Lajmet

Qeveria prioritet çështjen e punësimit, ndan 50 milionë euro për krijimin e vendeve të punës

Published

on

Partia në pushtet, LVV-ja ka postuar në rrjetin social Facebook disa nga prioritetet e kësaj Qeverie në aspektin e punësimit në Kosovë.

Sipas të njejtës kjo Qeveri si masë në kuadër të ringjalles ekonomike ka ndarë 50 milionë euro për çështjen e punësimit.

Shikoni më poshtë si është bërë ndarja:

1/5 e masave për ringjalljen ekonomike, prezantuar nga Qeveria e Kosovës
Me prezantimin e pakos për ringjalljen ekonomike, qeveria e Kosovës ka treguar se për prioritet ka çështjen e punësimit. 50 milionë euro janë ndarë për krijimin e vendeve të reja të punës dhe për mbështetjen e drejtpërdrejt të punëkërkuesve.

  • 10 milionë euro qeveria do t’i ndajë për të gjithë ata dhe ato që kanë humbur vendin e tyre të punës përgjatë periudhës mars 2020 − prill 2021. Për çdo të ri të punësuar qeveria do ta subvencionoj pagën në 3 muajt e parë në vlerë prej 170 euro në muaj.
  • 10 milionë euro qeveria do t’i ndajë për mbështetjen e secilit të punësuar të ri që nuk ka qenë i punësuar në 3 muajt e fundit e që deklarohet në ATK. Secilit prej tyre do t’iu paguhen kontributet pensionale në vlerë prej 10% të pagës për 12 muaj me radhë.
  • 5 milionë euro për ta mbështetur punësimin e grave. Secilës grua që nuk ka qenë e punësuar në 3 muajt e fundit, e që punësohet, do t’i subvencionohet 50% e pagës për 3 muajt e parë, deri në maksimumin prej 150 euro në muaj. Pas periudhës tremujore, do të subvencionohet kontributi pensional.
  • 10 milionë euro për ta filluar qysh këtë vit skemën e punësimit të garantuar për të rinjtë e moshave 18-24 vjeç, ku secilit të ri do t’i garantohet puna e parë, e subvencionuar nga shteti në nivelin e pagës minimale.
  • 5 milionë euro për mbështetjen e trajnimeve dhe punësimit në TI. Për të orientuar talentet e reja drejt fushës së TI-së, do të ndahen kuponë me anë të të cilëve mund të ndiqen kurse për TI, apo trajnime në praktikë. Atyre që përfundojnë kursin apo trajnimin me sukses, do t’u ofrohet mbështetje në punësim për 3 muajt e parë.
  • 5 milionë euro për punësimin e personave me nevoja të veçanta. Në funksion të arritjes së synimit për një shtet të barabartë për të gjithë, qeveria e Kosovës do ta mbështes secilin të punësuar me aftësi të veçanta me 50% të pagës, deri në maksimum 150 euro në muaj. Mbështetja do të bëhet për 6 muajt e parë.
    – 5 milionë euro për skemën e granteve për zanatet. Me qëllim të adresimit të shkallës së lartë të papunësisë në vend si dhe aftësimit profesional në zanate, qeveria do t’i mbështesë me grante për vetëpunësim të gjithë ata që janë të gatshëm të mësojnë aftësi të reja, për të cilat do të certifikohen. Vlera e këtyre granteve arrin shumën deri në 3,000 euro, ku granti do të mbulojë blerjen e pajisjeve dhe themelimin e biznesit, pas përfundimit të trajnimit me sukses dhe certifikimit.

Lajmet

Wikoff e komandanti i ri i KFOR-it në veri të Kosovës, vëzhgojnë patrullimet

Published

on

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, dhe komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, vizituan të enjten veriun e Kosovës.

Ata vëzhguan pjesëtarët e KFOR-it dhe të Policisë së Kosovës gjatë zhvillimit të një patrullimi të përbashkët përgjatë vijës kufitare, ndërsa u takuan edhe me kryetarin e komunës së Zubin-Potokut, Milosh Peroviq, për të diskutuar dhe vlerësuar situatën e sigurisë në atë zonë.

“KFOR-i vazhdon të vlerësojë rregullisht situatën në terren, të angazhohet me të gjitha komunitetet dhe të ruajë gatishmërinë operacionale. Ai mbetet i përkushtuar në përmbushjen e misionit të tij me profesionalizëm dhe paanshmëri”, thuhet në njoftimin e KFOR-it për vizitën.

Wikoff e Vergori të mërkurën kanë zhvilluar takime me krerë shtetërorë, përfaqësues institucionesh e komunitete.

NATO të enjten ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë ka mbetur përgjithësisht e qëndrueshme dhe se ka vazhduar të përmirësohet, por ka theksuar se procesi i optimizmit të pranisë dhe strukturës së KFOR-it do të varet nga zhvillimet në terren dhe mund të anulohet ose të kthehet në gjendjen e mëparshme nëse zhvillimet e sigurisë e kërkojnë këtë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Kosova rrezikon organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030, ICMG paralajmëron masa

Published

on

By

Kosova rrezikon të humbasë të drejtën e organizimit të Lojërave Mesdhetare 2030, pas paralajmërimeve nga Komiteti Ndërkombëtar i Lojërave Mesdhetare (ICMG) për mospërmbushjen e detyrimeve financiare dhe administrative.

Përmes një letre drejtuar kryeministrit Albin Kurti, kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, dhe presidentit të Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, ICMG-ja ka shprehur shqetësimin për vonesat në përgatitjet e këtij organizimi madhor sportiv.

Sipas dokumentit të publikuar nga Rama, institucionet përgjegjëse nuk i janë përgjigjur letrës së dërguar më 21 shtator 2026. Po ashtu, mungon garancia bankare që duhej të sigurohej në janar, ndërsa mbetet e papaguar edhe tarifa e muajit qershor.

ICMG-ja ka paralajmëruar se këto mangësi mund të rrezikojnë seriozisht organizimin e Lojërave Mesdhetare në Prishtinë.

Më 19 dhjetor, Komiteti Ekzekutiv pritet të shqyrtojë mundësinë e thirrjes së një Asambleje të Jashtëzakonshme, e cila do të vendosë për të ardhmen e këtij eventi.

Pas publikimit të letrës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për situatën e krijuar, duke e cilësuar rrezikun e humbjes së organizimit si një goditje të madhe për sportin kosovar.

Ai ka theksuar se mungesa e përgjigjeve institucionale dhe mosrealizimi i obligimeve po e vënë në pikëpyetje një mundësi historike për vendin.

Fitimi i së drejtës për organizimin e Lojërave Mesdhetare 2030 ishte vlerësuar si një nga arritjet më të rëndësishme në historinë e sportit të Kosovës, ndërsa zhvillimet e fundit kanë ngritur shqetësime për realizimin e këtij projekti.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Zyrtarë të lartë të NATO-s vizitojnë veriun e Kosovës, vlerësojnë situatën e sigurisë

Published

on

By

Komandanti i Komandës së Forcave të Përbashkëta Aleate të NATO-s në Napoli, admirali George M. Wikoff, së bashku me komandantin e KFOR-it, gjeneralmajor Roberto Vergori, kanë vizituar të enjten veriun e Kosovës.

Gjatë vizitës, ata kanë vëzhguar nga afër patrullimin e përbashkët të pjesëtarëve të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës përgjatë vijës kufitare.

Dy zyrtarët janë takuar gjithashtu me kryetarin e komunës së Zubin-Potokut, Milosh Peroviq, me të cilin kanë diskutuar për gjendjen e sigurisë dhe zhvillimet në këtë pjesë të vendit.

Përmes një njoftimi, KFOR-i ka ritheksuar përkushtimin për ruajtjen e sigurisë, duke bërë të ditur se vazhdon të monitorojë situatën në terren, të bashkëpunojë me komunitetet dhe të mbajë gatishmërinë operacionale.

Një ditë më parë, Wikoff dhe Vergori kanë zhvilluar takime me drejtues shtetërorë, përfaqësues institucionalë dhe komunitete të ndryshme.

Ndërkohë, NATO ka vlerësuar se situata e sigurisë në Kosovë mbetet përgjithësisht e qëndrueshme dhe ka shënuar përmirësime. Megjithatë, Aleanca ka theksuar se çdo ndryshim në praninë dhe strukturën e KFOR-it do të varet nga zhvillimet në terren, duke mos përjashtuar rikthimin e masave të mëparshme në rast të përkeqësimit të sigurisë.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Kalon Projektligji për parandalimin e pastrimit të parave

Published

on

Kuvendi ka miratuar në shqyrtim të dytë Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Parandalimin e Pastrimit të Parave dhe Luftimin e Financimit të Terrorizmit.

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk kanë marrë pjesë në votimin për amandamentet e propozuara nga Lista Serbe për këtë projektligj./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara