka. Ata duan që njerëzit të ikin nga qytetet e tyre.” /BBC/

 

Continue Reading

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara