Lajmet

Kalueshmëria në testin e maturës mbi 68%

Published

on

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit publikoi rezultatet e provimit shtetëror të maturës, të cilit i janë nënshtruar mbi 23 mijë nxënës të klasave të dymbëdhjeta në të gjithë vendin.

Këtë vit, rezultati i përgjithshëm i kalueshmërisë është 68.43 përqind. Prej këtij rezultati, 68.36 përqind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën shqipe, 69.47 përqind në mësimin në gjuhën boshnjake dhe 74.77 përqind është kalueshmëria në mësimin në gjuhën turke.

Rezultatet e provimit shtetëror të maturës tashmë janë shpërndarë në shkolla. Provimi i mbajtur më 26 qershor, është organizuar në tri gjuhë: shqipe, boshnjake dhe turke dhe është mbajtur në 177 qendra të testimit.

Në këtë proces kanë qenë të angazhuar mbi 2 mijë administrues, 550 komisionerë, 360 mbikëqyrës dhe 200 vëzhgues. Po ashtu, të gjitha Qendrat e testimit janë monitoruar nga Këshilli Rinor Kosovar (KYC).

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit njofton se për shkak të përdorimit të telefonit, nga provimi janë larguar gjithsej 69 nxënës, të cilëve u është anuluar testi.

MAShTI thotë se është duke i vlerësuar raportet e komisioneve në Qendrat e testimit dhe së shpejti do të publikohen emrat e administruesve të cilët nuk kanë realizuar detyrën më përgjegjësi dhe ndaj të njëjtëve do të merren masa ligjore.

Lajmet

​Zjarr në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar

Published

on

By

Në Prizren, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës ka shpërthyer një zjarr i madh në një objekt, ku si pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë njëvjeçar.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur për KosovaPress se edhe tre fmëijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim mjekësor.

“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor”, ka bërë të ditur ai.

Bytyqi ka bërë të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht.

Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.

KosovaPress do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.

Continue Reading

Lajmet

Numërohen 100% e votave të rregullta

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke rrëmbyer 433 mijë e 394 vota.

Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.

Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.

Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.

Continue Reading

Lajmet

Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme

Published

on

By

Komuna e Prishtinës ka thirrur seancë të jashtëzakonshme për të martën.

Seanca ka të bëjë me “propozim-vendimin për miratimin paraprak të listës së veçantë të pronave të paluajtshme të Komunës që planifikohen për dhënien në shfrytëzim në vitin 2026”.

Seanca do të mbahet nga ora 11:00.

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një vajzë dhe një i mitur në Fushë Kosovë

Published

on

By

Dy raste të zhdukjes janë raportuar nga Policia e Kosovës. Njëri nga rastet është një ku një vajzë është zhdukur në Fushë Kosovë mbrëmjen e 26 dhjetor, ndërsa rasti tjetër po ashtu në Fushë Kosovë por që bëhet fjalë për një të mitur.

Ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se vajza e kunatit ka dalë nga shtëpia dhe ende nuk dihet për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24 orësh.

Rasti tjetër është në “Më 29.12.2025 ankuesi mashkull kosovar, ka raportuar se djali i tij i mitur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në hetime”.

Continue Reading

Të kërkuara