Lajmet

Freedom House: Kosova dhe Shqipëria, vende “pjesërisht të lira”

Në Raportin për Lirinë në Botë, Kosova këtë vit vlerësohet me 60 pikë nga 100 pikë maksimale, pa ndryshime nga viti i kaluar.

Published

on

Organizata Freedom House, me seli në Uashington, publikoi raportin vjetor, ku vlerëson se Kosova dhe Shqipëria mbesin vende “pjesërisht të lira”, pavarësisht përparimit në disa fusha për avancimin e të drejtave të njeriut dhe lirive të qytetarëve.

Në Raportin për Lirinë në Botë, Kosova këtë vit vlerësohet me 60 pikë nga 100 pikë maksimale, pa ndryshime nga viti i kaluar.

Në të kaluarën, organizata Freedom House e kishte cilësuar Kosovën si vend në tranzicion me një sistem hibrid të qeverisjes.

Në indeksin e Lirisë Globale, Shqipëria vlerësohet me 68 pikë, duke shënuar përparim me një pikë, në raport me vlerësimin e vitit të kaluar.

Shqipëria, po ashtu, konsiderohet si vend në tranzicion me sistem hibrid të qeverisjes.

Raporti, që vlerësoi përparimin e 195 shteteve dhe 15 territoreve gjatë vitit 2023, bazuar te vlerësimet në fushën e të drejtave politike dhe lirive qytetare, e cilësoi gjendjen e përgjithshme globale të të drejtave politike dhe lirive të njeriut si “një situatë të përshkallëzuar gjerësisht”.

Sipas organizatës Freedom House, të drejtat politike shënuan rënie për 18 vjet me radhë.

Rënie u shënua në 52 shtete, ndërkohë që vetëm 21 shënuan përmirësim gjatë vitit 2023. Aktualisht, nga 195 vendet dhe territoret e vlerësuara, sipas raportit, shumica e popullsisë së botës, rreth 80 për qind, jeton në vende që klasifikohen si pjesërisht të lira apo jo të lira./REL

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli, kap vlerën e 20 mijë eurove

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Spanjë.

Sipas raportit policor, vetura është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast të mashtrimit.

Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro. Për rastin është njoftuar prokurori./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara