Lajmet

​Kollçaku: Ligj për shëndetësi pritet të procedohet shpejt në Kuvend

Kollçaku tha se ky ligj është paraparë në strategjinë legjislative dhe pritet të procedohet shumë shpejt në Kuvend.

Published

on

Deputetja nga partia në pushtet, Lëvizja Vetëvendosje, Fatmire Kollçaku ka kritikuar opozitën për mosjetësimin e Ligjit për shëndetësi për vite të tëra.

Në seancën e jashtëzakonshme ku po diskutohet propozim-rezoluta për gjendjen në shëndetësi dhe sigurimet shëndetësore, Kollçaku tha se ky ligj është paraparë në strategjinë legjislative dhe pritet të procedohet shumë shpejt në Kuvend, derisa këtë debat të sotëm e ka quajtur të përshpejtuar nga ana e opozitës.

“Besoj se kolegu im deputet dhe me profesion, Dreshaj, tashmë je në dijeni se ky ligj është paraparë në strategjinë legjislative dhe pritet të procedohet shumë shpejtë në Kuvend. Ky është një debat pak më i përshpejtuar, por nuk prish punë. Po ashtu, dua të falënderoj kolegun, i cili nuk na la shumë vend të kthehemi në të kaluarën, se në mënyrë shumë taksative i tregoi gjitha pengesat dhe gjithë çfarë nuk është bërë që sot ne nuk e kemi as nga implementimi i ligjit për sigurim shëndetësor, përkundër faktit se u tha që këtu janë formuar shumë grupe punuese për plotësim ndryshim, gjë që asnjëherë s’ka ndodhë dhe ligji aktual është në fuqi. Shtrohet pyetja, athu pse asnjëherë nuk është jetësuar ky ligj. Pra, nuk e kemi fondin të cilin e përmendi është formuar me një vendim, jo bazuar në ligj dhe fokusohet vetëm në trajtim jashtë vendit. Dhe çfarë kemi trashëguar, duhet të kthehemi fatkeqësisht në të kaluarën, 30 milionë euro borxhe, të pa barazuara që janë dhënë bazë zotimeve dhe asnjëherë nuk janë realizuar”, ka thënë Kollçaku.

Ndërsa ka shtuar se janë në fazën e kthimit të besimit tek institucionet jashtë vendit, pasi siç tha ajo, ky besim ka humbur falë mos punës së opozitës, e po ashtu edhe rikthimit të borxhit. Kollçaku ka thënë se për herë të parë mjekët kanë rritje të pagës për 100 për qind.

“Sot ne si Kosovë vuajmë, se zotimet tona si shtet tash nuk pranohen në shumë institucione jashtë Kosovës si një shtet fatkeqësisht që konsiderohet joserioz, se në të kaluarën nuk i ka përmbush zotimet. Pra, dhe jemi në fazën e besimit karshi institucioneve jashtë vendit, dhe rikthimit të borxheve. Me ligjin e ri për sigurim shëndetësor, do të themelohet Fondi i Sigurimeve Shëndetësore dhe do të rregullohet funksionimi dhe financimi. Duke parë sfidat në sektorin e shëndetësisë, MSH ka iniciuar reformën përmbajtjesore të sistemit ekzistues shëndetësor, sepse mund të pajtohemi gjithë se nuk kemi pas sistem, nuk e kemi trashëguar një sistem, i cili është i pa integruar. Është në përfundim të hartimit të strategjisë sektoriale si dhe do të zbatohet ligji edhe në kornizën legjislative në tërësi…rritja e pagave gjë që ka ndodhur për herë të parë një rritje për së paku për mjekët 100 për qind dhe profesionistë tjerë shëndetësor”, ka shtuar Kollçaku.

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli, kap vlerën e 20 mijë eurove

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Spanjë.

Sipas raportit policor, vetura është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast të mashtrimit.

Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro. Për rastin është njoftuar prokurori./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara