Lajmet

​Bajrami: LDK do të marrë pjesë në takimin e nesërm

Published

on

Deputetja e Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami deklaroi se do të jenë prezentë në takimin e nesërm të ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Megjithatë, ajo tha se nuk kanë pritje nga ky takim, meqë theksoi se është më shumë për “show mediatik”.

Pas ndërprerjes së seancës, ku paraprakisht u mbajt një takim konsultativ me kryesuesin e seancës konstituive, Avni Deharin, Bajrami tha se do të shkojnë në takimin me Kurtin për të treguar se janë për konstituim të institucioneve.

“Nuk është që kemi shumë pritje duke marrë parasysh komplet të kaluarën historike të LVV-së dhe krejt sjelljet e tyre konferencën për media nuk është që mund të presim diçka nga ky takim. Është më shumë për show mediatik. Megjithatë për të treguar që jemi për konstituim të institucioneve do të jemi prezent”, u shpreh ajo.

Deputetja e LDK-së tha se LVV po bën interpretim ndryshe të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Kemi parë edhe prononcimet e ndryshme nga eksponentë të Lëvizjes Vetëvendosje të cilët e kanë në plan ta vazhdojnë këtë ngërç duke e bërë një interpretim ndryshe nga krejt Kosova të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese. Se sa zotëri Kurti është i gatshëm për bashkëpunim, unë po besoj që patët mundësi ta shihni vetëm para dy minutave, kur ishte këtu në sallën plenare dhe nuk ishte në gjendje që të vie në takim konsultativ me të gjithë liderët e partive politike parlamentare. Aktgjykimi është jashtëzakonisht i qartë kur është fjala tek mënyra e votimit sepse i referohet kreut të katërt të rregullores së kuvendit, pikërisht nenit 8 ku ka një agjendë të paracaktuar të seancës konstituive dhe aktgjykimi pikërisht i referohet nenit 8 të rregullores së Kuvendit të Kosovës”, deklaroi ajo.

Ajo tha se kryetari i Kuvendit duhet të votohet me marrëveshje politike dhe nuk kanë votë për asnjë kandidat të LVV-së.

lajme

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart

Published

on

By

Aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart, i shquar për rolet e tij ikonike si Kapiten Jean-Luc Picard në “Star Trek” dhe Profesor Charles Xavier në sagën “X-Men”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Njoftimi u bë i ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku u konfirmua se ai u ndaj nga jeta të mërkurën, më 28 tetor, pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupat Lewy.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Stewart u ndaj nga jeta i rrethuar nga bashkëshortja e tij, Sunny, si dhe familjarët e miqtë e ngushtë. Përveç karrierës së tij të bujshme në kinematografi dhe televizion, ai u vlerësua lart si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës teatrale, fitues i dy çmimeve “Laurence Olivier” dhe një çmimi “Grammy”, ndërsa në vitin 2010 u dekorua me titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Elizabeth II.

Karriera e tij e pasur përfshin dekada pune në teatër dhe film, ndërsa roli i tij i fundit i xhiruar do të shfaqet në filmin “Avengers: Doomsday”. Ndarja e tij nga jeta ka nxitur reagime të shumta dhe ngushëllime nga koleget, industria e artit dhe adhuruesit e tij në mbarë botën. /The Guardian/

 

Continue Reading

Vendi

Liverpooli refuzon ofertën e Bayernit prej 60 milionë funtesh për Rio Ngumohan

Published

on

By

Liverpooli ka shprehur vendosmëri të plotë për të mos lejuar largimin e talentit të tij, Rio Ngumoha, pavarësisht interesimit të madh nga Bayern Munichu. Sipas raportimeve nga gazetari i The Telegraph, Sam Dean, gjiganti gjerman ishte i gatshëm të ofronte rreth 60 milionë funte për shërbimet e futbollistit.

Klubi anglez ka refuzuar çdo mundësi për hapjen e negociatave, duke e konsideruar Ngumohan si një pjesë kyçe të projektit të tij afatgjatë. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, por Liverpooli po punon për t’i blinduar shërbimet e tij.

Aktualisht, përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedime me drejtuesit e klubit nga “Anfield” për nënshkrimin e një kontrate të re. Kjo marrëveshje do të pasqyronte statusin e tij në rritje dhe do t’i mbyllte përfundimisht dyert për interesimin nga skuadrat e tjera.

/D.L/

Continue Reading

lajme

Netanyahu pa shumicë të qartë, vazhdojnë negociatat për qeverinë e re

Published

on

By

Zgjedhjet e fundit parlamentare në Izrael kanë prodhuar një ngërç të thellë politik, duke mos i dhënë asnjërit prej blloqeve kryesore një shumicë të qartë prej 61 vendesh të nevojshme për formimin e qeverisë së re në Knesset.

Blloku i udhëhequr nga Kryeministri Benjamin Netanyahu ka siguruar gjithsej 53 ulëse, nga të cilat 27 i takojnë partisë së tij Likud. Megjithatë, mbështetja e këtij blloku përfshin edhe 13 ulëse nga parti që identifikohen si jozioniste, çka e lë Netanyahun me vetëm 40 vota të sigurta partiake dhe pa një rrugë të qartë drejt shumicës.

Nga ana tjetër, udhëheqësi i opozitës Yair Lapid deklaroi se negociatat prapa skenës po vazhdojnë për gjetjen e një zgjidhjeje politike. Procesi zgjedhor u karakterizua nga një dalje mjaft e lartë e votuesve prej 77.7 percent — niveli më i lartë i pjesëmarrjes që nga viti 1999 — ndërsa diplomatët perëndimorë po ndjekin me vëmendje zhvillimet, me shpresë për një kthesë politike lidhur me situatën në Bregun Perëndimor dhe Gazë. /Haaretz/

Continue Reading

Lajmet

Sveçla e Gërvalla flasin sot për rastin e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Pas kërkesës së Kryeministrit Albin Kurti për të pasur një raport të detajuar me të gjitha hollësitë për rastin e vrasjes së Arlinda Zekajt nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe ajo e Drejtësisë, sot në orën 09:00 do të mbajnë konferencë të përbashkët për media Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Konferenca do të mbahet në ndërtesën e Qeverisë së Kosovës, menjëherë pas dorëzimit të raporteve përkatëse në Zyrën e Kryeministrit. Siç është bërë e ditur nga ZKM-ja, këto raporte do të shqyrtohen me kujdes për të identifikuar të gjithë rrjedhën e ngjarjes, lëshimet e mundshme institucionale, neglizhencën dhe përgjegjësinë eventuale të të gjitha organeve kompetente në çdo fazë të trajtimit të rastit.

Kjo dalje e dy ministrave para medieve vjen në një moment mjaft kritik, pasi në Prishtinë po zhvillohen protesta të njëpasnjëshme të organizuara nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist. Protestuesit po kërkojnë me ngulm llogaridhënie, hetimin penal të zyrtarëve që dështuan në mbrojtjen e viktimës, si dhe dorëheqjen ose shkarkimin e menjëhershëm të dy ministrave përgjegjës. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara