Lajmet

Sa minuta duhet të ecni nëse rrini ulur për një kohë të gjatë?

Kështu thonë studimet.

Published

on

Sipas një raporti të Organizatës Botërore të Shëndetësisë për ndikimin e pasivitetit fizik në aspektin e shëndetit global, në vitin 2030 një epidemi sedentare do të sëmurë pothuajse 500 milionë njerëz në mbarë botën.

Studimet kanë treguar se ata që drejtojnë një mënyrë jetese sedentare (ata që punojnë çdo ditë në tavolina ose bëjnë udhëtime të gjata me makinë, për shembull) kanë një rrezik më të lartë të zhvillimit të sëmundjeve kronike duke përfshirë diabetin, sëmundjet e zemrës, demencën dhe lloje të ndryshme kanceri sesa njerëzit që lëvizin gjatë ditës.

Jo vetëm kaq, një kërkim tjetër ka zbuluar se, pavarësisht nëse bëni apo jo aktivitet fizik, të ulur për më shumë se 12-13 orë në ditë, dyfishon mundësinë e vdekjes së parakohshme, në krahasim me njerëzit që ulen për më pak kohë.

Studiuesit rekrutuan 11 të rritur të shëndetshëm të moshës mesatare dhe më të vjetër, dhe u kërkuan atyre të uleshin në një karrige ergonomike në laboratorin e tyre për 8 orë (që korrespondon me një ditë pune standarde), në pesë ditë të ndryshme. Në ditën e parë, pjesëmarrësit u ulën për të gjitha 8 orët me pushime të shkurtra për të shkuar në banjë. Në ditët vijuese, kërkuesit testuan katër «opsione» të ndryshme të ecjes së lehtë që e ndërpreu të ulurin

Një minutë ecje në një treadmill me ritëm të ngadaltë (rreth 1.9 milje në orë) çdo 30 minuta ulur, një minutë ecje çdo 60 minuta ulur, pesë minuta ecje çdo 30 minuta ulur, pesë minuta ecje çdo 60 minuta ulur. Qëllimi i studimit ishte të gjente minimumin e aktivitetit fizik që duhet të bëjë një person për të kompensuar rreziqet shëndetësore të qëndrimit ulur një ditë të tërë.

Studiuesit e mbajtën nën vëzhgim çdo pjesëmarrës për t’u siguruar që të mos ushtronin shumë ose shumë pak, dhe periodikisht monitoronin tensionin e tyre të gjakut dhe sheqerin në gjak (treguesit kryesorë të shëndetit kardiovaskular). Gjatë eksperimentit, pjesëmarrësit ishin në gjendje të punonin me kompjuterët, të lexonin dhe të përdornin telefonat e tyre dhe hëngrën vakte të standardizuara.

Studiuesit zbuluan se sasia optimale e lëvizjes ishte pesë minuta ecje çdo 30 minuta ulur. Kjo ishte sasia e vetme që ulte ndjeshëm si sheqerin në gjak, ashtu edhe tensionin e gjakut. Në veçanti, 5 minuta ecje çdo gjysmë ore zvogëluan nivelin e lartë të sheqerit në gjak të pjesëmarrësve me pothuajse 60% pas një vakti të madh dhe ulën presionin e gjakut me 4 deri në 5 mmHg krahasuar me ata që kishin qëndruar ulur gjithë ditën.

Megjithatë, edhe një minutë ecje çdo 30 minuta ulur siguronte përfitime modeste për nivelin e sheqerit në gjak, ndërsa ecja çdo 60 minuta (për një minutë ose pesë minuta) nuk siguronte asnjë dobi.

Lajmet

Nura kërkon mobilizim institucional për Gjykatën Speciale dhe angazhim më të madh diplomatik

Published

on

By

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Jakup Nura, ka kërkuar mobilizim institucional dhe angazhim të vazhdueshëm shtetëror lidhur me Gjykatën Speciale, duke vlerësuar se çështja nuk duhet të mbetet vetëm në nivel të deklaratave publike.

Gjatë fjalës së tij në seancën e Kuvendit, Nura tha se institucionet e vendit duhet ta kenë Gjykatën Speciale në fokus të angazhimit të tyre, duke kërkuar përgjegjësi shtetërore dhe koordinim të vazhdueshëm.

Ai theksoi se Ministria e Punëve të Jashtme duhet ta trajtojë këtë temë ndër prioritetet kryesore, duke shtuar se diplomacia e Kosovës, në bashkëpunim të ngushtë me atë të Shqipërisë, duhet të jetë më aktive në shfrytëzimin e kanaleve diplomatike dhe në informimin e partnerëve ndërkombëtarë për ndjeshmërinë e çështjes.

“Kjo çështje nuk duhet të mbetet vetëm temë e deklaratave publike, por duhet të jetë pjesë e një angazhimi të vazhdueshëm dhe të koordinuar”  Jakup Nura, deputet i PDK-së.

Nura shprehu gjithashtu kundërshtimin e tij ndaj mënyrës së trajtimit të kësaj çështjeje, duke deklaruar se Gjykata Speciale i është imponuar Kosovës, ndërkohë që, sipas tij, vëmendja dhe përgjegjësia duhej të drejtoheshin ndaj Serbisë për krimet e kryera gjatë luftërave në ish-Jugosllavi. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Studentët protestojnë para Rektoratit të UP-së, kërkojnë nga Hajrullahu të tërheqë deklaratat

Published

on

Studentë të Universitetit të Prishtinës janë mbledhur para Rektoratit për të kundërshtuar një email të rektorit Arben Hajrullahu, i cili, sipas tyre, përmban kërcënime dhe presion ndaj studentëve.

Rektori Hajrullahu ka dalë në oborrin e Rektoratit dhe u ka kërkuar protestuesve të hyjnë brenda për të diskutuar. Megjithatë, studentët kanë kërkuar që ai fillimisht t’i tërheqë deklaratat e bëra.

Gjatë përplasjes verbale, Hajrullahu i ka kërkuar Policisë që të mos hyjë në oborrin e Rektoratit.

“Policia nuk ka çka kërkon në tokën e Universitetit, universiteti është i yni”, ka deklaruar ai.

Studentët i kanë thënë rektorit se i ka krahasuar me regjimin serb, ndërsa e kanë pyetur nëse ftesa e tij për bisedë ka ardhur me vonesë.

Flon Kastrati nga Parlamenti Studentor ka deklaruar se protestat nuk do të ndalen derisa Hajrullahu t’i tërheqë deklaratat ose të kërkohet shkarkimi i tij.

Parlamenti Studentor i ka cilësuar të papranueshme kërcënimet dhe presionet, duke vlerësuar se veprime të tilla cenojnë sigurinë e studentëve, lirinë e shprehjes dhe mjedisin akademik.

Protesta lidhet me një email të dërguar nga rektori pas kërkesës së Këshillit Studentor të Fakultetit të Mjekësisë për zëvendësimin e sistemit të evidentimit të vijueshmërisë përmes QR kodeve me teknologjinë NFC.

Në emailin e tij, Hajrullahu kishte paralajmëruar se bojkotimi eventual i ligjëratave dhe ushtrimeve mund të sjellë pasoja për studentët, përfshirë përsëritjen e vitit apo humbjen e së drejtës për të qenë pjesë e UP-së. Ai kishte përmendur edhe masa ndaj personelit akademik, të cilat mund të përfshijnë ndalesa financiare dhe deri në shkëputje të kontratës së punës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Lushaku-Sadriu ngre shqetësimin për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”: Kosova rrezikon të mos i organizojë

Published

on

By

Kosova rrezikon të mos jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”, për shkak të mos përmbushjes së obligimeve institucionale dhe vonesave në procesin e përgatitjeve.

Për këtë ka ngritur shqetësim shefja e Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Jehona Lushaku-Sadriu, gjatë seancës së Kuvendit, raporton Ekonomia Online.

Ajo ka theksuar se anulimi i takimit të paraparë të mbahej të enjten në Athinë, ku pritej të përcaktoheshin përgjegjësitë për organizimin e lojërave, është një tjetër sinjal shqetësues për të ardhmen e këtij projekti.

Sipas Lushaku-Sadriut, organizimi i Lojërave Mesdhetare do të përbënte një mundësi të rëndësishme për zhvillimin e sportit, turizmit dhe investimeve në infrastrukturën sportive të vendit.

Ajo ka paralajmëruar se papërgjegjësia institucionale mund ta rrezikojë realizimin e një projekti që do ta vendoste Kosovën në qendër të vëmendjes sportive dhe kulturore, duke sjellë mijëra sportistë dhe vizitorë ndërkombëtarë.

Lushaku-Sadriu ka përmendur edhe shqetësimet e ngritura nga Komiteti Olimpik i Kosovës lidhur me obligimet e papërmbushura nga institucionet, duke kërkuar përgjegjësi dhe angazhim më të madh për realizimin e këtij projekti.

Ajo ka vlerësuar se Kosova nuk duhet ta humbasë këtë mundësi për ndërtimin e sallave, stadiumeve dhe qendrave të reja sportive, të cilat do të kishin ndikim afatgjatë në zhvillimin e sportit në vend.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Tahiri: Kosovën e ka mbuluar terri, qytetarët po përballen me mungesë të energjisë elektrike

Published

on

Deputeti i Aleancës, Besnik Tahiri, ka deklaruar se Kosovën e ka mbuluar terri, duke kritikuar ndërprerjet e energjisë elektrike që, sipas tij, po zgjasin me orë të tëra, kryesisht në vendbanimet rurale.

Ai ka thënë se mungesa e energjisë po ua vështirëson jetën qytetarëve, ndërsa ka kërkuar nga Qeveria ndryshimin e strategjisë për investimet strategjike në sektorin e energjisë, me arsyetimin se zhvillimet globale kanë ndryshuar.

Tahiri ka theksuar se familjet me gjendje të rënduar ekonomike po detyrohen të hyjnë në borxhe për të paguar faturat e energjisë elektrike.

“Ne e kuptojmë që politika programore e VV-së ka qenë e lidhur me shumëllojshmërinë e burimeve energjetike, por kur e shohim strategjinë dhe programin… Kjo duhet të ndryshojë, sepse ka ndryshuar bota”, ka deklaruar Tahiri./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara