Teknologji

Kina thotë se SHBA po përhap dezinformata për TikTok-un

Kina ka qenë e shqetësuar për ndikimin e mediave sociale dhe aplikacioneve të komunikimit jashtë shtetit.

Publikuar

Kina akuzoi Shtetet e Bashkuara të enjten për përhapjen e dezinformatave dhe shtypjen e TikTok-ut pas raportimeve se administrata Biden po u bënte thirrje pronarëve të saj kinezë që të shisnin aksionet e tyre në aplikacionin popullor të ndarjes së videove.

SHBA nuk ka paraqitur ende prova se TikTok kërcënon sigurinë e saj kombëtare dhe po përdorte justifikimin e sigurisë së të dhënave për të shpërdoruar fuqinë e saj për të shtypur kompanitë e huaja, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Wang Wenbin.

“Shtetet e Bashkuara duhet të ndalojnë përhapjen e dezinformatave në lidhje me sigurinë e të dhënave, të ndalojnë shtypjen e kompanisë përkatëse dhe të ofrojnë një mjedis të hapur, të drejtë dhe jodiskriminues për bizneset e huaja për të investuar dhe operuar në SHBA”, tha Wang.

“Nëse objektivi është mbrojtja e sigurisë kombëtare, investimi nuk e zgjidh problemin: Një ndryshim në pronësi nuk do të impononte ndonjë kufizim të ri në rrjedhën e të dhënave ose aksesin”, tha zëdhënësja e TikTok, Maureen Shanahan.

Kina ka qenë prej kohësh e shqetësuar për ndikimin e mediave sociale dhe aplikacioneve të komunikimit jashtë shtetit dhe ndalon shumicën e më të njohurve, duke përfshirë Facebook, Twitter, Instagram, YouTube – dhe TikTok./UBTNews/

Mobile

Apple lanson iOS dhe iPadOS 16.4

Apple gjithashtu po risjell një arkitekturë të re HomeKit nga iOS 16.2 dhe macOS Ventura 13.1 që e hoqi vitin e kaluar.

Publikuar

nga

Nëse keni një pajisje Apple, atëherë kontrolloni njoftimet: Apple zyrtarisht ka lansuar përditësime për secilën prej platformave madhore, macOS 13.3 dhe iOS/iPadOS 16.4 si dhe watchOS 9.4 përmbajnë 21 emoji të reja, izolim i përmirësuar i zërit për thirrjet dhe përmirësime të vogla.

Për të filluar, tastiera emoji ka pesë kafshë të reja, dy gjeste të reja me duar, tri zemra të reja dhe disa objekte shtëpiake si ventilator, një flaut dhe maraca.

Thirrjet celulare tashmë kanë izolim të zërit dizajnuar për të bllokuar zhurmat e ambientit. Albumi Duplicates në Photos do të kontrollojë imazhet e ruajtura në iCloud Shared Photo Library për ti mbajtur albumet tuaja të pastra.

Madje është shtuar edhe një funksionalitet aksesibiliteti që ul ndriçimin e ekranit kur identifikon drita pulsuese.

Apple gjithashtu po risjell një arkitekturë të re HomeKit nga iOS 16.2 dhe macOS Ventura 13.1 që e hoqi vitin e kaluar. Asokohe përdoruesit raportonin se disa komanda të Siri nuk funksionin dhe pajisjet smart home nuk shfaqeshin siç duhej në Home App.

Jo vetëm që këto probleme janë adresuar, por Apple thotë se edhe lidhja e tyre nuk ka më asnjë problem./PCWorld Albanian

Vazhdo të lexosh

Internet

Në Australi vidhen të dhënat e mbi 8 milionë patentave dhe pasaportave

Kështu njoftoi sot kompania.

Publikuar

nga

Pothuajse 8 milionë numra të patentave dhe mbi 50 mijë numra të pasaportave australiane dhe të Zelandës së Re u vodhën më 16 mars nga kompania e pagesave digjitale dhe huadhënies “Latitude Holdings”, njoftoi sot kompania.

“Latitude Holdings” me qendër në Melburn njoftoi gjithashtu se 6,1 milionë të dhëna të tjera të klientëve që datojnë në vitin 2005 ishin vjedhur dhe rreth 100 klientëve iu vodhën deklarimet mujore, shkruan ANSA.

Pronari i “Latitude Holdings”, Ahmed Fahour ka thotë se janë duke korrigjuar platformat e prekura nga sulmi dhe se po zbatojnë planin e monitorimeve të mëtejshme të sigurisë.

“Aktivitetet do të rifillojnë në ditët në vijim”, theksoi ai.

Vazhdo të lexosh

Internet

Ligjvënësit japonezë planifikojnë ndalimin e TikTok-ut

Kjo nëse ato përdoren për fushata dezinformuese.

Publikuar

nga

Një grup ligjvënësish japonezë të Partisë Liberale Demokratike (LDP) planifikon të përpilojë një propozim muajin e ardhshëm duke i kërkuar qeverisë të ndalojë shërbimet e rrjeteve sociale si TikTok nëse ato përdoren për fushata dezinformuese, tha një ligjvënës i LDP-së të hënën.

Shumë ligjvënës amerikanë po i bëjnë thirrje administratës Biden të ndalojë aplikacionin e njohur të mediave sociale në pronësi kineze, duke pretenduar se aplikacioni mund të përdoret për mbledhjen e të dhënave, censurimin e përmbajtjes dhe dëmtimin e shëndetit mendor të fëmijëve.

“Nëse verifikohet se një aplikacion është përdorur qëllimisht nga një palë e caktuar e një vendi të caktuar për operacionet e tyre për të influencuar me keqdashje … duhet të merret parasysh ndalimi i menjëhershëm i shërbimit”, tha Norihiro Nakayama për Reuters në një intervistë.

Në Japoni, përdorimi i TikTok dhe shërbimeve të tjera të rrjeteve sociale (SNS) janë të ndaluara në pajisjet qeveritare që trajtojnë informacione konfidenciale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Teknologji

Themeluesi i Alibaba-s shihet në Kinë pas një mungese të gjatë

Ai ka mbajtur një profil të ulët që kur kritikoi rregullatorët financiarë të Kinës në vitin 2020.

Publikuar

nga

Themeluesi i Alibaba-s, Jack Ma, i cili është parë rrallë në publik në tre vitet e fundit, është rishfaqur në një shkollë në Hangzhou, thotë një raport.

58-vjeçari ka mbajtur një profil të ulët që kur kritikoi rregullatorët financiarë të Kinës në vitin 2020.

Z. Ma ishte miliarderi kinez i profilit më të lartë që ishte zhdukur mes një goditjeje ndaj sipërmarrësve të teknologjisë.

Ai së fundmi u kthye në Kinë pas më shumë se një viti jashtë shtetit, sipas South China Morning Post.

Gazeta në pronësi të Alibaba-s tha se ai kishte bërë një ndalesë të shkurtër në Hong Kong, ku takoi miq dhe gjithashtu vizitoi shkurtimisht Art Basel, një panair ndërkombëtar i artit.

Ai shtoi se z. Ma ka udhëtuar në vende të ndryshme për të mësuar rreth teknologjisë bujqësore, por nuk bëri asnjë referencë se pse ai ishte zhdukur nga publiku vitet e fundit.

Dikur njeriu më i pasur në Kinë, Ma hoqi dorë nga kontrolli i gjigantit të teknologjisë financiare Ant Group në janar të këtij viti./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara