Aktualitet

E “shndërron” kamionin në pishinë

Published

on

Një qytetar turk, i cili ishte lodhur nga nxehtësia në rrethin Serik të Antalisë, u flladit në pishinën që ndërtoi duke mbushur rimorkion e kamionit me ujë, përcjell albinfo.ch.

Quhet Gökhan Karaman, ishte një fermer në rrethin Çandır të Serikut, u lodh nga nxehtësia dhe mendoi ta kthente kamionit në pishinë.

Karaman mbuloi plotësisht rimorkion e kamionit me një ceradë (mbulesë) dhe e mbushi me ujë. Pas procesit të mbushjes, i cili zgjati rreth 3 orë, ai u flladit duke notuar në pishinën që krijoi pas kamionit.

“Unë merrem me bujqësi. Ne kemi punuar së bashku me babanë tim për 17 vjet. Unë jam lodhur nga nxehtësia që është mbi 40 gradë për disa ditë. Pastaj një ide e tillë më erdhi në mendje. Unë e ktheva kamionin në pishinë”, tha ai.

Continue Reading

Lajmet

Pritje deri në dy orë e gjysmë në kufi: Merdara dhe Dheu i Bardhë më të ngarkuarat

Published

on

By

Fluksi i automjeteve në disa pika të kalimit kufitar të Kosovës është rritur ndjeshëm, ku pritjet për të dalë nga vendi arrijnë deri në 140 minuta.

Sipas të dhënave të fundit të Qendrës Kombëtare për Menaxhim Kufitar, pika më e ngarkuar mbetet Merdara, ku në dalje pritet nga 120 deri në 140 minuta, ndërsa në hyrje pritja është rreth 10 minuta. Ngarkesë e ngjashme paraqitet edhe te Dheu i Bardhë, ku pritja për të dalë nga Kosova arrin deri në 80 minuta.

Pikat e tjera kufitare paraqesin situatë më të qetë:

Jarinjë: 10 minuta pritje si në hyrje, ashtu edhe në dalje.

Vërmicë: 3 deri në 5 minuta në të dyja drejtimet. Pikat e tjera (Bërnjak, Hani i Elezit, Kulla, Muçibabë, Mutivodë, Stançiq, etj.)

Qarkullimi po zhvillohet pa pengesa, me pritje minimale prej 1 deri në 5 minuta.

Autoritetet u bëjnë thirrje udhëtarëve që të informohen mbi gjendjen në kufi përpara nisjes dhe të shfrytëzojnë pikat alternative për të shmangur kolonat e gjata.

Continue Reading

Lajmet

Inspektorati Qendror i Punës ndalon punimet në 12 vendpunishte në pesë komuna

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Punës (IQP) ka ndërprerë punimet në 12 vendpunishte në komunat Skenderaj, Mitrovicë, Vushtrri, Prizren dhe Ferizaj, pas kontrolleve të kryera për zbatimin e legjislacionit të punës dhe sigurisë në punë.

Gjatë inspektimeve, zyrtarët konstatuan shkelje të rënda ligjore që vinin në rrezik të drejtpërdrejtë jetën dhe shëndetin e punëtorëve. Për këtë arsye, punimet janë bllokuar deri në eliminimin e plotë të parregullsive dhe plotësimin e standardeve të sigurisë.

Sipas njoftimit, ky aksion synon parandalimin e aksidenteve në punë, ndërsa rifillimi i punimeve do të lejohet vetëm pas verifikimit të ri nga inspektorët. Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë me intensitet të lartë në të gjithë vendin./E.A/

Continue Reading

Lajmet

Plagoset një grua nga plumbi qorr në Lipjan, dërgohet në QKUK

Published

on

By

Një grua është plagosur nga një plumb qorr mbrëmjen e së enjtes në Lipjan.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:00, ku e dëmtuara është qëlluar në trup.

Për shkak të lëndimeve të marra, ajo është dërguar menjëherë për tretman mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).

Policia e ka cilësuar rastin si “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë para një lokali në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të përdorimit të armës, i cili ka ndodhur mesnatën e së enjtes në Prishtinë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, një grua ka njoftuar se një burrë i panjohur ka shtënë tre herë me armë zjarri në ajër përballë lokalit të saj dhe më pas është larguar me shpejtësi.

Njësitet policore kanë dalë në vendngjarje, ku kanë gjetur dhe sekuestruar tri gëzhoja. Rasti po hetohet nga organet e rendit./E.A/

Continue Reading

Të kërkuara