Motrat Sanderson janë shtrigat perfekte për t’ju bërë gati për Halloween. Bette Midler, Sarah Jessica Parker dhe Kathy Najimy luajnë në këtë film.
“Scream”
“Më thuaj emrin tënd, unë do të të them emrin tim”. Është një nga filmat më të mirë të frikshëm të realizuar ndonjëherë. Është lojë vdekjeprurëse, i cili tregon storien e një burri të maskuar që po bën kërdi në të gjithë qytetin. Filmi i realizuar në vitin 1996, ka këtë kastë të aktorëve: Drew Barrymore, David Arquette, Neve Campbell, Courteney Cox dhe Rose McGowan.
“Halloween”
Filmi tregon historinë e një burri të quajtur Michael Myers, i cili shpëton një refugjat të çmendur. Ky i fundit e ndjek motrën e tij për ta vrarë dhe vret brutalisht të gjithë në rrugë.
“Beetlejuice”
Ky film u pëlqye nga fansat që nga debutimi i tij në vitin 1988. Michael Keaton shkëlqen në rolin e “Beetlejuice”. Ky film rrëfen storien e një çifti të vdekur që ndjekin njerëzit e ri që jetojnë në shtëpinë e tyre. Në këtë film luajnë edhe Alec Baldwin, Winona Ryder dhe Geena Davis.
“The Blair Witch Project”
A ju kujtohet traileri i filmit “The Blair Witch Project” i vitit 1999? Njerëzit u mblodhën për të parë këtë film, i cili rrëfen storien e tre studentëve që zhduken në një pyll dhe gjithçka që ka mbetur është videoja e tyre. Dashamirët e filmit përpiqen ta kuptojnë përmes kësaj videoje se çfarë u ka ndodhur atyre.
“Interview With the Vampire”
Në këtë film shkëlqejnë Brad Pitt, Tom Cruise, Kirsten Dunst, Christian Slater. I përshtatur nga noveli i Anne Rice, ky film rrëfen ngjarjen e vampirëve, meqë Pitt dhe Cruise shndërrojnë personalitetin e Dunst në vampir.
“Practical Magic”
Në filmin “Practical Magic”, Sandra Bullock dhe Nicole Kidman luajnë dy motra që gjithmonë e kanë ditur se ishin të ndryshme nga njëra-tjetra sepse janë shtriga. Hallat e tyre i rritën ato e iu mësuan magji, dhe ato e kuptojnë se janë të mallkuara. Çdo njeri me të cilin dashurohen përfundon duke vdekur tragjikisht. Ato detyrohen të përdorin fuqitë e tyre për ta thyer këtë mallkim njëherë e përgjithmonë dhe të gjejnë dashurinë e tyre të vërtetë./UBTNews
Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.
Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.
Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.
Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.
Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.
Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Gj., i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.
Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999 në Komunën e Zveçanit, i pandehuri në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv si dhe spastrim etnik të popullatës civile.
Prokuroria bën të ditur se veprat penale janë kryer në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, si në kuadër të përgjegjësisë individuale, ashtu edhe asaj komanduese. /E.A/
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKShPK) ka bërë të ditur se gjatë periudhës 16 prill – 11 tetor 2026 janë konfirmuar 203 raste me fruth, prej të cilave 17 raste u regjistruan gjatë javës së fundit.
Sipas të dhënave zyrtare, mbi 95 për qind e personave të prekur janë të pavaksinuar me vaksinën MMR. Për të parandaluar përhapjen e sëmundjes, IKShPK ka intensifikuar fushatën e vaksinimit të vonuar (catch-up), me ç’rast gjatë këtij viti janë vaksinuar mbi 3,265 fëmijë të grupmoshës 2 deri në 5 vjeç.
Instituti u ka bërë thirrje prindërve të vazhdojnë vaksinimin e rregullt të fëmijëve sipas kalendarit kombëtar, duke e vlerësuar vaksinimin si masën më të sigurt dhe më efikase për mbrojtjen e shëndetit publik. /E.A/