Lajmet

Katër hapa për të zhdukur rrëmujën dhe sjellë rregull në jetën tuaj

Ja disa këshilla.

Published

on

Eshtë e habitshme se sa shumë gjëra akumulojmë në jetën e përditshme. Pavarësisht nëse bëhet aksidentalisht apo për të kënaqur disa dëshira tuajat të fshehura, nuk është e shëndetshme të keni gjëra me tepri. Nëse filloni të kërkoni që sendet t’ju bëjnë të ndiheni mirë, me vetëbesim apo të lumtur, atëherë jeni duke humbur burimet e brendshme të lumturisë dhe aftësive. Sidomos nëse vendimi për të hequr dorë nga të mirat materiale është i vështirë për ju, kjo është një shenjë që tregon se jeni ngjitur fort pas tyre. Bëjini vetes një nder dhe lërini të ikin… Ja disa këshilla.

1.Merrni kohë, por vendimet merrini shpejt bazuar në fakte

Projektin që ndiqni bëjeni hap pas hapi. Nëse e gjeni veten duke u menduar për më shumë se tre minuta, nëse duhet ta vazhdoni apo ta hiqni qafe, bëjini vetes këto pyetje: A është i “ëshur”? Nëse po, sa kohë ka dhe a mundeni ju ta ndreqni? Nuk ka kuptim të mbajmë gjëra të ëshura, por ne e bëjmë këtë gjithë kohës. Mos kini frikë të hiqni dorë nga zotërimet tuaja, nëse ato nuk kanë një qëllim apo nuk keni kujtime të fortë të lidhur me to. Nëse hiqni dorë, kjo do ju ndihmojë të rriteni dhe zhvilloheni.

2. Krijoni një kuti me etiketën “Ndoshta”, një Kosh mbeturinash dhe një Cantë dhurimesh

Për të mbetur të organizuar dhe sa më eficientë merrni tre kuti apo qese ku të vendosni etiketat “ndoshta”, “mbeturina” dhe “dhurime. Në të parën duhet të vendosni gjëra që nuk jeni të sigurtë nëse doni t’i mbani apo jo. E dyta është e qartë, do të mbushet me gjëra që nuk i doni më dhe që askush nuk do i donte. E treta duhet të mbushet me gjëra që do i jepni si dhurime. Fakti që ju nuk keni nevojë për dicka, nuk do të thotë që të tjerët nuk do të përfitonin nëse do e kishin.

3. Ndajeni ngarkesën e punës

Nuk është e thënë të kaloni gjithë fundjavën duke punuar dhe pastruar gjithcka. Ndajeni punën n disa orë në ditë nëse doni. Pushoni cdo tridhjetë minuta. Eshtë e rëndësishme të bëni pushime për të mbetur të fokusuar dhe shmangur mbilodhjen. Kjo detyrë është që t’ju ndihmojë, jo që të shndërrohet nënjë eksperiencë të tmerrshme lodhëse.

Gjithashtu mund ta ngadalësoni. Hartëzoni hapësirën ku doni të ndryshoni dhe punoni cdo ditë me një pjesë të saj. Bëni një rast, pastaj rrini e pushoni. Ditën tjetër bëni dicka tjetër e kështu me radhë. Nëse ecni më ngadalë do të jeni të vazhdueshëm, të fokusuar dhe do të bëni më shumë punë.

4. Krijoni një sistem

Pasi keni përfunduar së pastruari mbeturinat dhe gjërat e panevojshme, do t’ju mbetet shumë hapësirë e re. Krijoni një metodë të re për të qenë të organizuar. Sigurohuni që në qoshe nuk akumulohen pirgje të reja të panevojshme. Mendoni se si akumuluat fillimisht edhe sende që janë të pavlera, dhe ndryshoni stilin e jetsës, që kjo të mos ndodhë më./bota.al

Vendi

Hagë: Seanca për akuzat ndaj Thaçit për pengim të drejtësisë

Published

on

By

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vazhdon gjykimi ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit për veprat penale kundër administrimit të drejtësisë.

Të hënën, 2 mars 2026, dëshmitari i parë nga stafi i Zyrës së Prokurorit Special (ZPS) dha dëshmi nën masa mbrojtëse. Ai deklaroi se nuk ka njohuri të drejtpërdrejta për çështjen, por ka qasje në të gjitha dokumentet e dosjes, përfshirë edhe rastin e Thaçit për krime lufte.

Pas marrjes në pyetje nga Prokuroria, mbrojtja e Thaçit, e përfaqësuar nga avokatja Sophie Menegon, vazhdoi me kundërpyetje, pjesë e së cilës u mbajt me seancë private për publikun.

Të gjithë të akuzuarit u deklaruan të pafajshëm në seancën fillestare më 27 shkurt 2026.

Aktakuza kundër Thaçit dhe bashkëakuzuarve përfshin pengim të personave zyrtarë, shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe mosbindje ndaj gjykatës. Ata akuzohen për veprime të koordinuara që synonin ndikimin tek dëshmitarët e ZPS-së gjatë vizitave jo të privilegjuara në vitin 2023.

Continue Reading

Lajmet

UBT kryeson në renditjet edhe në viti 2026 në SCImago, lider në kërkimin shkencor në rajon

Published

on

By

UBT ka konfirmuar edhe një herë pozicionin e tij si institucion lider në arsimin e lartë, kërkimin shkencor dhe inovacionin, si në nivel rajonal ashtu edhe ndërkombëtar, i përforcuar nga të dhënat më të fundit të renditjes së vitit 2026 nga SCImago Institutions Rankings.

SCImago Institutions Rankings (SIR) është një sistem vlerësimi ndërkombëtarisht i njohur që analizon universitetet dhe institucionet kërkimore në mbarë botën, bazuar në prodhimtarinë shkencore, performancën në inovacion dhe ndikimin shoqëror, duke u mbështetur në të dhënat e publikimeve dhe citimeve nga Scopus dhe indikatorë të tjerë relevantë.

Ekselencë rajonale në renditje

Sipas të dhënave nga raportet më të fundit rajonale dhe në përputhje me metodologjinë e SCImago:

UBT është renditur nder vendet e para në përgjithësi ndër të gjitha universitetet në vendet kryesore shqipfolëse, përfshirë Kosovën, Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, duke zënë vendin e parë ndër universitetet private në rajon.

Në fushën e ekselencës në kërkim shkencor, UBT është renditur i pari në Kosovë dhe i pari ndër universitetet private në hapësirat kryesore shqipfolëse, duke u pozicionuar i dyti ndër të gjitha universitetet në nivel rajonal.

Në fushën e Inxhinierisë Civile, UBT ka zënë vendin e parë në vendet shqipfolëse dhe është renditur në mesin e pesë universiteteve më të mira (vendi i pestë) në rajonin më të gjerë të Ballkanit Perëndimor (Shqipëri, Bosnje dhe Hercegovinë, Mal i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi dhe Kosovë).

Këto arritje reflektojnë një performancë të qëndrueshme akademike dhe shkencore, duke e pozicionuar UBT-në ndër institucionet më të avancuara të arsimit të lartë në Evropën Juglindore.

Njohja nga SCImago dhe konteksti global

Renditja e SCImago Institutions Rankings përpilohet çdo vit dhe përfshin mijëra universitete dhe institucione kërkimore në nivel global, bazuar në tregues sasiorë si produktiviteti shkencor, bashkëpunimi ndërkombëtar, indikatorët e inovacionit dhe ndikimi shoqëror. Ky sistem ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse mbi ndikimin shkencor të institucioneve.

Megjithëse lista zyrtare e vitit 2026 është e gjerë dhe përfshin institucione nga sektorë të ndryshëm, si qeveritarë, shëndetësorë dhe të arsimit të lartë, pozicionimi udhëheqës i UBT-së në kërkim dhe inovacion në nivel rajonal spikat qartë në kontekstin e këtyre standardeve globale.

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i mirëpriti këto rezultate si një dëshmi e përkushtimit të universitetit për ndërtimin e një mjedisi kërkimor me ndikim të lartë. Ai theksoi se performanca e qëndrueshme në renditjet e SCImago, krahas vlerësimeve të tjera ndërkombëtare, dëshmon angazhimin e UBT-së për të ngritur cilësinë e shkencës, inovacionit dhe arsimit në Kosovë dhe më gjerë.

Me një bazë të fortë në prodhimtarinë shkencore, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe cilësinë akademike, UBT po vazhdon të ndërtojë momentum drejt njohjes edhe më të madhe në renditjet globale të arsimit të lartë. Performanca në renditjen SCImago, veçanërisht lidershipi në hapësirat shqipfolëse dhe në kategoritë përkatëse të Ballkanit Perëndimor, konfirmon një trajektore të qartë të rritjes së ndikimit dhe prezencës në skenën akademike rajonale dhe globale.

Continue Reading

Rajoni

Kryeparlamentari shqiptar në takim me Haxhiun

Published

on

By

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ka nisur vizitën e tij zyrtare në Kosovë, ku u prit nga kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu.

Takimi u zhvillua në ambientet e Kuvendit të Kosovës dhe shënoi fillimin e vizitës së kryeparlamentarit shqiptar në Kosovë.

Gjatë ditës, Peleshi do të zhvillojë takime edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, në orën 11:15, dhe me Kryeministrin, Albin Kurti, në orën 11:50. Vizita ka për qëllim thellimin e bashkëpunimit ndërparlamentar dhe forcimin e marrëdhënieve politike mes Shqipërisë dhe Kosovës.

Foto: Ekonomia online

Continue Reading

Lajmet

Gjykata e Strasburgut regjistron padinë kundër Serbisë për pasivizimin e shqiptarëve në Luginën e Preshevës

Published

on

By

Për herë të parë, Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg ka regjistruar një padinë kundër Serbisë, e dorëzuar nga Teuta Fazliu, lidhur me pasivizimin e adresave të shqiptarëve që jetojnë në Luginë të Preshevës, Medvegjë dhe Bujanoc.

Sipas njoftimit të avokatit Drin Grazhdani, padia synon të adresojë shkeljet e të drejtave të njeriut nga autoritetet serbe, duke përfshirë praktikat e pasivizimit të adresave jo vetëm për shqiptarët që punojnë jashtë vendit, por edhe për ata që jetojnë brenda Serbisë. Ky proces, sipas Grazhdanit, ka pasoja serioze për qytetarët shqiptarë, duke i privuar ata nga të drejtën për letërnjoftim dhe pasaportë, sigurim shëndetësor, pensione dhe e drejtën e votës.

Regjistrimi i padisë dhe pajisja me numër aplikimi nga Gjykata e Strasburgut konsiderohet një hap procedural shumë i rëndësishëm, duke marrë parasysh se më shumë se 90% e rasteve refuzohen në fazën fillestare.

Grazhdani thekson se qëllimi kryesor është që Gjykata të zbatojë procedurën e vendimit pilot (Rregulla 61), duke bërë që vendimi të mos ketë ndikim vetëm për të, por të ndalojë praktikën sistematike të pasivizimit për të gjithë shqiptarët në rajon dhe të aplikohet në raste të ngjashme.

Në njoftim bëhet thirrje gjithashtu që të gjithë qytetarët e prekur nga pasivizimi të ndjekin procedurat ligjore në Serbi, pavarësisht refuzimeve të mundshme nga autoritetet.

“Është një fitore fillestare, dhe do të jem i përkushtuar që të përfundojë me fitore të plotë,” deklaron Grazhdani.

Continue Reading

Të kërkuara