Sport

Kosova vizitohet sot nga figurat eminente të sportit botëror

Published

on

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) 𝐓𝐡𝐨𝐦𝐚𝐬𝐁𝐚𝐜𝐡, ka arritur në Kosovë.

I pari i sportit në botë, viziton për herë të dytë vendin tonë, derisa vizita e tij këtë herë po bëhet për të shënuar 10-vjetorin e anëtarësimit të Komitetit Olimpik të Kosovës në lëvizjen olimpike.

Bach u prit në aeroportin ndërkombëtar “Adem Jashari” nga drejtuesit e KOK-ut, presidenti Ismet Krasniqi dhe sekretari i përgjithshëm, Besim Aliti.

Në të njëjtën kohë, në Kosovë arritën edhe presidenti i Komitetit Olimpik të Evropës (EOC), Spyros Capralos dhe presidenti i Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare (ICMG), Davide Tizzano.

Presidenti Bach do të pritet sot nga kryeministri Albin Kurti, derisa do të vizitojë edhe KOK-u, para se të dalë në konferencën për media, e cila është paraparë të mbahet në Sëiss Diamond Hotel, në ora 12:00.

Data 9 dhjetor 2014 shënon 10-vjetorin e anëtarësimit të KOK-ut në IOC.

Lajmet

​Drita përballet Copenhagenit në stadiumin “Fadil Vokrri”

Published

on

Stadiumi “Fadil Vokrri” do të jetë sonte skenë e një ndeshjeje të zjarrtë në kuadër të rrethit të dytë kualifikues të Ligës së Kampionëve, ku Drita do të përballet me skuadrën daneze Copenhagen, në ndeshjen e kthimit që nis në orën 20:00.

Takimi i parë i zhvilluar në Danimarkë përfundoi me fitoren 2-0 të vendasve, duke vendosur Dritën në një pozitë jo të lehtë. Megjithatë, skuadra gjilanase është e vendosur të japë gjithçka në fushë për të realizuar një përmbysje të madhe dhe për të vazhduar ëndrrën evropiane.

Përkrahja e tifozëve pritet të jetë e madhe në “Fadil Vokrri”, ku atmosfera do të jetë elektrizuese në përkrahje të bardhekaltërve.

Në lojë është më shumë se një kualifikim, është krenaria, historia dhe dëshira për ta çuar më tej emrin e Kosovës në arenën ndërkombëtare të futbollit.

Continue Reading

Lajmet

​Guardiola për Yamal: Mos e krahasoni me Messin

Published

on

Pep Guardiola ka reaguar me maturi dhe përgjegjësi ndaj entuziazmit që po rritet rreth talentit të ri të Barcelonës, Lamine Yamal. Trajneri i Manchester Cityt, u bëri thirrje tifozëve dhe opinionit publik që të tregohen të kujdesshëm me krahasimet, sidomos ato me Lionel Messin tha në një intervistë të fundit për GQ Hype.

“Ta krahasosh Lamine Yamal me Messin është një gjë e madhe. Është si të krahasosh një piktor me Van Gogh-un,” tha Guardiola, duke theksuar se pavarësisht talentit të jashtëzakonshëm të 17-vjeçarit, është e padrejtë dhe e dëmshme të vendoset një barrë kaq e rëndë mbi supe të një lojtari kaq të ri.

Guardiola, i cili ka qenë vetë dëshmitar i shpërthimit të Lionel Messit në Barcelonë dhe ka udhëhequr njërin nga epokat më të lavdishme të klubit katalanas, theksoi se çdo lojtar duhet të ketë kohën dhe hapësirën e tij për të ndërtuar një karrierë të veçantë.

“Duhet ta lejojmë të ndjekë rrugën e tij, të rritet si futbollist dhe si njeri, pa presione të panevojshme. Lojtarët si ai kanë nevojë për mbështetje, jo për krahasime,” shtoi trajneri katalanas.

Lamine Yamal, i cili në sezonin e fundit ka bërë paraqitje mbresëlënëse me fanellën e Barcelonës dhe kombëtares spanjolle, është cilësuar si një prej talenteve më premtues në futbollin evropian. Megjithatë, fjalët e Guardiolës janë një kujtesë se suksesi në nivelin më të lartë kërkon durim, qetësi dhe mbi të gjitha, një mjedis të shëndetshëm për zhvillim.

 

Continue Reading

Lajmet

Xhaka rikthehet në Premierligë

Published

on

Mesfushori i njohur shqiptar, Granit Xhaka, pritet të jetë lojtari më i ri i Sunderlandit. Klubi anglez, siç raporton gazetari Fabrizio Romano, ka arritur marrëveshje të plotë me Bayer Leverkusen për transferimin e 31-vjeçarit, me vlerën e marrëveshjes që kap shifrën e 20 milionë eurove.

Xhaka pritet të firmosë një kontratë trevjeçare me “Black Cats”, e cila do ta mbajë të lidhur me klubin anglez deri në qershor të vitit 2028.

Ky është një nga transferimet më të bujshme të kësaj vere në Angli, jo vetëm për vlerën, por edhe për emrin dhe peshën që bart Xhaka në futbollin ndërkombëtar. Ish-kapiteni i Arsenalit dhe një prej liderëve të Kombëtares së Zvicrës, do të rikthehet kështu në futbollin anglez pas një periudhe të suksesshme në Bundesliga me Bayer Leverkusen.

Xhaka do të udhëtojë sot drejt Anglisë për t’iu bashkuar ekipit të ri dhe për të kaluar testet mjekësore para zyrtarizimit të plotë.

Ky transferim vjen pas javësh të tëra spekulimesh, ku për të kishte shprehur interes edhe gjigantët italianë si AC Milan dhe Inter. Mediat në Itali raportuan për një garë të ngushtë mes dy klubeve të Serie A për të siguruar shërbimet e mesfushorit, por në fund ishte Sunderland që lëvizi më shpejt dhe më konkret për të bindur Leverkusenin dhe vetë lojtarin.

Continue Reading

Lajmet

PSG e detyron Skriniarin të stërvitet me ekipin U21

Published

on

Milan Skriniar aktualisht është duke pritur të shohë nëse Paris Saint-Germain dhe Fenerbahçe do të finalizojnë më në fund një marrëveshje për transferimin e tij të përhershëm në Turqi, ku ai luajti si huazim në gjysmën e dytë të sezonit të kaluar.

Sipas “Équipe”, palët janë afër arritjes së një marrëveshjeje me vlerë 10 milionë euro, me PSG-në që ka publikuar raportime se ajo mund të arrihet deri në fund të kësaj jave.

Ndërkohë, siç raporton gazeta franceze në edicionin e saj online, ish-mbrojtësi i Interit po stërvitet me ekipin parizien U-21, duke arritur në qendrën stërvitore me taksi nga hoteli i tij, ku po qëndron përkohësisht me shpresën se marrëveshja do të materializohet shpejt.

Continue Reading

Të kërkuara