Lajmet

Kosova sërish para reciprocitetit tregtar me Serbinë?

Gërxhaliu: Të mos përsëriten gabimet e së shkuarës.

Published

on

Në Kosovë rikthehet debati mbi barrierat tregtare që Serbia i bën Kosovës. Qeveria e Kosovës po shikon mundësitë për vendosjen e masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë po ekspertët janë kundër, ata kërkojnë dialog.

Zyrtarë të qeverisë së Kosovës janë shprehur, se janë duke bërë përgatitjet dhe kordinimin e nevojshëm ndërinstitucional që të mundësojnë një zbatim të plotë dhe funksional të masave të reciprocitetit tregtar me Serbinë. Ky hap bëhet nevojshëm, sipas tyre, sepse Serbia nuk njeh origjinën e prodhimeve të Kosovës dhe në këtë mënyrë pengon edhe eksportin e Kosovës. Në një tryezë të organizuar së fundmi nga Instituti Demokratik i Kosovës, (NDI), ku u debatua për “barrierat tregtare ndërmjet  Kosovës dhe Serbisë, ministrja e Industrisë në qeverinë e Kosovës, Rozeta Hajdari, tha se Serbia nuk e njeh origjinën e prodhimeve të Kosovës dhe në këtë mënyrë ajo po i pengon eksportet. “Serbia nuk njeh asnjë certifikatë nga Kosova dhe nuk kërkon asnjë certifikatë, sepse nuk dëshiron ta njohë shtetësinë e Kosovës”.

Reciprociteti nuk duhet të dështojë në terren

Hajdari thotë, se institucionet janë duke i koordinuar veprimet për t’ju përgjigjur qasjes së Serbisë ndaj mallrave të Kosovës. “Ne jemi të zotuar që të zbatojmë reciprocitetin, por gjithmonë kjo kërkon sukses në terren dhe përgatitje logjistike në terren dhe po ashtu është edhe në koordinim të afërt me kryeministrin Kurti, i cili e ka edhe aspektin politik që e shqyrton se si më së miri të adresohen, prandaj në koordinim ndërqeveritar dhe institucionet duhet të jemi të përgatitur shumë mirë që të mos na dështoj zbatimi i ndonjë mase të reciprocitetit në terren”, thekson ministrja Hajdari.

Rozeta Hajdari

Disa nga partitë politike opozitare vazhdojnë ta kritikojnë qeverinë e Kosovës, pasi nuk po u jep përgjigje të duhur problemeve tregtare me Serbinë. Ferat Shala, kryetar i Komisionit parlamentar për Ekonominë, thotë se kjo qeveri identifikohet me retorikë dhe jo me veprim.

“E kemi pritur një rezultat më të fuqishëm në relacion me reciprocitetin ndoshta kemi gabuar por kështu është përgatitë opinioni siç keni thënë se ne do të kemi një reciprocitet të fuqishëm dhe transparent në raport me problemet që kemi me Serbinë dhe nga retorika juaj, tash po e shoh që po insistoni me disa vendime parciale, dytësore të produkteve ndaras, po dëshironi të gjeni një rrugë të dytë për t’i ikur vendimit të madh të reciprocitetit”, thotë Shala.

Oda Ekonomike: Duhen masa kreative para reciprocitetit

Kurse ekspertët e Odës Ekonomike të Kosovës, thonë se me Serbinë duhet të gjenden masa kreative për të zgjidhur problemet tregtare para se të veprohet me masa të reciprocitetit. Sipas tyre barrierave jotarifore që Serbia i aplikon me Kosovën duhet përgjigjur me aplikim të masave kreative para se të merren vendime. Por si i sheh njohësi i çështjeve ekonomike, profesori Safet Gerxhaliu, përpjekjet e qeverisë së Kosovës për një koordnim ndërinstitucional në mënyrë që në një moment të caktuar të vendoset reciprocitet tregtar me Serbinë.

Gërxhaliu në një intervistë për  DW-së, tha se dialogu është mënyra më e mirë për të tejkaluar problemet tregtare me Serbinë, duke e përfshirë këtu edhe faktorin ndërkombëtar. “Në këtë kohë unë mendoj, se duhet të jetë dialogu mekanizëm për zgjidhjen e problemeve. Duhet patur parasysh që në kuadër të procesit të Berlinit vitin e kaluar në Sofie, janë nënshkruar marrëveshje substanciale që kanë të bëjnë me tregun e përbashkët rajonal, për lëvizjen e lirë të mallrave edhe shërbimeve, kapitalit dhe njerëzve. Prandaj duhet  bërë presion që këto marrëveshje të zbatohen, të eliminohen barrierat e të bërit biznes në veçanti në relacion ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Profesor Gerxhaliu ka dyshim, se çdo tentim për reciprocitet do të marrë konotacion politik  përballë faktorit ndërkombëtar, në veçanti SHBA-ve. “Besoj që pajtohemi se Kosovës nuk i duhet edhe një taksë 100% kundër Serbisë nga e cila përfitoi vetëm Serbia edhe në aspektin ekonomik dhe politik dhe mbi të gjitha i përvetësoi krejt miqtë e Kosovës dhe i bëri miq të Serbisë. Prandaj duhet një analizë, të mendohet edhe pozicioni i sektorit privat në këtë situatë pas pandemike. Pra, duhet bërë një analizë e mirëfilltë, sepse çdo vendim politik dhe çdo kalkulim politik pa analizë ekonomike, e dëmton në mënyrë të drejtpërdrejt qytetarin e Kosovës”.

Prof. Safet Gërxhaliu kërkon të mos përsëriten gabimet e së shkuarës

Gërxhaliu: Të mos përsëriten gabimet e së shkuarës

Safet Gërxhaliu kujton edhe një fakt tjetër ku në rast të vendosjes së reciprocitetit tregtar me Serbinë, Kosova mund të përballet me presion nga vendet industrialisht të zhvilluara. “Duhet të bëhet një analizë e mirëfilltë dhe të shihet qartë dhe që dihet se një pjesë e madhe e importeve nga Serbia, përjashtuar derivatet e naftës, janë edhe brende evropiane që prodhohen në Serbi, prandaj nëse Kosova merr një iniciative për reciprocitet tregtar me Serbinë, kam frikë që mund të përballet edhe me diplomacitë e vendeve evropiane që natyrshëm mbrojnë brendet e tyre që prodhohen në Serbi dhe kudoqofshin ato”.

Prandaj sipas njohësit të ekonomisë Safet Gerxhaliu, Kosova nuk duhet të përsëris gabimet e së shkuarës,  por të kërkojë dialog. “Kosova nuk duhet ta përsëris skenarin e taksës 100% ku të gjithë faktori ndërkombëtar dhe të gjithë mbështetësit e pavarësisë së Kosovës ishin kundër një takse të tillë dhe Serbia e promovoi këtë si barrierë nga Kosova. Pra, Serbia nga një vend që e ka shfrytëzuar Kosovën ekonomikisht, u shndërrua në viktimë dhe e dëmtoi Kosovën. Prandaj edhe në këtë fazë kur Kosova ndodhet në dialog me Serbinë, çdo masë tregtare nga Kosova do ta dëmtojë procesin e dialogut dhe në fund, Kosova do të jetë edhe e dëmtuar edhe humbëse”, thotë Safet Gerxhaliu.

Qeveria e Kosovës javë më parë u ka dërguar letër udhëheqësve të shteteve evropiane për t’i informuar me shkeljet që po i bën Serbia në marrëdhëniet tregtare me Kosovën. Në këtë kuadër i ka njoftuar po ashtu se po shqyrtohen masat e reciprocitetit nëse Serbia nuk heq barrierat ndaj mallrave të Kosovës. Që nga viti 2008 kur Kosova shpalli pavarësinë e saj, 3.8 miliardë euro mallra janë importuar nga Serbia. Ndërsa, 1.8 miliardë euro nga Shqipëria. Këto të dhëna janë publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës. DW

Continue Reading

Lajmet

Justina Shiroka-Pula merr zyrtarisht detyrën e presidentes

Published

on

Justina Shiroka-Pula ka marrë zyrtarisht detyrën e presidentes së Republikës së Kosovës.

Në ceremoninë e inaugurimit, ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu, ia ka dorëzuar Kushtetutën presidentes së re.

Justina Shiroka-Pula mori 81 vota në Kuvend, në votimin që u zhvillua në mesnatën mes të martës dhe të mërkurës, në fund të afatit kushtetues që e caktoi 6 tetorin si datë të fundit për zgjedhjen e presidentit. Detyrën e siguroi pas dakordimit të Vetëvendosjes dhe Partisë Demokratike të Kosovës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

BE-ja shqetësohet për ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara

Published

on

Bashkimi Evropian ka shprehur shqetësim të thellë për miratimin nga Kuvendi i Kosovës të Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Në një përgjigje për KOHËN, një zëdhënës i BE-së ka thënë se ndryshimet e miratuara janë në kundërshtim me obligimet ndërkombëtare të Kosovës ndaj Bashkimit Evropian.

“Partneriteti ynë nënkupton jo vetëm interesa të përbashkëta, por edhe përgjegjësi të përbashkëta”, thuhet në përgjigje.

BE-ja ka theksuar se vazhdimisht ka mbështetur punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës si institucion të pavarur gjyqësor, të themeluar përmes vendimeve të Kuvendit në vitet 2014–2015 dhe të përcaktuar në Kushtetutën e Kosovës.

Sipas BE-së, mandati dhe pavarësia e Dhomave të Specializuara duhet të respektohen plotësisht, ndërsa drejtësia duhet të vazhdojë të bazohet në parimin e përgjegjësisë penale individuale.

BE-ja i ka bërë thirrje Kosovës që t’u përmbahet obligimeve të saj ndërkombëtare dhe të garantojë pavarësinë gjyqësore të Dhomave të Specializuara, si dhe llogaridhënien dhe drejtësinë për viktimat dhe familjet e tyre nga të gjitha komunitetet në Kosovë.

Projektligji u miratua në Kuvend të martën, pak para përfundimit të afatit për zgjedhjen e Presidentit, pas një marrëveshjeje mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Partisë Demokratike të Kosovës.

Miratimi i tij u shoqërua me protesta në Kosovë, ndërsa kundërshtimi ndaj Dhomave të Specializuara është rritur pas aktgjykimit të 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Schuebel uron presidenten e re, mbështetja e BE-së do të mbetet e palëkundur

Published

on

By

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka uruar Justina Shiroka-Pulën për zgjedhjen e saj në postin e Presidentes së Republikës së Kosovës.

Schuebel ka shprehur shpresën për rikthimin e stabilitetit politik dhe institucional në vend, duke theksuar gatishmërinë për të bashkëpunuar me presidenten e re, institucionet e Kosovës dhe spektrin politik.

“Me shpresën për ripërtëritjen e stabilitetit politik dhe institucional, pres me kënaqësi të punoj me Presidenten Shiroka-Pula, institucionet e Kosovës dhe spektrin e gjerë politik për ta afruar vendin më pranë Bashkimit Evropian”, ka deklaruar Schuebel.

Ai ka theksuar gjithashtu se mbështetja e Bashkimit Evropian për Kosovën do të vazhdojë të jetë e palëkundur.

Justina Shiroka-Pula u zgjodh Presidente e Kosovës në raundin e parë të votimit, duke marrë 81 vota në seancën e Kuvendit që kishte nisur më 6 tetor. Votimi përfundoi pak pas mesnate, ndërsa numërimi i votave përfundoi rreth 15 minuta më vonë.

Me zgjedhjen e Shiroka-Pulës, Kosova tashmë ka presidenten e re, ndërsa mesazhi i BE-së vjen me theks të veçantë te stabiliteti institucional dhe vazhdimi i rrugëtimit të vendit drejt Bashkimit Evropian.

D.L

Continue Reading

Lajmet

15 milionë euro për subvencionimin e faturave të energjisë për familjet në nevojë

Published

on

Ministri për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare, Andin Hoti, ka bërë të ditur se janë ndarë 15 milionë euro për mbështetjen e familjeve për faturat e energjisë elektrike, përmes Programit për Mbrojtjen e Konsumatorëve të Cenueshëm të Energjisë Elektrike 2026–2027.

Hoti ka njoftuar se programi është miratuar në mbledhjen e pestë të Qeverisë dhe synon subvencionimin e faturave për familjet që plotësojnë kriteret për përfitim.

Ai ka thënë se në ditët në vijim do të nënshkruajë vendimin që përcakton kushtet dhe kriteret për përfituesit, pas së cilës pritet të hapet thirrja për aplikim.

Sipas Hotit, programi lidhet edhe me obligimet e Kosovës në kuadër të procesit të integrimit evropian dhe zbatimit të Planit të Rritjes për Ballkanin Perëndimor, veçanërisht për identifikimin dhe mbështetjen e konsumatorëve të cenueshëm.

“15 milionë euro mbështetje. Drejtpërdrejt në faturat e familjeve”, ka shkruar Hoti./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara