Lajmet

Kate Winslet rrëfen për ribashkimin me mikun Leonardo DiCaprio

Aktorja thotë se ai është miku i saj më i afërt.

Published

on

Shoqëria e yjeve Kate Winslet dhe Leonardo DiCaprio do të vazhdojë, pavarësisht distancës apo kohës. Kur dy aktorët fitues të çmimit Oscar u ribashkuan në Los Angeles pas afërsisht tri vitesh për shkak të pandemisë, ishte moment emocionues.

“S’mund të ndalesha duke qarë. E njoh atë qe shumë vite!”, rrëfeu Winslet për The Guardian, teksa shtoi se ata ishin mërzitur goxha shumë për njëri-tjetrin.

Fillimisht ata luajtën bashkë në filmin “Titanic” në rolet e Jack dhe Rose, dhe pastaj edhe në filmin “Revolutionary Road”.

Aktorja thotë se ai është miku i saj më i afërt./UBTNews

Lajmet

Leposaviq: Dy punëtorë lëndohen rëndë në vendin e punës, arrestohet një person

Published

on

By

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e djeshme në fshatin Ceraj të Leposaviqit, ku dy punëtorë të një kompanie private kanë pësuar lëndime të rënda trupore.

Sipas raportit të Policisë, viktimat janë rrëzuar nga mjeti i punës derisa ishin duke kryer detyrat e tyre profesionale.

Të lënduarit janë dërguar me urgjencë për tretman mjekësor në spitalin rajonal, për shkak të natyrës së rëndë të lëndimeve të pësuara.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar një person të dyshuar, i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti po hetohet nën dyshimin për “rrezikim të sigurisë në vendin e punës”.

Continue Reading

Lajmet

Raporti 24-orësh i Policisë: Arrestime për dhunë në familje në Podujevë dhe Rahovec

Published

on

By

Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka ndërhyrë në tri raste të ndara të dhunës në familje, të cilat kanë rezultuar me arrestimin e disa personave në Podujevë dhe Rahovec.

Në Podujevë janë raportuar dy raste. Në orët e hershme të mëngjesit të djeshëm, dy vëllezër janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht pas një mosmarrëveshjeje.

Të dy kanë marrë trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit, njëri është dërguar në mbajtje dhe tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Po në këtë qytet, rreth orës 10:30, një person është arrestuar pasi ka dëbuar bashkëshorten nga shtëpia. Pas intervistimit, i dyshuari është liruar, ndërsa rasti po trajtohet në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, një incident më i rëndë ka ndodhur në Rahovec pak para mesnatës.

Një person, nën ndikimin e alkoolit, ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes dhe vajzës së tij, duke u shkaktuar lëndime trupore. Viktimat kanë pranuar ndihmë mjekësorë në QKMF-në e Rahovecit, ndërsa i dyshuari, me urdhër të prokurorit, është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Continue Reading

Lajmet

Nga Roma në Barcelonë: Edi Rama i bashkohet samitit për mbrojtjen e demokracisë

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka udhëtuar këtë të premte drejt Spanjës për të marrë pjesë në samitin “Në Mbrojtje të Demokracisë” që po mbahet në Barcelonë.

Me ftesë të kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez, Rama do t’i bashkohet liderëve evropianë për të diskutuar mbi rreziqet që i kanosen institucioneve demokratike nga dezinformimi dhe ndikimi i shpejtë i teknologjisë.

Përveç tryezës kryesore të samitit, ku do të kërkohet një bashkëpunim më i fortë ndërkombëtar për rregullimin e hapësirës digjitale, Rama do të zhvillojë takime të rëndësishme dypalëshe.

Ai do të pritet nga homologu Sánchez dhe do të zhvillojë një bisedë me Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa.

Kjo vizitë në Spanjë pason ndalesën e tij në Itali, ku pas takimit me kryeministren Giorgia Meloni u rikonfirmua vullneti për thellimin e bashkëpunimit në menaxhimin e emigracionit dhe mbrojtjen.

Vizita në Romë shërbeu si një moment bilanci gjashtë muaj pas nënshkrimit të 16 marrëveshjeve strategjike mes dy vendeve në fusha si siguria dhe infrastruktura.

Continue Reading

Lajmet

Rasti i vrasjes së Liridona Ademajt: Sot jepen fjalët përfundimtare në gjykatë

Published

on

By

Gjykimi ndaj Naim Murselit, Granit Plavës dhe Kushtrim Kokallës për vrasjen e Liridona Ademajt po i afrohet fundit.

Sot, duke filluar nga ora 9:30, palët pritet të japin fjalët e tyre përfundimtare para trupit gjykues. Sipas aktakuzës, vrasja dyshohet se u planifikua nga bashkëshorti i viktimës, Naim Murseli, i cili si pasojë e raporteve të acaruara martesore, dyshohet se organizoi krimin si hakmarrje.

Plani i detajuar në aktakuzë tregon se Murseli fillimisht kontaktoi Kushtrim Kokallën, i cili më pas mundësoi lidhjen me Granit Plavën. Ky i fundit, sipas marrëveshjes, do të paguhej 30 mijë euro për kryerjen e vrasjes. Arma e krimit u sigurua nga Tom Dodaj, i cili pas pranimit të fajësisë, u dënua me tre vite burgim nga Gjykata e Apelit.

Edhe pse Murseli u deklarua i pafajshëm në seancën fillestare të vitit 2025, prokuroria pretendon se ai është truri i gjithë këtij organizimi tragjik.

Pas fjalëve të sotme përfundimtare, gjykata do të mbetet të shpallë verdiktin për tre të akuzuarit kryesorë në një nga rastet që ka tronditur më së shumti opinionin publik.

Continue Reading

Të kërkuara