Lajmet

Grave afgane u ndalohen udhëtimet pa përcjellës

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Mohammad Sadiq Akif e konfirmoi më 26 dhjetor autenticitetin e udhëzimit.

Published

on

Qeveria talibane ndërmori edhe disa hapa të tjerë të cilët reduktojnë dukshëm lirinë e grave në Afganistan.

Së fundi, Qeveria talibane njoftoi se grave të cilat duan të udhëtojnë më larg se 72 kilometra, nuk duhej t’ju ofrohej transporti përpos nëse janë nën përcjellje të ndonjë familjari burrë.

Udhëzimi i lëshuar nga Ministria për Promovimin e Vlerave dhe Parandalim të së Keqes, po ashtu këshillon të gjithë ngasësit që të përmbahen nga muzika në veturat e tyre dhe të mos pranojnë udhëtare gra nëse nuk janë të mbuluara.

Zëdhënësi i kësaj ministrie, Mohammad Sadiq Akif e konfirmoi më 26 dhjetor autenticitetin e udhëzimit.

Një ngasës taksie në Kabul i cili nuk deshi të identifikohej tha për Radion Evropa e Lirë që tashmë një kohë talibanët e armatosur kërkojnë nga ngasësit të mos lëshojnë muzikë në vetura apo të mos pranojnë gra pa mbulesa.

Ndërkaq njohësi afgan i drejtësisë tashmë i larguar nga vendi, Haroun Rahimi kritikoi udhëzimet e talibanëve duke thënë se në këtë mënyrë “taksistët afganë do të jenë në pozitë që të përcjellin lëvizjen fizike të grave afgane”.

“Kjo do të krijojë hapësirë për ngacmime derisa vendet publike nuk do të jenë të sigurta për gratë”, shkroi ai në Twitter më 25 dhjetor.

“Gratë myslimane janë shkencëtare, udhëheqëse të industrive dhe lidere në gjithë botën. Gratë afgane do të duhej të inkurajoheshin të ndjekin hapat e tyre”, shkroi tutje Rahimi në një postim tjetër.

Në anën tjetër, Heather Barr nga organizata Human Rights Watch, tha se udhëzimi i ri i talibanëve më shumë ngjanë në “hap i cili do të izolojë edhe më shumë gratë”.

“Kështu mbyllën mundësitë që ato të mund të lëvizin lirshëm, të udhëtojnë në ndonjë qytet tjetër apo të bëjnë biznes ose të arratisën nëse ballafaqohen me dhunë në shtëpi”, tha Barr për agjencinë AFP.

Pasi morën pushtetin në gusht, talibanët formuan qeveri e cila udhëhiqet vetëm nga burrat dhe militantë veteranë të cilët premtuan se do të kthejnë në shtet ligjin e rreptë të sheriatit. Kjo njëkohësisht paraqet goditje për shpresën që shtetet perëndimore kishin që kjo udhëheqësi i talibanëve do të ishte më e butë sesa ajo para dy dekadash.

Qeveria talibane më të marrë pushtetin mbylli Ministrinë për Çështje të Grave dhe reduktoi dukshëm të drejtat e tyre. Shumicës së grave ju ndalua puna derisa shumë vajza nuk kanë të drejtë të arsimohen.

Muajin e shkuar, Ministria për Promovimin e Vlerave dhe Parandalimin e së Keqes urdhëroi televizionet afgane që të mos transmetojnë drama me aktore dhe detyroi të gjitha gazetarët televizive të mbulohen.

Edhe përgjatë viteve të 90-a gjatë sundimit të parë të talibanëve të drejtat e grave nuk ekzistonin pothuajse në vend. Të gjitha ishin të detyruara të bartnin mbulesa, largoheshin nga shtëpitë vetëm nën përcjelljen e burrave dhe e kishin të ndaluar punën, arsimimin dhe sportin./REL

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara