

Bota
Kina vendos sanksione ndaj 13 firmave ushtarake të SHBA-së
Published
8 months agoon
By
UBTnewsKina ka vendosur sanksione kundër 13 firmave ushtarake amerikane të enjten, si përgjigje ndaj vendimit të Shteteve të Bashkuara për t’i shitur armë Tajvanit, tha Ministria e Jashtme e Kinës.
Kina e ka kundërshtuar fuqishëm vendimin e SHBA-së për ta autorizuar shitjen e mundshme të pjesëve shtesë në vlerë 385 milionë dollarë dhe mbështetjen për aeroplanët luftarakë F-16 dhe radarët të Tajvanit.
Kjo, sipas Pekinit, e minon sovranitetin dhe integritetin territorial të Kinës.
SHBA-ja, si shumica e vendeve të botës, nuk ka marrëdhënie zyrtare diplomatike me Tajvanin, por është mbështetësi më i rëndësishëm ndërkombëtar i Tajvanit dhe e furnizon atë me armë, gjë që e zemëron Pekinin.
Tajvani dhe Kina u ndanë në vitin 1949, pas një lufte civile e cila mbaroi me Partinë Komuniste në pushtet në Kinë.
Ishulli i vetëqeverisur nuk ka qenë asnjëherë pesë e Republikës së Popullit të Kinës, por Pekini e sheh Tajvanin si një provincë të shkëputur që duhet ta rimarrë qoftë edhe me forcë.
Kompanitë e sanksionuara janë Teledyne Brown Engineering Inc, BRINC Drones Inc dhe Shield AI Inc, tha Ministria e Jashtme të enjten.
Kompani të tjera që përballen me sanksione janë Rapid Flight LLC, Red Six Solutions, SYNEXXUS Inc, Firestorm Labs Inc, Kratos Unmanned Aerial Systems Inc, HavocAI, Neros Technologies, Cyberlux Corporation, Domo Tactical Communications dhe Group Ë.
Për më tepër, Kina do t’i ngrijë asetet e gjashtë ekzekutivëve nga pesë kompani, përfshirë Raythen, BAE Systems dhe United Technologies në Kinë, dhe do t’ua ndalojë hyrjen në vend atyre.
Organizatat dhe individët nga Kina e kanë të ndaluar të bëjnë biznes me to.
Bota
Trump po shqyrton një vendim drastik në prag të Botërorit 2026
Published
36 minutes agoon
July 31, 2025By
UBTnews
Presidenti amerikan, Donald Trump, po shqyrton mundësinë e ndalimit të vizave për qytetarët brazilianë në prag të Kupës së Botës 2026, e cila do të mbahet në SHBA, Meksikë dhe Kanada.
Sipas raportimeve të CNN, kufizimet kanë nisur të zbatohen pjesërisht dhe pritet të ashpërsohen, duke vënë në pikëpyetje praninë e tifozëve brazilianë në turne. Kjo lëvizje besohet se synon të ndikojë opinionin publik në Brazil kundër qeverisë aktuale.
FIFA dhe Federata Braziliane e Futbollit ende nuk kanë reaguar zyrtarisht, por raportohet se janë në dijeni të situatës dhe po shqyrtojnë mundësinë e takimeve me autoritetet amerikane për të shmangur përjashtimin e tifozëve.
Kujtojmë se SHBA tashmë ka ndaluar udhëtimin për disa shtete, përfshirë Iranin, vend i cili është kualifikuar për Kupën e Botës, por tifozët e tij nuk do të lejohen të hyjnë në vend.

Gjashtë të vdekur, përfshirë një fëmijë gjashtëvjeçar, dhe 52 të plagosur – nga të cilët 30 janë shtruar në spital, përfshirë edhe fëmijë. Ky është bilanci i sulmit ajror me dronë gjatë natës nga Rusia mbi Kievin.
Lajmi u konfirmua nga kryebashkiaku Vitali Klitschko, siç raportoi agjencia e lajmeve UNIAN.
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy komentoi gjithashtu sulmin në rrjetet sociale: “Kiev. Sulm me raketa. Drejtpërdrejt mbi një ndërtesë banimi. Njerëz nën rrënoja. Të gjitha shërbimet janë në vendngjarje. Terroristët rusë”.
Gjatë natës, rusët lëshuan “më shumë se 300 dronë dhe tetë raketa” mbi Ukrainë, raporton ANSA.
Në Kiev, “gjashtë viktima, përfshirë një djalë gjashtëvjeçar dhe nënën e tij”, tha presidenti Zelensky, duke theksuar se “kryeqyteti ishte objektivi kryesor i bombardimeve masive”.
Ai shtoi se u goditën rajonet Kiev, Sumy, Poltava, Mykolaiv dhe Dnipropetrovsk.
“Duhet ta detyrojmë Moskën të bëjë paqe, të ulet në një tryezë të vërtetë negociatash: partnerët tanë i kanë të gjitha mjetet për ta bërë këtë. Jemi të bindur se gjithçka që po deklarohet aktualisht nga Amerika dhe Evropa në këtë drejtim do të zbatohet“, përfundoi ai.
“Një skenë e tmerrshme në rrethin e Svyatoshinsky. Hyrja e tërë e një ndërtese banimi është shembur. Shpëtimtarët po kërkojnë njerëz nën rrënoja. Deri tani janë raportuar gjashtë viktima nga sulmi armik mbi kryeqytetin, por numri i tyre, për fat të keq, mund të rritet“, shkroi kryebashkiaku i Kievit në Telegram.
Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Andrii Sybiha, i bëri sot thirrje Shteteve të Bashkuara që të ushtrojnë presion maksimal mbi Moskën.
“[Presidenti amerikan] Donald Trump ka qenë shumë bujar dhe i durueshëm me [Presidentin rus] Putinin, duke u përpjekur të gjejë një zgjidhje”, shkroi Sybiha në X.
Putin “nuk i intereson përpjekjet për të ndalur vrasjet. Ai kërkon vetëm të shkatërrojë dhe të vrasë… Ka ardhur koha që ai të ndjejë dhimbjen dhe pasojat e zgjedhjeve të tij. Është koha të ushtrohet presion maksimal ndaj Moskës”, përfundoi ai.
Bota
Gjysma e tokës në Evropë e prekur nga thatësira, vendet më të goditura
Published
4 hours agoon
July 31, 2025By
UBT News
Një valë e re thatësire ka përfshirë Evropën dhe rajonin e Mesdheut, me 52% të tokës të prekur në fillim të korrikut, sipas të dhënave të Observatorit Evropian të Thatësirës. Kjo është përqindja më e lartë e regjistruar ndonjëherë për këtë periudhë që prej 2012.
Evropa Lindore është më e prekur, me Kosovën, Serbinë dhe Bullgarinë që përjetojnë ndikimin më të madh, në disa zona deri në 100% të territorit.
Në Bullgari, thatësira ka shkaktuar ndërprerje të furnizimit me ujë për mbi 156 mijë banorë.
Në Hungari, 47% e tokës është në nivel paralajmërimi, në Mesdheun Lindor, si në Armeni (95%) dhe Turqi (77%), situata është rënduar edhe nga zjarret.
Në Siri, thatësira kërcënon prodhimin e grurit, duke vënë në rrezik ushqimor mbi 16 milionë njerëz, ndërsa Perëndimi i Evropës përjeton një situatë më të përzier, Franca, Britania dhe Italia kanë raportuar rritje të ndjeshme të tokës së prekur, ndryshe nga Spanja dhe Portugalia, ku përqindjet mbeten minimale.
Kjo valë e re ngre sërish alarmin për ndikimet e ndryshimeve klimatike dhe pasojat e tyre në sigurinë ushqimore dhe furnizimin me ujë.

Kryeministri Mark Carney ka thënë se Kanadaja planifikon të njohë një shtet palestinez në shtator, duke u bërë vendi i tretë i G7 që bën një njoftim të tillë ditët e fundit.
Carney tha se ky veprim varet nga reformat demokratike, duke përfshirë edhe mbajtjen e zgjedhjeve nga Autoriteti Palestinez vitin e ardhshëm pa Hamasin.
Komentet e tij vijnë një ditë pasi Mbretëria e Bashkuar njoftoi se do të njihte një shtet palestinez në shtator nëse Izraeli nuk pranon një armëpushim dhe kushte të tjera dhe një javë pasi Franca zbuloi një plan të ngjashëm, shkruan BBC, transmeton KosovaPress.
Ministria e jashtme e Izraelit e hodhi poshtë njoftimin e Kanadasë, duke e quajtur atë “një shpërblim për Hamasin”. Shumica e vendeve – 147 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së – e njohin zyrtarisht një shtet palestinez.
Carney tha se Kanadaja do ta njohë zyrtarisht shtetin e Palestinës në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së që do të mbahet së shpejti.
Ai përmendi zgjerimin e vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, përkeqësimin e situatës humanitare në Gaza dhe sulmet e 7 tetorit 2023 ndaj Izraelit nga Hamasi si arsye për ndryshimin dramatik të politikës së jashtme të Kanadasë.
“Niveli i vuajtjeve njerëzore në Gaza është i patolerueshëm dhe po përkeqësohet me shpejtësi“, u tha Carney gazetarëve të mërkurën.
Ai tha se njohja e shtetësisë palestineze do të varet nga angazhimet e Autoritetit Palestinez për të reformuar rrënjësisht qeverisjen e tij dhe për të demilitarizuar territorin.
“Perspektiva e një shteti palestinez po gërryhet para syve tanë“, tha ai.

UBT sërish i pari në rangimin e Webometrics – Lider në arsimin e lartë privat në Kosovë

Nga 1 gushti qytetarët s’mund të marrin certifikata të gjendjes civile pa adresë zyrtare

Veterani që u kanos me deputeten Pacolli, dorëzon kallëzim penal kundër saj

Trump po shqyrton një vendim drastik në prag të Botërorit 2026

30 thënie që janë të mbushura me urtësi

Rozeta Hajdari mbrohet në heshtje gjatë intervistimit në Prokurorinë Speciale për rezervat shtetërore

Gjashtë të vdekur nga sulmet ruse në Kiev

Prokuroria mirëpret aktgjykimin dënues ndaj Millosh Pleskoviqit

Millosh Pleskoviq dënohet me 15 vjet burgim për krime lufte
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT organizoi Akademi Përkujtimore në nder të Prof. Dr. Naser Kamberit