Magazinë
Jennifer Lopez shfaqet në tapetin e kuq të premierës së filmit me fëmijën e saj
Published
12 months agoon
By
UBT NewsJennifer Lopez dhe fëmija i saj jo-binar (i papërcaktuar në gjini), Emme Maribel Muñiz, u fotografuan së bashku gjatë një dalje të veçantë në Broadway, ku morën pjesë në premierën e shfaqjes “Good Night, and Good Luck” (“Natën e mirë dhe fat të mirë”).
Të dy u shfaqën të veshur me elegancë në ngjyra të zeza. Jennifer kishte zgjedhur një fustan të gjatë të zi me dekolte të theksuar, ndërsa Emme veshi kostum të zi, një këmishë të bardhë e kravatë klasike, kombinim që reflektonte stilin personal dhe identitetin e tyre jo-binar.
Kjo nuk është hera e parë që nënë e fëmijë shfaqen në publik. Kohët e fundit, morën pjesë edhe në premierën e “Otello”, ku rolet kryesore i kishin Denzel Washington dhe Jake Gyllenhaal.
Pas kësaj mbrëmjeje, Lopez e përshkroi daljen me Emme në Instagram si “takimi më i mirë ndonjëherë”.

Sipas burimeve të Page Six, gjatë një daljeje të ngjashme, një fotograf iu afrua Emme-s, çka e shtyu Jennifer-in të reagojë në mënyrë mbrojtëse, tregues i lidhjes së fortë që ka me fëmijët. Ajo kishte deklaruar: “Është një dashuri e pakushtëzuar. E di që të gjithë ndihen kështu për fëmijët e tyre, por unë ndjej se ata janë vërtet të veçantë. Mezi pres të shoh çfarë do të arrijnë në jetë”.
Emme, e cila është një nga binjakët që Lopez ka me këngëtarin Marc Anthony, bëri të ditur para disa vitesh se identifikohet si jo-binar dhe përdor përemrat “they/them” – një vendim që Jennifer e ka mbështetur publikisht.
Fëmija i saj u bë i njohur më gjerësisht në vitin 2020, kur performoi me Lopez gjatë spektaklit të Super Bowl-it, duke interpretuar këngën “Let’s Get Loud”. e në qershor të 2022, gjatë një koncerti bamirësie në Los Angeles, Lopez e prezantoi Emme duke përdorur përemrat neutralë, duke përforcuar kështu mbështetjen publike për identitetin gjinor të Emme-s.
Kjo lidhje e fortë nënë-fëmijë vazhdon të jetë frymëzim për shumë njerëz që e ndjekin yllin botëror të muzikës dhe filmit – duke dëshmuar përkrahjen, pranimin dhe dashurinë e sinqertë pa kushte.

Magazinë
Dua Lipa kuratore e “London Literature Festival 2026”
Published
6 hours agoon
March 31, 2026By
UBTNews
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, është përzgjedhur kuratore e edicionit 2026 të “London Literature Festival”, i cili do të mbahet nga 21 tetori deri më 1 nëntor në Southbank Centre në Londër. Ky edicion përkon edhe me 75-vjetorin e këtij institucioni të njohur kulturor.
Në këtë rol, Lipa do të jetë përgjegjëse për përzgjedhjen e autorëve pjesëmarrës, temave dhe organizimin e aktiviteteve, duke i dhënë festivalit një qasje personale. Ajo pritet të organizojë një sërë ngjarjesh, përfshirë edhe programet e lidhura me klubin e saj të leximit “Service95 Book Club”, gjatë fundjavës së hapjes dhe përgjatë gjithë festivalit.
“Leximi më ka mbajtur të qëndrueshme në çdo fazë të jetës sime… Të jem kuratore e këtij festivali është një ëndërr e bërë realitet”, është shprehur Dua Lipa, duke shtuar se është e emocionuar të angazhohet me autorët që admiron.
Klubi i saj i leximit, i themeluar në vitin 2023, është shndërruar në një platformë kulturore ku çdo muaj rekomandohen libra dhe zhvillohen biseda me autorë përmes një podcasti. Së fundmi, romani “She Who Remains” i autores bullgare Rene Karabash është përfshirë në listën e gjatë të “International Booker Prize” dhe është një nga rekomandimet e këtij klubi.
Drejtori artistik i Southbank Centre, Mark Ball, e ka cilësuar Lipën si një “forcë globale kulturore”, duke theksuar se pasioni i saj për librat po frymëzon brezat e rinj.
Ky është edicioni i 19-të i festivalit dhe vjen në një kohë kur interesi për lexim është në rënie. Sipas të dhënave të “National Literacy Trust”, vetëm një në tre fëmijë të moshës 8-18 vjeç lexon në kohën e lirë. Për këtë arsye, organizatorët synojnë që përmes aktiviteteve kreative dhe bashkëpunimeve të ndryshme të rikthejnë interesin e të rinjve për librin.
Magazinë
Bakteret e lashta të shpellave dhe sekreti i rezistencës ndaj antibiotikëve
Published
1 day agoon
March 30, 2026By
UBT News
Bakteret e lashta, të kapura në shpella për miliona vjet, jetojnë në një botë të vogël të mbushur me sfida.
Ushqehen me njëri-tjetrin dhe kanë zhvilluar mënyra të veçanta mbijetesë që i bëjnë rezistentë ndaj shumicës së antibiotikëve. Shkencëtarët shpresojnë që këto truke të frymëzojnë ilaçe të reja dhe trajtime mjekësore.
Shpella Lechuguilla, nën shkretëtirën Chihuahuan, shtrihet për qindra kilometra në thellësi dhe nuk ka dritë ose shumë ushqim. Për të mbijetuar, çdo gjallesë duhet të përshtatet në kushte afër urisë. Megjithatë, ajo mbart një larmi të jashtëzakonshme mikrobiologjike. Disa bakterie nxjerrin energji nga gurët dhe ajri, të tjerët janë grabitqarë që ushqehen me bakteret e tjera. Disa punojnë bashkë për të nxjerrë energji nga mjedisi i varfër.
Surpriza më e madhe është se këto bakterie janë rezistente ndaj shumicës së antibiotikëve, edhe pse shpella ishte e mbyllur dhe e izoluar nga njerëzit për miliona vjet. Rezistenca e tyre tregon se aftësia për të mbijetuar ndaj antibiotikëve është shumë më e vjetër sesa përdorimi njerëzor i tyre. Bakteret nuk janë rezistente ndaj antibiotikëve modernë sintetikë, sepse kurrë nuk janë përballur me ta.
Ky zbulim ndihmon shkencëtarët të kuptojnë se rezistenca ndaj antibiotikëve nuk është vetëm pasojë e përdorimit të tyre nga njerëzit. Në fakt, bakteret kanë pasur gjithmonë strategji të ndryshme mbijetesë që përfshijnë rezistencën ndaj substancave që prodhojnë natyrshëm mikrobet e tjera. Studimi i këtyre baktereve mund të ndihmojë në krijimin e ilaçeve të reja që luftojnë infeksionet rezistente të sotme.
Magazinë
12 serialet më të mira për t’u parë këtë prill
Published
1 day agoon
March 30, 2026By
UBTNews
Haxhiu priti në takim Shefin e EULEX-it
Ambasada e SHBA-së mbështet “Dardanët” para finales me Turqinë në “Fadil Vokrri”
Bëhu lider i komunikimit me Programin e Gjuhës Angleze
Alumni i UBT-së udhëheq punëtorinë mbi psikologjinë klinike dhe formulimin e rasteve me studentët e nivelit master
Botërori është afër: “The Guardian” i thur lavde rrugëtimit emocional të Kosovës
Nga ‘Fadil Vokrri’ në Madrid: Një orë, dy sfida të mëdha
Lufta në Iran: Çfarë po ndodh në ditën e 32-të të sulmeve SHBA-Izrael?
Kurti pret ekipin e OKB-së: Diskutohet Plani Strategjik 2026–2030 dhe forcimi i bashkëpunimit
27 vjet nga mizoria serbe në Rahovec e Malishevë, Osmani: Pa drejtësi s’ka paqe
Të kërkuara
-
Lajmet1 month agoUBT nderon Familjen Jashari me Dekoratën Jetësore të Nderit
-
Lajmet3 months agoStudentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin
-
Lajmet3 months agoProfesori i UBT-së, Kujtim Thaçi publikon artikull shkencor në revistën prestigjioze Frontiers in Immunology
-
Lajmet2 months agoStudentët e UBT-së në vizitë studimore në Presidencën e Republikës së Kosovës
