Lajmet

Kirurgjia Torakale kryen 199 operacione të karcinomës së gjirit gjatë këtij viti

Published

on

Klinika e Kirurgjisë Torakale në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës ka arritur një rezultat të rëndësishëm në trajtimin e pacientëve me karcinomë gjiri, duke kryer 199 operacione gjatë këtij viti.

Kështu ka bërë të ditur Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës përmes një njoftimi.

Ky sukses është arritur në bashkëpunim me stafin e Klinikës së Anesteziologjisë, që ka kontribuar në ofrimin e shërbimeve të kualitetit të lartë për pacientët.

Përveç operacioneve, klinika gjithashtu ka kryer 107 biopsi me anestezion të përgjithshëm, 131 biopsi të gjirit me anestezion lokal dhe 104 raste me gjilpërë gjysmë automatike”, thuhet në njoftim.

Një nga arsyet për këtë sukses është përmirësimi i infrastrukturës dhe pajisjeve mjekësore, pasi Klinika e Kirurgjisë Torakale ka filluar përdorimin e aparaturës së re, Sentinel Nody Biopsy (Biopsia e Nyjës Sentinellë), e cila ka lehtësuar procesin e realizimit të operacioneve dhe biopsive.

Klinika ka njoftuar se nuk ka lista pritjeje për rastet me kancer të gjirit, duke i trajtuar ato me prioritet.

Lajmet

Pas takimit me Osmanin, emisari i ri i SHBA-së në takim me Kurtin

Published

on

By

Pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, zëvendësndihmës Sekretari i shtetit amerikan, Alexander Kasanof, është drejtuar në ndërtesën e Qeverisë për takim me kryeministrin Albin Kurti.

Kasanof do të ketë takime edhe me liderët e opozitës, shoqërinë civile dhe komunitetin e biznesit.

Kjo është vizita e tij e parë në Kosovë.

Continue Reading

Lajmet

Hapësira e mundësive: Panairi i kompanive austriake në UBT

Published

on

Ditën e enjte, kampusi inovativ i UBT-së u hapi dyert për mbi 20 kompanive austriake, duke organizuar një panair të rëndësishëm që bashkoi studentët dhe të diplomuarit në mundësi të reja profesionale. Ky eveniment ofroi një platformë të shkëlqyer për të prezantuar mundësitë e punës, për të ndarë përvoja dhe për të krijuar kontakte të vlefshme në një ambient të ngrohtë dhe mbështetës. Në këtë mënyrë, panairi shërbeu si një hap i rëndësishëm drejt ndërtimit të karrierave të suksesshme për të rinjtë kosovarë.

Panairi u hap në Bibliotekën e UBT-së, ku drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota, ju drejtua studentëve dhe pjesëmarrësve, të cilët ishin në numër të madh. Duke i uruar të gjithëve mirëseardhje, Bashota vazhdoi të fliste për rëndësinë e këtij panairi, i cili ofron të rinjve kosovarë mundësinë për të përjetuar një eksperiencë të mirë dhe profesionale në botën evropiane.

Pas tij, Wilhelm Nest theksoi rëndësinë e ndërlidhjes mes studentëve dhe tregut të punës në Austri. Ai ofroi një pasqyrë mbi jetën dhe mundësitë e punësimit në Austri, duke nënvizuar avantazhet që ky vend ofron për të rinjtë.

Mathias Bertsch nga Wirtschafts-Standort Vorarlberg, Betriebsansiedlungs GmbH (WISTO), prezantoi mundësitë e jetës dhe punës në Vorarlberg, duke ndarë informacione të vlefshme mbi sektorët e zhvilluar dhe kërkesat për punë në këtë rajon.

Po ashtu, Simone Weiss dhe Jana Falkner nga Innovation Salzburg GmbH, paraqitën ofertat e punës në Salzburg, duke ofruar një pamje të qartë mbi mundësitë që ky qytet ofron për profesionistët e rinj.

Pas prezantimeve profesionale, në hollin e UBT-së u bashkuan të gjithë pjesëmarrësit dhe studentët për tu informuar në detaje me përfaqësuesit e kompanive austriake. Çdo kompani pjesëmarrëse kishte një shtand/tavolinë të caktuar, ku qëndronin deri në dy përfaqësues dhe ekspozonin materialet promovuese, përfshirë roll-ups, broshura, dhurata dhe informacion rreth mundësive të punës. Kjo u ofroi kompanive mundësinë për të prezantuar kompanitë dhe për të tërhequr interesin e studentëve.

Panairi përfshinte takime të planifikuara mes studentëve dhe të diplomuarve me përfaqësuesit e kompanive. Studentët ishin të inkurajuar të sillnin CV-të e tyre për të pasur një mundësi më të mirë për të diskutuar rreth mundësive të punës dhe për të ndarë informacionin e tyre profesional.

Ky panair krijoi mundësi unike për të prezantuar ofertat e kompanive austriake për studentët e UBT-së. Ngjarja ndihmoi studentët të identifikonin mundësitë e punës dhe të zhvillonin lidhje me punëdhënësit potencialë. Evenimenti përfundoi me një koktej të organizuar për studentët dhe stafin e UBT-së, një moment i shkëlqyer për të diskutuar dhe ndarë përvoja, si dhe për të forcuar marrëdhëniet mes studentëve dhe përfaqësuesve të kompanive.

Panairi i sotëm ishte një hap i rëndësishëm për të mbështetur studentët në kërkimin e mundësive të punës dhe për të ndihmuar në krijimin e një rrjeti profesional./UBTNews/D.E.

Continue Reading

Lajmet

Rritet numri i turistëve në Kosovë, kjo komunë me numrin më të lartë të vizitorëve

Published

on

By

Në gusht të këtij viti, numri i vizitorëve (vendorë dhe të huaj) në hotele ishte 76 mijë e 898, prej tyre 40,8%, ishin vendorë dhe 59,1% ishin të jashtëm. Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, krahasuar me muajin gusht të vitit 2023 (sa ishin 71 232 vizitorë) kishte rritje të numrit të përgjithshëm të vizitorëve në hotele për 8,0%.

Numri i net-qëndrimeve ishte 161 848, prej tyre 42,2% nga vendorët dhe 57,7% nga të huajt”, thuhet në raport.

Sipas ASK-së numrin më të madh të vizitorëve të brendshëm në hotele e ka rajoni i Pejës me 13 mijë e 439 vizitorë dhe më 35 466 net-qëndrime.

Më tej thuhet se sa u përket vizitorëve të huaj, krahasuar me periudhën paraprake (Gusht 2023) ka ulje të vizitorëve për 0,5%. Në total ishin 45 498 vizitorë të huaj, nga të cilët numri më i madh është nga Gjermania, Shqipëria, Zvicra, SHBA etj.

Continue Reading

Lajmet

PDK fton për nesër seancë urgjente për aferën Kusari-Lila

Published

on

By

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiti me mbështetjen e 42 deputetëve ka dorëzuar kërkesën për seancë të jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës për ditën e nesërme.

Tahiri tha se ka dorëzuar në Kuvend kërkesën për seancë të jashtëzakonshme për të premten, nga ora 12:00, lidhur me urgjencën që përfshinë sigurinë dhe kredibilitetin e Qeverisë Kurti dhe “se sa thellë e ka përfshirë ky pushtet terroristin Milan Radojçiq, në diktimin e agjendës së Kuvendit të Kosovës.”

Ky turp nga rrafshi moral e ky degradim nga rrafshi institucional, ku një terroristi dhe një personi që gjendej në Listën e Zezë të SHBA-vë, iu është mundësuar ta diktojë agjendën e Kuvendit të Kosovës, nuk mund të kalojë pa përgjigje“, tha Tahiri.

Njëherësh, në përpjekje për t’ia ndryshuar kahun këtij mega-skandali, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, tha sot në Kuvend se “imagjinoni kur do të dalin fotot e përurimit të shtëpisë së Radojçiq, imagjinoni kur dalin dhuratat për fëmijët e Radojçiqit nga zyrtarë e udhëheqës” duke aluduar se ajo i di dhe i ka parë të njëjtat“, tha Tahiri.

Ai ka thënë se populli i Kosovës nuk meriton mjegull, andaj fton Kusari-Lila që nesër, para seancës apo gjatë seancës, “t’i publikojë ato fotografi një për një dhe të evidentojë me emër e mbiemër dhe pozitë, të gjithë ata që paskan qenë në përurimin e shtëpisë së Radojçiq dhe që i paskan dërguar dhurata atij“./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara