Aktualitet

Klinika e Neurokirurgjisë ka kryer rreth 600 operacione gjatë vitit 2022

Sipas ShSKUK-së, rritje e vëllinit të punës është vërejtur edhe në ambulancat specialistike të kësaj klinike.

Published

on

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës, sot ka bërë të ditur se Klinika e Neurokirurgjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, gjatë vitit 2022 ka rritur dukshëm vëllimin e punës.

Sipas raportit të punës për vitin 2022, janë kryer 100 operacione më shumë krahasuar me vitin 2021, kurse mbi 200 operacione më shumë krahasuar me vitin 2020.

Sipas ShSKUK-së, rritje e vëllinit të punës është vërejtur edhe në ambulancat specialistike të kësaj klinike.

“Sa i përket operacioneve, vërehet rritje e numrit të operacioneve trajtimit të Hernive Lumbo-Sacrale”, ka bërë të ditur ShSKUK.

Statistikat e operacioneve

Viti 2022, 596 operacione

Viti 2021, 499 operacione

Viti 2020, 382 operacione

Aktualitet

Trump kërcënon të bllokojë hapjen e urës SHBA-Kanada

Published

on

By

Presidenti Donald Trump ka kërcënuar se do të bllokojë hapjen e një ure që lidh SHBA-në me Kanadanë, derisa Uashingtoni të “kompensohet plotësisht për çdo gjë” që i ka dhënë fqinjit të saj verior.

Ura Ndërkombëtare “Gordie Howe”, e cila lidh provincën kanadeze të Ontarios me shtetin amerikan të Miçiganit (Michigan), nuk do të hapet derisa Otava “ta trajtojë Shtetet e Bashkuara me drejtësinë dhe respektin që meritojmë”, shkroi Trump në rrjetet sociale.

Sipas faqes zyrtare të projektit, ura po financohet nga qeveria kanadeze, por do të jetë në pronësi publike të përbashkët mes Kanadasë dhe Miçiganit. /BBC/

Continue Reading

Lajmet

Basha fton në takim kryetarët e partive parlamentare për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, sot në orën 17:00, do të zhvillojë takim me kryetarët e subjekteve politike për seancën konstituive.

Në këtë takim do të diskutohet rreth përgatitjes për seancën konstituive të Legjislaturës X të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ky takim vjen pas caktimit të seancës konstituive nga Presidentja Vjosa Osmani.

Seanca për konstituimin e Kuvendit është thirrur më 11.02.2026, në orën 12:00.

Në njoftimin e Presidencës është bërë e ditur se: “Duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11.02.2026, në orën 12:00”.

Continue Reading

Aktualitet

REL: SHBA-ja do të vazhdojë ta mbështesë FSK-në me pajisje ushtarake

Published

on

By

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë do të vazhdojë ta mbështesë Forcën e Sigurisë së Kosovës në përvetësimin e pajisjeve ushtarake amerikane, duke promovuar kështu bizneset amerikane dhe lidhjet tregtare midis SHBA-së dhe Kosovës, tha një zëdhënës i ambasadës në Prishtinë për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, bashkëpunimi i fuqishëm ushtarak midis Shteteve të Bashkuara dhe Kosovës po e ndihmon FSK-në të arrijë vetëmjaftueshmëri dhe ta bëjë Kosovën një kontribuuese kyç për stabilitetin rajonal dhe global.

“Shtetet e Bashkuara mbështesin plotësisht tranzicionin 10-vjeçar të Forcës së Sigurisë së Kosovës në një forcë mbrojtëse territoriale shumetnike, profesionale dhe të ndërveprueshme me NATO-n, e aftë për të rritur sigurinë rajonale dhe për të promovuar interesat e sigurisë së SHBA-së”, tha zëdhënësi.

Ai i bëri komentet në përgjigje të pyetjeve të Radios Evropa e Lirë se si e vlerësojnë Shtetet e Bashkuara fazën aktuale të transformimit të FSK-së në një forcë ushtarake dhe për rolin që SHBA-ja parashikon të luajë në fazën përfundimtare të këtij transformimi.

FSK-ja e nisi këtë proces dhjetëvjeçar në vitin 2018, pas miratimit të ligjeve përkatëse nga Kuvendi i Kosovës, të cilat i hapën rrugë transformimit të saj në ushtri me kapacitete të plota.

Që atëherë, Shtetet e Bashkuara e kanë mbështetur këtë hap, duke e cilësuar tranzicionin si “historik” dhe duke konfirmuar angazhimin për zhvillimin profesional të forcës – ndryshe nga NATO-ja, e cila e ka konsideruar vendimin “të papërshtatshëm në kohë”, për shkak të marrëdhënieve të tensionuara mes Kosovës dhe Serbisë.

Zyrtarë të Ministrisë së Mbrojtjes në Kosovë kanë konfirmuar për REL-in se transformimi pritet të përfundojë në vitin 2028, sipas planit. Tash për tash po zhvillohen kapacitetet ajrore, po forcohen regjimentet luftarake dhe po punohet për të plotësuar komponentin e rezervës me 3.000 pjesëtarë, pasi objektivi për 5.000 trupa të rregullta është arritur tashmë.

Viteve të fundit, Kosova ka marrë ose blerë pajisje të ndryshme ushtarake nga SHBA-ja, përfshirë dronët RQ-20 Puma, raketat Javelin dhe automjetet Humvee.

Aktualisht, FSK-ja po përgatitet të bashkohet me Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese për Gazën, e cila është pjesë e planit për paqe në këtë rajon, të propozuar nga presidenti amerikan, Donald Trump. /REL/

 

 

Continue Reading

Lajmet

Osmani cakton datën për konstituimin e Kuvendit

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu, pas konsultimit me shumicën e partive parlamentare në Kuvend, ka thirrur seancën konstituive më 11.02.2026, në orën 12:00.

Në njoftimin e Presidencës është bërë e ditur se “duke pasur parasysh urgjencën e krijimit të institucioneve, miratimit të buxhetit dhe marrëveshjeve ndërkombëtare, në përputhje me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, Presidentja ka vendosur që seancën konstituive të Kuvendit ta ftojë për nesër, më 11.02.2026, në orën 12:00”.

Në zgjedhjet e mbajtura më 28.12.2025, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) si partia e parë me më së shumti vota do të ketë 57 deputetë, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 22, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 15 dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 6.

Nga 120 deputetët që përbëjnë Kuvendin e Kosovës, 20 janë të garantuara me Kushtetutë për komunitetet joshumicë që jetojnë në vend.

Continue Reading

Të kërkuara