Lajmet

Mbi 19 mijë nxënës aplikojnë për testin e maturës, 500 prej tyre u refuzohet e drejta e nënshtrimit në këtë afat

Published

on

19 mijë e 200 nxënës kanë aplikuar për t’iu nënshtruar testit të maturës, i cili mbahet të shtunën më 22 qershor.

Drejtori i Inspekcionit në Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Fatmir Elezi, ka thënë se i kanë bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e këtij testi.

“Procedura e aplikimit ka përfunduar, maturantët kanë aplikuar nga 27 maji deri më 12 qershor. Maturantët që nuk pasur mundësi të aplikojnë online, për shkaqe teknike ditën e martë, shkollat na i kanë dërguar listat e tyre maturantëve dhe i kemi futur në listë edhe ata për të hyrë në testin e maturës. Në aplikacionin online kanë aplikuar diku 19 mijë e 200 nxënës, ku 18 mijë e 600 prej tyre kanë marrë konfirmim pozitiv për maturë, kurse rreth 500 maturantëve u është refuzuar aplikimi për shkak të mos-drejtës së nënshtrimit në këtë afat”, ka thënë Elezi.

Ai thotë se aplikacioni ka qenë i lehtë për përdorim, mirëpo disa nxënës kanë pasur probleme me llogaritjen e e-Kosova, pasi i kanë hapur më herët dhe i kanë harruar ose email adresën ose nuk iu ka funksionuar numri i telefonit dhe nuk kanë mundur të aplikojnë.

“Një numër i vogël prej tyre diku 300 nxënës që i kanë marrë aplikacionet më vonë, ka pasur raste kur edhe dje kanë ardhur në zyrë dhe kur kemi konfirmuar se nuk kanë mundur t aplikojnë për shkaqe teknike edhe ata nxënës”, shtoi ai.

Ai tha se nuk ka informacione nëse ka pasur ndonjë ankesë rreth aplikimit, pasi edhe ata që nuk kanë mundur të aplikojnë, listat i kanë dorëzuar shkollat dhe janë futur në platformën e-Kosova.

Elezi bëri të ditur se rezultatet e testit që mbahet me 22 qershor, do të publikohen në fund të qershorit.

“Tash jemi në fazën finale të përgatitjes, kemi caktuar në koordinim me komunat administrator të testit, janë të sistemuar në qendrat e testimit, kemi pasur trajnime me komisioner të testimeve dhe mendojmë se ketë vit rrjedha e tekstit do të shkojë normale ngase edhe nxënësit të themi në qendrat e sistemit mundësinë e kopjimit do jetë shumë i vogël”, tha Elezi.

Elezi foli edhe për testet e viteve të kaluara ku kishte shumë kopjime nga nxënësit, pasi testi kishte dalë në rrjetet sociale.

“Testet, siç e dini në organizimin e viteve të kaluara ne i kemi publikuar teste te vitit të kaluar në web faqet e MASHTI-t, do të thotë testi i viti të kaluar është në adresë të Ministrisë, mirëpo nëse mendoni se testi del gjatë kohës së testimit, e dimë që viteve të kaluara me të filluar testimi në ora 9 kemi pasur publikime të disa pjesëve të testit, mirëpo ndikimi tek maturantët ka qenë minimal ose fare, ka pasur nxënës që ka arrit me përdorë telefonin, ta fotografoj dhe publikoj testin në rrejte sociale, mirëpo ndikimi tek tjerët ka qenë thuajse minimal”, u shpreh ai.

Elezi tha se nxënësit kur kanë aplikuar në e-Kosova, u është shkuar mesazhi me me rregullat e testit, ku nuk lejohet telefoni, sepse do të përballen me pasojat e largimit nga testi.

Ai i ka sugjeruar nxënësit që të mos marrin fare telefona me vete, pasi nuk do të lejohen t’i përdorin.

lajme

Protestat vazhdojnë në Prishtinë: Kërkohet që vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare

Published

on

By

Protesta kundër vrasjes së Arlinda Zekajt ka vazhduar edhe sot në Prishtinë, ku qytetarët janë mbledhur për të tretën ditë radhazi në sheshin e kryeqytetit për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi institucionale.

Gjatë ditës së sotme, protestuesit janë ndalur edhe para objektit të Qeverisë së Kosovës, duke shprehur pakënaqësi të thellë ndaj mënyrës se si po menaxhohen e trajtohen rastet e dhunës ndaj grave nga organet kompetente.

Këto aksione po organizohen nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, nën moton kryesore “Vrasja e grave të trajtohet si urgjencë kombëtare”.

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

lajme

Nën hetim për projektin e kryeqytetit: Përparim Rama paraqitet në Prokurorinë Speciale

Published

on

By

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, është paraqitur sot në Prokurorinë Speciale ku po intervistohet në cilësinë e të dyshuarit lidhur me projektin “Arkitekti i Kryeqytetit”.

Rama arriti në prokurori i shoqëruar nga avokati Artan Çerkini, teksa para hyrjes deklaroi shkurtimisht se detyra e tij është ndërtimi i kryeqytetit, ndërsa e organit të ndjekjes është të sigurohet që gjithçka bëhet në përputhje me ligjin. Hetimet për këtë projekt ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën prej 12 milionë eurosh, si dhe me dyshimet për manipulim të stafit e konflikt interesi.

Intervistimi i kryetarit të Prishtinës vjen pas tensioneve publike dhe paralajmërimeve nga zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje për arrestimin e tij të mundshëm, reagime këto që pasuan ndryshimet e fundit në udhëheqjen e Prokurorisë Speciale, ku pas shkarkimit të Blerim Isufajt, detyra i është besuar prokurorit Dren Paca.

Ndaj deklaratave të përfaqësuesve të pushtetit, Rama u ka bërë thirrje publike organeve të drejtësisë që të merren me ato që i ka cilësuar si kërcënime direkte ndaj tij. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara