Internet

Edhe Zelanda e Re ndalon TikTok-un në telefonët zyrtarë

Zelanda e Re bëhet vendi i fundit që do të vendosë një ndalesë zyrtare në këtë rrjet social.

Publikuar

Zelanda e Re do të ndalojë TikTok-un në të gjitha pajisjet me kërkesë nga parlamenti gjatë fundit të këtij muaji. Kështu Zelanda e Re bëhet vendi i fundit që do të vendosë një ndalesë zyrtare në këtë rrjet social.

I kryesuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, një numër në rritje i vendeve perëndimore po vendosin kufizime lidhur me përdorimin e TikTok-ut në pajisje qeveritare, duke përmendur shqetësimet e sigurisë.

Rafael Gonzalez-Montero, shefi ekzekutiv i shërbimit parlamentar të Zelandës së Re, tha në një deklaratë të premten se rreziqet e mbajtjes së aplikacionit “nuk janë të pranueshme”./UBTNews/

Internet

Në Australi vidhen të dhënat e mbi 8 milionë patentave dhe pasaportave

Kështu njoftoi sot kompania.

Publikuar

nga

Pothuajse 8 milionë numra të patentave dhe mbi 50 mijë numra të pasaportave australiane dhe të Zelandës së Re u vodhën më 16 mars nga kompania e pagesave digjitale dhe huadhënies “Latitude Holdings”, njoftoi sot kompania.

“Latitude Holdings” me qendër në Melburn njoftoi gjithashtu se 6,1 milionë të dhëna të tjera të klientëve që datojnë në vitin 2005 ishin vjedhur dhe rreth 100 klientëve iu vodhën deklarimet mujore, shkruan ANSA.

Pronari i “Latitude Holdings”, Ahmed Fahour ka thotë se janë duke korrigjuar platformat e prekura nga sulmi dhe se po zbatojnë planin e monitorimeve të mëtejshme të sigurisë.

“Aktivitetet do të rifillojnë në ditët në vijim”, theksoi ai.

Vazhdo të lexosh

Internet

Ligjvënësit japonezë planifikojnë ndalimin e TikTok-ut

Kjo nëse ato përdoren për fushata dezinformuese.

Publikuar

nga

Një grup ligjvënësish japonezë të Partisë Liberale Demokratike (LDP) planifikon të përpilojë një propozim muajin e ardhshëm duke i kërkuar qeverisë të ndalojë shërbimet e rrjeteve sociale si TikTok nëse ato përdoren për fushata dezinformuese, tha një ligjvënës i LDP-së të hënën.

Shumë ligjvënës amerikanë po i bëjnë thirrje administratës Biden të ndalojë aplikacionin e njohur të mediave sociale në pronësi kineze, duke pretenduar se aplikacioni mund të përdoret për mbledhjen e të dhënave, censurimin e përmbajtjes dhe dëmtimin e shëndetit mendor të fëmijëve.

“Nëse verifikohet se një aplikacion është përdorur qëllimisht nga një palë e caktuar e një vendi të caktuar për operacionet e tyre për të influencuar me keqdashje … duhet të merret parasysh ndalimi i menjëhershëm i shërbimit”, tha Norihiro Nakayama për Reuters në një intervistë.

Në Japoni, përdorimi i TikTok dhe shërbimeve të tjera të rrjeteve sociale (SNS) janë të ndaluara në pajisjet qeveritare që trajtojnë informacione konfidenciale./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Mes kërcënimit për ndalim, TikTok thotë se gjysma e amerikanëve përdorin platformën

Chew tha të martën se numri i përdoruesve në SHBA ishte rritur në 150 milionë.

Publikuar

nga

Shefi ekzekutiv i TikTok, Shou Zi Chew tha të martën se numri i përdoruesve në SHBA ishte rritur në 150 milionë – pothuajse gjysma e popullsisë së përgjithshme, ndërsa ai përgatitej të luftonte në Kongresin Amerikan për të ardhmen e faqes në pronësi kineze.

Chew do të japë dëshmi para Komitetit të Energjisë dhe Tregtisë të Dhomës së Përfaqësuesve të enjten, ku ai do të përballet me një breshëri pyetjesh mbi akuzat si nga republikanët ashtu edhe nga demokratët se aplikacioni i përket Partisë Komuniste në Pekin.

Kompania ka konfirmuar gjithashtu raportet se Shtëpia e Bardhë i ka dhënë TikTok-ut një ultimatum për të ndarë rrugët me pronarët e saj kinezë ose do të përballet me një ndalim nga SHBA./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Internet

Mashtrimet në internet, disa këshilla se si të mbroheni

Mundohuni të dalloni se nga vijnë emailet dhe mesazhet e dyshimta.

Publikuar

nga

Katër të drejtat kryesore të konsumatorit janë e drejta për sigurinë e produktit, për informacion të plotë, për zgjedhje të lirë dhe për t’u dëgjuar.

Megjithatë, transaksionet në internet, shpesh janë një rrezik për t’u përballur me mashtrime. E-maile të dyshimta, lidhje të rastësishme, informacione të rreme, faqe interneti të rreme këto dhe shumë gjëra të tjera minojnë sigurinë tonë kibernetike, si dhe fjalëkalimet e vjetëruara dhe mungesën e vëmendjes së konsumatorit.

Fenomeni i mashtrimeve online është shumë më i përhapur nga sa mendoni, dhe çdo vit ka qindra mijëra viktima në mbarë botën.

Megjithatë, ka udhëzime shumë të thjeshta për të qenë në gjendje të mbroni veten në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mundohuni të dalloni se nga vijnë emailet dhe mesazhet e dyshimta

Shumica e mashtrimeve në internet ndodhin përmes emaileve ose telefonatave. Gjëja e parë që duhet bërë, veçanërisht nëse na kërkohen të dhëna personale, është të kontrollojmë me kujdes origjinën, emrin e faqes ose emailin, ose të kërkojmë numrin e telefonit në internet. Në dyshimin më të vogël mos dërgoni asgjë.

Kontrolloni faqet ku blini online

Nëse nuk porositni nga faqet e njohura, të cilat në shumicën e rasteve garantojnë sigurinë, mund të kontrolloni për të kuptuar nëse faqja është e besueshme si informacioni tatimor ose kërkoni për rishikime të blerësve të tjerë në sajtet që ndajnë përvojat e përdoruesve. Nëse këto të dhëna mungojnë, ose ju duken të çuditshme, mos vazhdoni me blerjen.

Kini kujdes se si i trajtoni dokumentet dhe të dhënat personale

Jeni gjithmonë të kujdesshëm kur dërgoni të dhëna personale. Në përgjithësi, shmangeni, mos dërgoni asgjë nga të dhënat personale nëse nuk janë miqtë, familja, të njohurit, puna.

Jeni të kujdesshëm ndaj kujtdo që ju nxiton

Shumica e mashtrimeve në internet luajnë me nxitimin e konsumatorit. Mos nxitoni, merrni gjithë kohën që ju nevojitet, veçanërisht në botën digjiitale.

Përditësoni shpesh fjalëkalimet dhe softuerin tuaj

Përditësimi i rregullt i fjalëkalimit tuaj është thelbësor për të garantuar sigurinë tuaj. Për më tepër, është gjithashtu e rëndësishme që softueri i kompjuterit të përditësohet në versionin më të fundit të disponueshëm. Fshirja e cookies është një operacion që duhet bërë shpesh.

Kontaktoni policinë ose shoqatat tregtare nëse keni dyshime

Ashtu si me krimet normale, edhe mashtrimet online mund të raportohen në polici. Nëse jeni të shqetësuar se keni ngecur në këtë lloj gjëje, parashtrimi i një ankese dhe lejimi i autoriteteve për t’ju ndihmuar është një mënyrë e shkëlqyer për t’u përpjekur të shpëtoni atë që mundeni.

/rtsh.al/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara