Lajmet nga UBT

Konferenca Ndërkombëtare e Gazetarisë ofroi zbulime të rëndësishme shkencore në fushën e medias

Published

on

Konferenca Ndërkombëtare e Gazetarisë, Medias dhe Komunikimit solli shumë të gjetura shkencore në fushën e medias, duke ofruar një platformë për diskutim dhe ndarjen e ideve ndërmjet studiuesve, gazetarëve dhe ekspertëve.

Pjesëmarrësit trajtuan tema të ndryshme, nga roli i mediave në shoqëri deri te sfidat që përballen në epokën digjitale. Prezantimet e shumta theksuan rëndësinë e gazetarisë etike dhe të besueshme, si dhe ndikimin e teknologjisë në formësimin e informacionit.

Kjo konferencë jo vetëm që nxiti reflektime mbi praktikat aktuale, por gjithashtu promovoi bashkëpunimin ndërkombëtar në kërkimin e zgjidhjeve për sfidat e përbashkëta në fushën e medias.

Sesioni i parë

Chair: Dr. Gjylie Rexha

Co –Chair: Musa Sabedini

  • “Newspapers printed in Albanian language in Kosovo and the news on cultural events”, Ferid Selimi
  • “The exploitation of the stylistic figures in the media”, Xhevahire Millaku
  • “Radio at the crossroads of a networked society: What is going wrong with the radio in Kosovo?”, Gjylie Rexha
  • “The role and impact of media on population migration in Kosovo”, Fatime Lumi Qehaja; Eleonora Serafimovska

Sesioni i dytë

Chair: Dr. Xhevahire Milaku

Co – Chair: Safet Zejnullahu

  • “Albanian online media in Kosovo in the function of media literacy for citizens”, Jehona Kapllani; Driton Iseni; Marigona Xhigoli; Ferid Selimi
  • “Evolution in time: The confrontation between artificial intelligence and literature”, Votim Hanoli; Nikoleta (Dimashi) Kallço
  • “Portals and their internal organization in Kosovo”, Musa Sabedini
  • ”Albanian media in Kosovo in the totalitarian system”, Safet Zejnullahu.

  

Continue Reading

Aktualitet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Aktualitet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Vendi

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Lajmet

Edmond Hajrizi: Kur dija, biznesi dhe etika ndërthuren në vendimmarrje

Published

on

By

Një dialog mbi rolin e drejtuesit në shndërrimin e dijes në modele funksionale që integrojnë arsimin, shëndetësinë, sportin dhe inovacionin

(more…)

Continue Reading

Të kërkuara