Lajmet

Jep dorëheqje ushtruesi i detyrës së kryeshefit të Telekomit

Published

on

Zeqir Kiqina, ushtrues i detyrës i kryeshefit të Telekomit të Kosovës ia ka ofruar dorëheqjen bordit të drejtorëve nga kjo pozitë për arsye shëndetësore.

Sipas një njoftimit të Telekomit, Kiqina do të ketë gjatë kësaj jave një operim të rekomanduar nga mjeku dhe e ka qenë pamundur që të vazhdoj tutje me udhëheqjen e kompanisë dhe me qëllim që mos ketë asnjë ngecje në menaxhimin e saj ai ka kërkuar nga bordi që të lirohet nga kjo pozitë.

“Bordi i drejtorëve ka votuar në mënyrë unanime për dorëheqjen e tij dhe i ka uruar atij shërim të shpejt. Gjithashtu bordi ka falenderuar Kiqina për kontributin e dhënë në menaxhimin e kompanisë në këtë kohë të vështirë pandemike. Po në këtë mbledhje është aprovuar edhe dorëheqja e ud e Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit Agim Matoshi. Bordi po ashtu ka falenderuar Matoshi për kontributin e dhënë në menaxhimin e kompanisë në këtë kohë të vështirë pandemike. Dy zyrtarët e lartë të kompanisë konfromë proceduarave të brendshme do të kthehen në pozitatë që kanë pasur më herët”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu, bordi i drejtorëve me vendim unanim ka emëruar si u.d i Kryeshefit Ekzekutiv, Burbuqe Hana dhe në pozitën e u.d të Zyrtarit Kryesor Financiar dhe Thesarit, Feim Kelmendi.

Lajmet

Dehari fton në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës

Published

on

By

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, para se të nis seanca e 38-të në përpjekje për konstituimin e Kuvendit, ka ftuar në konsultim përfaqësuesit e partive politike para nisjes së seancës.

“Para se të fillojmë, pas aktgjykimit të Kushtetueses, e shoh të nevojshme një konsultim paraprak”, tha Dehari.

Continue Reading

Lajmet

Limaj: Porosia e Gjykatës Kushtetuese është qartë

Published

on

By

Kreu i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka komentuar sot aktgjykimin e fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Ai theksoi se porosia kryesore e kësaj gjykate është se konstituimi i Kuvendit është një vendim i tërësisht politik dhe i përket forcave politike dhe deputetëve.

Limaj shtoi se Gjykata Kushtetuese nuk ka rolin për të ndërhyrë në ndërtimin apo bashkimin e marrëveshjeve politike ndërmjet subjekteve, duke theksuar se “nuk mundemi ne si Gjykatë me ardh dhe me ju zgjidh, me ju bashku e me ndërtu marrëveshje politike, sepse nuk është roli i Gjykatës”.

Ai përfundoi duke sqaruar se, sipas interpretimit të tij, porosia e Gjykatës Kushtetuese është shumë e qartë: zgjidhja për konstituimin e Kuvendit duhet të vijë përmes dialogut dhe marrëveshjeve politike ndërmjet forcave dhe deputetëve, duke lënë jashtë ndërhyrjen e institucioneve gjyqësore në këtë proces.

Continue Reading

Lajmet

Haradinaj: Duhet zgjidhje para seancës, nëse vazhdojmë me të vjetrën kot na thirr Kurti në takim

Published

on

By

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar që të gjendet një zgjidhje para mbajtjes së seancës së Kuvendit, duke paralajmëruar rrezikun e përsëritjes së situatave të kaluara.

Ai tha se AAK është e gatshme të japë votat për ta zgjidhur çështjen e kandidaturës, por shtoi se vazhdimi i seancës siç ka qenë më parë, pas vendimit të gjykatës, nuk do të ketë kuptim.

“Është mirë të gjejmë zgjidhje para seancës, nëse vazhdojmë hyjmë në ciklin e pafund. Situata është e lidhur se a dojnë me vazhdu sikur nuk ka ndodhur asgjë. Nëse dakordohemi për kandidaturën, ne sot votojmë, 6 vota të Aleancës sot e kryejnë punën. Rreziku më i madh sot që shiheni një situatë, seanca është thirrur për sot pas vendimit të gjykatës, imagjinoni me hy në seancë me të vjetrën. E kuptoj lojën me ftesa, shkresa dhe takime dhe me tregu që je i mirë në popull, por si do të veprohet në këtë seancë, nëse vazhdon njëjtë seanca edhe pas vendimit të gjykatës, kot e ka ftuar takimin nesër”, deklaroi Haradinaj.

Continue Reading

Lajmet

“Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje”, shoqëria civile rikthehet me protestë para Kuvendit

Published

on

By

Para fillimit të seancës së 38-të konstituive të Kuvendit të Kosovës, organizatat e shoqërisë civile organizuan sërish një performancë simbolike për të shprehur pakënaqësinë ndaj bllokimit të konstituimit të institucioneve.

“Boll!”, “Mos folni për zgjedhje, kur s’ofroni zgjidhje, “Konkurs për deputetë të rinj”, “Institucionet nuk janë për pazare”, ishin vetëm disa nga parullat që u panë në këtë protestë simbolike.

Që nga përfundimi i zgjedhjeve, Kuvendi i Kosovës nuk ka arritur të konstituohet, duke hyrë sot në përpjekjen e 38-të për të zgjedhur kryetarin e Kuvendit dhe për të formuar institucionet e reja.

Continue Reading

Të kërkuara