Ekonomi

Keqpërdorimi i 2.1 milionë eurove, ish-ministrja: S’di pse nuk po kthehen ato mjete në Thesar

Publikuar

Ish-ministrja e Financave, Hykmete Bajrami ka thënë se nuk e di arsyen se përse nuk po kthehen në Thesarin e Shtetit 2.1 milionët e vjedhura, derisa dihet se ato janë shpërndarë nëpër subjekte ekonomike dhe individë.

Këto komente Bajrami i bëri në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrje të Financave Publike pas pyetje që adresoi anëtari i komisionit Eman Rrahmani, i cili parashtroi pyetje për Ministrinë e Financave rreth këtij procesi.

“A keni marrë hapa edhe a kemi garanci se nuk do të ndodhin vjedhje të tilla ashtu siç ka ndodhur ky i 2.1 milionëshit dhe a është marrë diçka në lidhje me atë ose a janë kthyer ato mjete, apo si është situata”, pyeti deputeti Rrahmani.

Në përgjigjen e tij zëvendësministri i Financave, Ilir Kapiti deklaroi se për këtë çështje janë në pritje të përgjigjes nga Prokuroria e Shtetit.

“Edhe ne presim një përgjigje nga Prokurori që merret me këtë çështje dhe besoj që së shpejti do të vijnë me ndonjë përgjigje, e cila do t’u jepet të gjithëve. Sa i përket asaj që një gjë e tillë mos të ndodhë, kemi ndërmarrë të gjithë hapat. Kemi kontakte dhe takime të përditshme me Thesarin dhe Raport Javor në ministri për rrjedhën e punës në Thesar. Besoj që të gjitha elementet, të cilat kanë qenë inkriminuese dhe elemente që kanë lënë hapësirë të bëhen gjëra të tilla janë eliminuar”, tregoi zëvendësministri i Financave.

Përgjigje në pyetjen e deputetit të VV-së, pati edhe kryetarja e këtij Komisioni, Hykmete Bajrami e cila në kohën kur ndodhi vjedhja e 2.1 milionëshit ishte në krye të Ministrisë së Financave.

“Të gjitha siguresat janë vendosur në kohën sa kam qenë atje. Janë marrë masat qysh në ditët e para. Janë vendosur siguresa shtesë për secilin hap të transaksioneve në Thesar në atë kohë. Si rezultat i saj, pagesat sot kryhen me pak vonesë, nuk është procesi i shpejtë siç ka qenë. Ajo që është thënë gjithmonë, faktikisht unë nuk besoj që edhe zëvendësministri dhe kushdo tjetër që mund të garantojë që gjëra të tilla mos të ndodhin. Aty nuk ka sistem i cili në mënyrë automatike është i mbrojtur…Personat në fjalë e kanë keqpërdorur detyrën zyrtare dhe si rezultat ka ardhur deri tek ai keqpërdorim. Prokuroria i ka pasur informacionet qysh në ditën e parë. Edhe mua më intereson të di pse mjetet nuk po kthehen kur dihet se ato mjete kanë shkuar nëpër subjekte ekonomike dhe individë prej një vepre kriminale. Është dashur që mjetet të kthehen ndërkohë gjykimi të merr edhe kohën e duhur”, tha Bajrami.

Në tetor të vitit të kaluar mbi 2.1 milionë euro janë vjedhur nga Thesari i Kosovës. Lidhur më këtë rast Policia e Kosovës ka arrestuar L.G, punëtor i Thesarit, i cili dyshohet se ka bërë transferimin e parave përmes katër transaksioneve të ndryshme, në llogari të kompanisë LDA Group Shpk. 

Ekonomi

Pesë personat më të pasur në botë dyfishuan pasurinë e tyre

Kështu thuhet në një raport të Oxfam që u publikua të dielën.

Publikuar

nga

Pesë njerëzit më të pasur në Tokë janë bërë shumë më të pasur vitet e fundit. Që nga viti 2020, pasuria neto e këtyre miliarderëve është rritur me 114% në një total prej 869 miliardë dollarësh, pas inflacionit, sipas raportit vjetor të pabarazisë të Oxfam, të publikuar të dielën. Nëse trendet aktuale vazhdojnë, bota mund të shohë trilionerin e saj të parë në një dekadë.

Në po këtë periudhë, gati pesë miliardë njerëz në mbarë botën janë varfëruar, pasi ata u përballën me inflacionin, luftën dhe krizën klimatike. Do të duheshin gati 230 vjet për të eliminuar varfërinë bazuar në trajektoren aktuale.

Raporti, i cili bazohet në të dhënat e përpiluara nga Forbes, përkon me fillimin e takimit vjetor të Forumit Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës, mbledhje elitare e disa prej njerëzve më të pasur dhe liderëve botërorë.

Vlerësohet se 148 korporatat kryesore kanë pasur fitim prej 1.8 trilion dollarë, 52 për qind më shumë sesa mesatarja 3-vjeçare, duke u mundësuar që aksionarët të kenë fitime dhe miliona punëtorë të përballen me krizat e kostos së jetesës, përderisa inflacioni çoi në uljen e pagave.

“Kjo pabarazi nuk është aksidentale. Klasa e miliarderëve po sigurohet që korporatat t’u mundësojnë atyre më shumë pasuri në kurriz të të tjerëve”, tha shefi i Oxfamit, Amitabh Behar.

Elon Musk, i cili drejton disa kompani, sikurse Tesla dhe SpaceX, përjetoi rritje vitet e fundit. Pasuria e tij u rrit në 245.5 miliardë dollarë në fund të nëntorit, 737% më shumë nga marsi i vitit 2020, pas llogaritjes së inflacionit.

Bernard Arnault, kryetar i gjigantit francez të mallrave luksoze LVMH, dhe familja e tij kishin një vlerë neto prej 191.3 miliardë dollarësh, më shumë se 111%.

Themeluesi i Amazon, Jeff Bezos, kishte një pasuri prej 167.4 miliardë dollarësh, me 24% rritje; ndërsa pasuria e themeluesit të Oracle, Larry Ellison arriti në 145.5 miliardë dollarë, me një rritje prej 107%.

Në përfundim të listës së pesë njerëzve më të pasur qëndron CEO i Berkshire Hathaway, Warren Buffett, pasuria neto e të cilit u rrit 48% në 119.2 miliardë dollarë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Barclays ul numrin e vendeve të punës

Kjo shifër përfaqëson rreth 5% të totalit të fuqisë punëtore të saj.

Publikuar

nga

Barclays vlerësohet të ketë reduktuar rreth 5 mijë vende pune në të gjithë botën në vitin 2023, në kuadër të nismës për uljen e kostove, e cila filloi në fund të vitit të kaluar. Kjo shifër përfaqëson rreth 5% të totalit të fuqisë punëtore të saj.

Shkurtimet e vendeve të punës pritet të jenë një kombinim i shkurtimeve aktuale dhe vendeve të lira të punës që nuk do të plotësohen në fund të fundit. Detajet tjera pritet të bëhen të ditura së bashku me publikimin e të ardhurave të bankës më 20 shkurt, por ky plan për uljen e kostove pritet të vlerësohet në rreth 1 miliard £ (1.16 miliard euro).

Një zëdhënës i bankës së investimeve theksoi se Barclays e mori këtë vendim në kuadër të “programit të saj të vazhdueshëm të efikasitetit, i cili u krijua për të thjeshtuar dhe riformuar biznesin, për të përmirësuar shërbimin dhe për të ofruar kthime më të larta”./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Banka Botërore njofton 20 milionë dollarë ndihmë në Gaza

E konfirmoi Banka përmes një deklarate.

Publikuar

nga

Banka Botërore njoftoi të martën 20 milionë dollarë në financim të ri për të ofruar ndihmë emergjente për njerëzit në Gaza, përfshirë edhe 10 milionë dollarë për pako ushqimore.

Ndihma, e cila do të arrijë rreth 377 mijë njerëz, është pjesë e një pakete më të madhe ndihme për Gazën prej 35 milionë dollarësh, njoftoi Banka përmes një deklarate.

Një ndihmë fillestare prej 15 milionë dollarësh tashmë është dorëzuar./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Ekonomi

Danimarka do të heqë nga qarkullimi kartëmonedhën 1000 korona

Me këtë veprim, Banka Qendrore daneze po përpiqet të luftojë krimin ekonomik.

Publikuar

nga

Danimarka, ku paratë kesh përdoren rrallë, po synon të heqë nga qarkullimi deri në maj të vitit 2025 kartëmonedhat 1000 korona (afërsisht 134 €).

“Me ndryshimin e zakoneve të pagesave të danezëve, kartëmonedha 1000 e kurorës nuk është më e nevojshme”, njoftoi Christian Kettel Thomsen, drejtor i Nationalbanken.

Në vendin skandinav, vetëm 10% e pagesave në dyqane bëhen me para në dorë. Në 90% të rasteve, blerjet arrijnë në më pak se 500 korona (rreth 67 €). Kjo është relativisht e pazakontë në krahasim me pjesën më të madhe të Eurozonës, ku më shumë se gjysma e pagesave komerciale bëhen me para në dorë.

Me këtë veprim, Banka Qendrore daneze po përpiqet të luftojë krimin ekonomik.

“Kemi parasysh shqetësimet e policisë, sektorit financiar dhe sektorit të shitjes me pakicë… kartëmonedha 1000 kurora përdoret në masë më të madhe se kartëmonedhat e tjera në kuadër të formave të ndryshme të krimit financiar”, njoftoi Banka.

Kjo kartëmonedhë hyri në qarkullim në vitin 1975 për shkak të inflacionit shumë të lartë./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara