Lajmet

​Zgjedhjet në Kamenicë, deri në orën 11:00 votuan 9,70 % e qytetarëve

Numri i qendrave të votimit në Kamenicë është 28 dhe 54 vendvotime.

Published

on

Në komunën e Kamenicës deri në orën 11:00 kanë votuar 9,70 për qind e qytetarëve. Në këtë komunë të drejtë vote kanë mbi 35 mijë qytetarë.

Kështu ka bërë të ditur kryesuesi komunal zgjedhor, Agim Kastrati i cili theksoi për KosovaPress, se qendrat e votimit janë hapur në kohë dhe nuk janë evidentuar parregullsi.

“Deri në orën 11 kanë votuar 3223 qytetarë, apo shprehur në përqindje 9,70 për qind. Deri më tani nuk ka pasur parregullësi”, ka thënë ai.

Numri i qendrave të votimit në Kamenicë është 28 dhe 54 vendvotime.

Kandidatët për kryetarë të komunës së Kamenicës janë: Qëndron Kastrati nga PSD, Kadri Rahimaj nga LVV, Jeton Biqkaj nga LDK, Muhamet Kallaba nga PDK, Faton Jakupi nga AAK dhe Albert Seemaxhaj nga Nisma.

Vendi

Maqedonci me Përfaqësuesin e SHBA-së në NATO: Diskutohet blerja e helikopterëve “Black Hawk” dhe kontributi i FSK-së në Gaza

Published

on

By

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka zhvilluar një takim me Ambasadorin Matthew Whitaker, Përfaqësuesin e Përhershëm të SHBA-së në NATO, me të cilin ka diskutuar për thellimin e partneritetit strategjik në fushën e mbrojtjes dhe integrimin e Kosovës në aleancën euroatlantike.

Sipas njoftimit të ministrit Maqedonci, ambasadori Whitaker ka konfirmuar mbështetjen e SHBA-së për rrugëtimin e Kosovës drejt NATO-s dhe avancimin e kapaciteteve mbrojtëse të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Gjatë takimit u theksuan pikat kryesore të bashkëpunimit.

Blerjet ushtarake dhe industria e mbrojtjes: U diskutua për procedurat e nisura për blerjen e helikopterëve “Black Hawk”, furnizimin me sisteme ushtarake nga SHBA-ja, si dhe zhvillimin e industrisë vendore të mbrojtjes në Kosovë.

Partneriteti me Iowa-n: U vlerësua bashkëpunimi më se 15-vjeçar me Gardën Kombëtare të Iowa-s përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta.

Misionet ndërkombëtare dhe KFOR-i: Maqedonci shprehu gatishmërinë e Kosovës për të kontribuar me trupa në Forcën Ndërkombëtare Stabilizuese në Gaza, si dhe diskutoi për bashkëpunimin me NATO-n lidhur me praninë e KFOR-it, optimizimin e hapësirës ajrore dhe shfrytëzimin e mundshëm të Kampit Bondsteel e Aeroportit të Gjakovës.

Ministri Maqedonci i ka dërguar ftesë zyrtare ambasadorit Whitaker për të vizituar Kosovën, duke ritheksuar se partneriteti me SHBA-në mbetet thelbësor për të ardhmen euroatlantike të vendit. /E.A/

 

 

 

 

 

Continue Reading

lajme

UBT International Smart Schools shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Nxënësit e UBT International Smart Schools kanë shënuar Ditën Botërore të Shëndetit Mendor përmes një aktiviteti të organizuar në bashkëpunim me organizatën SIT, me qëllim të promovimit të mirëqenies emocionale, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Përmes këtij aktiviteti, nxënësit patën mundësinë të angazhohen në iniciativa ndërgjegjësuese që theksojnë rëndësinë e shprehjes së emocioneve, komunikimit të hapur dhe mbështetjes së ndërsjellë. Aktiviteti synoi gjithashtu të kontribuojë në krijimin e një mjedisi shkollor ku mirëqenia emocionale dhe shëndeti mendor trajtohen me kujdes, respekt dhe pa paragjykime.

Continue Reading

lajme

Fakulteti i Psikologjisë në UBT shënon Ditën Botërore të Shëndetit Mendor në bashkëpunim me organizatën SIT

Published

on

By

Studentët e vitit të parë të Fakultetit të Psikologjisë në UBT, në bashkëpunim me organizatën SIT, kanë zhvilluar aktivitete me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, me qëllim të promovimit të mirëqenies psikologjike, ndërgjegjësimit dhe rëndësisë së kujdesit për shëndetin mendor.

Aktiviteti shërbeu si mundësi për studentët që të angazhohen në diskutime dhe aktivitete ndërgjegjësuese, duke theksuar rëndësinë e komunikimit të hapur, mbështetjes sociale dhe krijimit të një mjedisi ku shëndeti mendor trajtohet pa paragjykime.

Përmes aktiviteteve të tilla, Fakulteti i Psikologjisë në UBT synon të nxisë te studentët jo vetëm zhvillimin e njohurive profesionale, por edhe ndjeshmërinë sociale, përgjegjësinë dhe angazhimin për çështjet që ndikojnë në mirëqenien e individit dhe të shoqërisë.

Bashkëpunimi me organizatën SIT përbën një mundësi për të afruar studentët me iniciativa ndërgjegjësuese dhe për të promovuar një qasje më të hapur dhe gjithëpërfshirëse ndaj shëndetit mendor.

Continue Reading

Lajmet

Ngrihet aktakuzë për krime lufte në Zveçan ndaj ish-komandantit të policisë serbe

Published

on

By

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit M.Gj., i cili akuzohet për kryerjen e veprës penale “Krime lufte kundër popullsisë civile”.

Sipas aktakuzës, gjatë viteve 1998–1999 në Komunën e Zveçanit, i pandehuri në cilësinë e Komandantit të Repartit Policor (përbërja rezerve) ka kryer vrasje, trajtim çnjerëzor, frikësim, shkatërrim të pasurisë, dëbim masiv si dhe spastrim etnik të popullatës civile.

Prokuroria bën të ditur se veprat penale janë kryer në bashkëkryerje me pjesëtarë të tjerë të forcave policore serbe, si në kuadër të përgjegjësisë individuale, ashtu edhe asaj komanduese. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara