Aktualitet

Kina heq pandat gjigande nga lista e specieve të rrezikuara

Pandat gjigande janë hequr nga lista e specieve të rrezikuara të Kinës.

Published

on

Sipas një artikulli të postuar nga Ministria e Ekologjisë dhe Mjedisit, popullsia e pandave gjigande që jetojnë në Kinë ishte rritur nga viti 2003 deri ne 2013.

VitiNumri i pandave gjigande në Kinë
20031.569
20131.864

Sipas artikullit kjo rritje pasqyron përmirësimin e kushteve të tyre të jetesës dhe përpjekjet e Kinës për t’i mbajtur pandat të integruara në habitatet e tyre.

Shifrat bazohen në një regjistrim të kryer çdo dekadë që nga viti 1970 në tre provincat që kanë popullsinë më të madhe të pandave gjigande.

Kina mori vendimin për t’i hequr pandat gjigande nga lista e specieve të rrezikuara pesë vjet pasi Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës i kaloi pandat nga “të rrezikuara” në “të prekshme”.

Pandat gjigande shumohen shumë ngadalë duke qenë se femrat ovulojnë vetëm një herë në vit dhe më pas i rrisin këlyshët e tyre deri në tre vjet.

Continue Reading

Live

SHBA godet pranë Hormuzit, Rubio: Ngushtica duhet të mbetet e hapur

Published

on

By

Marco Rubio deklaroi se situata duhet të zgjidhet ose përmes një marrëveshjeje të mirë, ose nuk do të ketë fare marrëveshje. “Ai ose do të arrijë një marrëveshje të mirë, ose nuk do të ketë marrëveshje,” tha Rubio gjatë një deklarate për media, njofton BBC.

Duke komentuar sulmet e së hënës, Rubio theksoi rëndësinë strategjike të ngushticës së Hormuzit, duke nënvizuar se ajo duhet të mbetet e hapur për qarkullimin ndërkombëtar.

“Ngushtica duhet të jetë e hapur. Ajo do të mbetet e hapur në një mënyrë ose në një tjetër. Ajo që po ndodh atje është e paligjshme, e kundërligjshme, e paqëndrueshme për botën dhe e papranueshme,” deklaroi ai.

Sipas kapitenit Hawkins, sulmet amerikane kishin në shënjestër një zonë pranë Bandar Abbas, një qytet-port në jug të Iranit dhe bazë e rëndësishme detare iraniane, e vendosur pranë Ngushtica e Hormuzit, raportoi The New York Times.

Mediat shtetërore iraniane raportuan më herët se autoritetet lokale në Bandar Abbas kishin nisur hetime pasi në zonë u dëgjuan shpërthime.

Continue Reading

Lajmet

Nesër në UBT mbahet konferenca mbi sigurinë në komunikacionin rrugor

Published

on

By

Fakulteti i Inxhinierisë së Ndërtimit në UBT, përkatësisht Departamenti i Trafikut dhe Transportit, do të organizojë nesër konferencën me temë “Siguria në Komunikacionin Rrugor”, një aktivitet akademik dhe profesional që synon të trajtojë sfidat dhe rëndësinë e sigurisë në trafikun rrugor.

Konferenca do të mbahet më 26 maj 2026, në kampusin e UBT-së në Lipjan, duke filluar nga ora 11:30, dhe do të mbledhë përfaqësues institucionalë, ekspertë të fushës së komunikacionit, profesorë, studentë dhe profesionistë të industrisë.

Përmes organizimit të aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të kontribuojë në avancimin e dijes profesionale dhe në trajtimin e temave me rëndësi shoqërore dhe institucionale, duke lidhur akademinë me praktikat reale dhe sfidat e kohës.

Continue Reading

Vendi

Dizajni, moda dhe identiteti kulturor në fokus të webinarit ndërkombëtar në UBT

Published

on

By

Në kuadër të Ditëve të Artit dhe Dizajnit, që po zhvillohen në UBT me mbi 30 aktivitete të ndryshme artistike, kreative dhe akademike, u organizua webinari ndërkombëtar me temën “Design, Memory and Identity in Contemporary Culture”, i udhëhequr nga Prof. Cennet Lika.

Ky aktivitet bëri bashkë në formatin online profesorë, artistë, dizajnerë dhe studentë nga vende të ndryshme, duke krijuar një platformë bashkëkohore diskutimi mbi rolin e dizajnit, kujtesës dhe identitetit në kulturën moderne. Përmes një qasjeje ndërdisiplinore, webinari trajtoi mënyrën se si moda, arti, kultura vizuale dhe identiteti kulturor ndërthuren në realitetin bashkëkohor dhe ndikojnë në formësimin e shoqërisë moderne.

Në panel morën pjesë emra të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, si: Elisa Poli – Program Leader Senior në NABA, Itali, Phlox Van Oppen – dizajnere tekstili nga Holanda, Tiina Burton – artiste dhe Senior Digital Fashion Lecturer në Cambridge, si dhe ligjëruesit e UBT-së, Dukagjin Muhaxheri dhe Dardan Luta.

Diskutimet sollën perspektiva të ndryshme mbi zhvillimet më të fundit në art, dizajn, modë dhe kulturë digjitale, duke i njohur studentët me praktikat dhe trendet bashkëkohore ndërkombëtare në industrinë kreative.

Përmes aktiviteteve të tilla, UBT vazhdon të dëshmojë përkushtimin në avancimin e programeve të artit dhe dizajnit, duke u ofruar studentëve mundësi të drejtpërdrejta bashkëpunimi me profesionistë vendorë dhe ndërkombëtarë, si dhe qasje në tema aktuale që ndërlidhen me kreativitetin, inovacionin dhe industrinë moderne kreative.

Ditët e Artit dhe Dizajnit në UBT po vazhdojnë me ekspozita, punëtori, ligjërata, diskutime dhe aktivitete të shumta interaktive, duke e shndërruar kampusin në një qendër të rëndësishme të artit, dizajnit dhe inovacionit kulturor.

 

Continue Reading

Lajmet

Vdekje tragjike dhe të njëpasnjëshme në Durrës

Published

on

By

Dy ngjarje të rënda janë regjistruar gjatë ditës së sotme në Durrës, ku një burrë dhe një grua kanë humbur jetën në rrethana tragjike.

Në zonën e ish-Kënetës, një 68-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij nga familjarët, ndërsa policia po e heton rastin si vetëvrasje me varje.

Ndërkohë, në lagjen 18 të qytetit, një grua 46-vjeçare dyshohet se është hedhur nga kati i pestë i një pallati.

Të dyja rastet po hetohen nga autoritetet, ndërsa shkaqet mbeten ende të paqarta.

Continue Reading

Të kërkuara