Lajmet

“Kërcënimet ndaj ambasadave serbe”, Musliu: Propagandë e poshtër e ministrave serbë për të fshehur misterin e vdekjes së Grboviç

Published

on

Gënjeshtra e të turpshme i ka quajtur njohësi i çështjeve të sigurisë Agim Musliu, deklaratat e sotme të Ivica Daçiqit dhe Marko Gjuriqit se “një shqiptar me prejardhje nga Kosova ka kërcënuar ambasadat serbe”.

Musliu përmes një shkrimi në “X” ka thënë se për fabrikimin e një historie të tillë të rrejshme, ministrat serbë, i Punëve të Brendshme dhe ai i Punëve të Jashtme, kanë arritur në një nivel të ri të propagandës, duke përdorur një të ri shqiptar me aftësi të kufizuara.

“#Serbia ka arritur një nivel të ri me #propagandën e saj! Të shfrytëzosh një të ri me nevoja të veçanta për të #fabrikuar një histori të rreme është e turpshme. Ivica #Daçiq dhe @markodjuric kanë pohuar rrejshëm se një 26-vjeçar nga #Kosova, me banim në #Zvicër me 90% aftësi të kufizuar, kërcënoi ambasadat serbe. Në realitet, Denisi nuk flet dhe vuan nga autizmi i rëndë”, ka shkruar ai.

Duke parashtruar pyetjen se deri ku do të shkojë Serbia duke përdorur njerëz të pafajshëm për agjendën e vet, Musliu ka pyetur edhe nëse Daçiq dhe Gjuriq po mundohen kësisoj të fshehin shkakun kryesor të vdekjes së Aleksandar Grbovic.

Apo synoni të fshihni shkakun kryesor të vdekjes së Aleksandar Grbovic, “miku” i @avucic dhe #Radoicic?”, ka shtuar ai.

Ndryshe, ministri serb, Ivica Daciq ka pretenduar të martën se një shqiptar që jeton në Zvicër ka kërcënuar ambasadat serbe në Evropë.

Në lidhje me mesazhet kërcënuese të marra përmes postës elektronike nga Aeroporti i Beogradit, ambasadat dhe konsullatat tona në Austri dhe Gjermani, dhe Qendra e Beogradit për Politikat e Sigurisë, Ministria e Punëve të Brendshme mori informacion zyrtar nga Gjermania dhe Zvicra se bëhet fjalë për Denis Krasniqin, 26-vjeçar nga Zvicra, prindërit e të cilit janë nga Kosova”, ka thënë Daçiq, porse për këtë nuk është deklaruar askush nga vendet përkatëse evropiane.

Lajmet

Maqedonci takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për sigurinë dhe kapacitetet aktuale të FSK-së

Published

on

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Maqedonci teksa njoftoi për takimin mes tyre, thekson se ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës, dhe pranin e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it.

“Ishte kënaqësi që sot të pres në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Në këtë takim diskutuam mbi situatën e sigurisë në vend, për stabilitetin e sfidat e vendit dhe rajonit në një periudhë sfiduese për sigurinë, ndërsa e informova dhe për kapacitetet aktuale të FSK-së. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe besimin e thellë që ky bashkëpunim dhe me ambasadorin Rudolph do të vazhdojë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta”, ka shkruar Maqedonci./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Arrestime në Fushë Kosovë dhe Ferizaj për posedim dhe shitje të narkotikëve

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër shtetas të Turiqsë në Fushë Kosovë.

Të njëjtit dyshohen për posedim dhe shitje të narkotikëve teksa gjatë bastisjes siç bën të ditur Policia ka sekuestuar 1,482 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590€, 8 telefona mobil, një automjet (fugon), një laptop, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ferizaj

Edhe në Ferizaj, dy persona janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Policia gjeti edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden eshtra në Veri, dyshohet se i përkasin luftës së fundit

Published

on

Disa mbetje eshtrore janë gjetur në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë kanë thënë njësitet policore të Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Rasti ka ndodhur derisa një familje e cila po gërmonte te një varr për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije.

Njësitet policore të Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Nga sot nis pushimi vjeshtor 2025/26

Published

on

Nxënësit e bankave shkollore në Kosovë për pak ditë do të shkëputen nga mësimi sepse nga sot ata janë në pushimin vjetor të paraparë me ligj.

Ndërkaq, sipas kalendarit zyrtarit, mësimi do të nisë sërish të hënën më datë 3 nëntor.

Njoftim

Sipas Kalendarit Zyrtar të Vitit Shkollor 2025/2026, pushimi vjeshtor për nxënësit e shkollave të Kosovës do të zgjasë nga data 29 tetor deri më 31 tetor 2025. Ky pushim tre-ditor u jep nxënësve një periudhë të shkurtër relaksi para se të vazhdojnë me pjesën e dytë të gjysmëvjetorit të parë. Pas përfundimit të pushimit, procesi mësimor do të rifillojë të hënën, më 3 nëntor 2025, në të gjitha institucionet arsimore të vendit.

/S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara