Lajmet

​Rama: Plani i rritjes, platformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë në BE

Sipas tij, Plani i Rritjes është një platformë e rëndësishme që do të përshpejtojë hyrjen e vendeve të Ballkanit në BE.

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, ka thënë se bashkëpunimi rajonal është kyç për integrimin e gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian.

Rama në konferencë për media, pas Samitit BE-Ballkan Perëndimor, tha se me Planin e Rritjes për rajonin nga Bashkimi Evropian, të gjitha nismat rajonale, siç është Ballkani i Hapur tashmë janë ekspozuara si gjepura. Ai nënvizoi se pavarësisht problemeve politike të vendeve të rajonit, duhet bashkëpunim për zbatimin e këtij plani të BE-së.

“Integrimi evropian shkon përmes integrimit rajonal. Kjo s’ka aspak diskutim. Plani i rritjes e vulos një gjë të tillë. Prandaj të gjitha gjërat që deri tani kemi dëgjuar si Ballkani i Hapur dhe të tjera janë tashmë të ekspozuara si gjepura, sepse tashmë kjo është rruga. Tashmë me planin e rritjes, sot patëm një deklaratë të përbashkët ku të gjitha gjashtë vendet kanë rënë dakord se kjo është diçka që duhet të bëjmë. Pra nuk ka rëndësi çfarë probleme politike kemi me njëri-tjetrin, ne duhet ta bëjmë këtë”, tha Rama.

Sipas tij, Plani i Rritjes është një platformë e rëndësishme që do të përshpejtojë hyrjen e vendeve të Ballkanit në BE.

“Plani i rritjes është një plarformë kyçe për të përshpejtuar hyrjen tonë më Bashkimin Evropian. Është një instrument që do të bëjë të prekshëm ketë proces për njerëzit… Na jep mundësinë që të kemi kushte dhe procese që janë krejt të njëjta me ato të shteteve anëtare. Këto gjëra kanë ndodhur kur vendet janë bërë vend anëtare, por tash po bëhem edhe ma qenë anëtare. Ana tjetër e planit të rritjes është financimi dhe buxheti me i madh për vendet tona. Prandaj jam i kënaqur që jam ardhur në këtë pikë”, theksoi ai.

Krahas kësaj, Rama tha se edhe nga bashkëpunimi rajonal do të kursehen miliona euro, duke larguar pengesat burokratike.

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli, kap vlerën e 20 mijë eurove

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Spanjë.

Sipas raportit policor, vetura është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast të mashtrimit.

Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro. Për rastin është njoftuar prokurori./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara