Shëndet
Kalcium jo vetëm nga qumështi
Kalciumi është një nga mineralet më të nëvojshme për trupin e njeriut.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiDozat aq të nevojshme të kalciumit, i janë atribuar gjithmonë produkteve të bulmetit jo vetëm në Shqipëri. Megjithatë, konsumatorët vegjetarianë dhe ata që kanë një tolerancë të ulët të laktozës mund t’i gëzohen një sërë alternativave të tjera të shëndetshme të produkteve jo bulmetore dhe jo shtazore që kanë doza të larta kalciumi. Një i rritur ka nevojë për 1000 miligramë kalcium në ditë (rreth tre gota qumësht në ditë) për të patur dhëmbë dhe kocka të shëndetshme. Lexoni më poshtë listën e përgatitur nga AgroWeb për ushqimet që duhet të konsumoni për të përfituar dozën e nevojshme ditore të kalciumit.
1. Lakrat e egra. Dy filxhanë me gjethet e lakrave të egra përmbajnë 188 miligramë kalcium. Këto gjethe mund t’i konsumosh të gatuara ose jo. Sido që t’i konsumosh trupi merr të njëjtin nivel vlerash ushqimore. Produkte të tjera janë finoku, brokoli dhe artiçoka. Një lugë me fara finoku përmban 59 miligramë kalcium. Një copë brokoli i pagatuar përmban 71 miligramë kalcium. Një artiçokë e mesme përmban 25 miligramë kalcium.
2. Patatet e ëmbla. Një filxhan me patate të ëmbla përmban 65 miligramë kalcium. Patatet e ëmbla janë burim i pasur me potas si edhe vitaminëA dhe C.
3. Fiqtë. Nëse ha tre fiq ke përfituar 50 miligramë kalcium. Mënyrat e të shijuarit të fikut janë të panumërta: të kombinohen me drithëra, në sallata, ëmbëlsira apo thjesht si frut. Fiqtë e thatë mund të ruhen deri në dy vjet.
4. Salmoni. Nëse konsumoni 100 gramë salmon keni përfituar 180 miligramë kalcium. Nëse salmoni është së bashku me kockat e zbutura që janë të ngrënshme niveli i kalciumit është akoma më i lartë.
5. Sardelet. 100 gramë sardele është e barazvlefshme me 888 miligramë kalcium. Sardelet, ashtu si edhe salmoni janë të pasur me yndyrna të shëndetshme dhe Omega 3.
6. Farat e susamit. Një lugë me fara susami përmban 100 miligramë kalcium. Këto fara i japin gatimeve shumë shije dhe vlera ushqimore.
7. Tofu. I quajtur shpesh si “djathi vegjetarian”, është një alternativë e djathit dhe produkteve shtazore. 115 gramë tofu përmban të njëjtën sasi kalciumi sa edhe qumështi
8. Fasulet e bardha. Bishtajoret në përgjithësi janë një burim fantastik kalciumi dhe hekuri. Një filxhan fasule përmban 191 miligramë kalcium. Fasulet e zeza janë të mbushura gjithashtu me kalcium, potas etj. Një gjysëm filxhani me këto fasule përmban 185 miligramë kalcium.
9. Bajamet. Mos hezito të konsumosh bajame në çdo orë të ditës. Rreth 20 bajame përmbajnë 72 miligramë kalcium. Bajamet janë gjithashtu të pasura me potas, vitaminë E dhe hekur.
10. Portokalli. Ky frut i magjishëm është plot me vitaminë C dhe kalcium. Një kokërr portokall përmban 65 miligramë kalcium.
Kalciumi është një nga mineralet më të nëvojshme për trupin e njeriut. Përveç vlerave të pamohueshme për forcimin e kockave dhe dhëmbëve, kalciumi mban enët e gjakut të shëndetshme dhe rregullon tensionin e gjakut./AgroWeb.org/
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
2 weeks agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
2 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
2 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Kosova ngre aktakuzë ndaj 21 personave për masakrën e Reçakut
Gjenden të vdekur dy persona në një vilë në Pejë
Gati 50 për qind të numëruara, ky është rezultati i votave për deputetë
BE “pret” nga Kosova formim të shpejtë të institucioneve
Profesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor në revistën prestigjioze ndërkombëtare të indeksuar në Scopus (Q1)
Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar
Mes kritikash, Komuna e Prishtinës vendos t’i japë në shfrytëzim 5288 prona
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?
ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet3 months agoPunimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
-
Rajoni1 month agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
