Magazinë

Vajza e Tom Hanks flet për fëmijërinë e saj: Vite plot konfuzion dhe dhunë

Published

on

Elizabeth Hanks, vajza e Tom Hanks dhe gruas së parë, Samantha Lewis, ka folur për fëmijërinë e trazuar dhe marrëdhënien e ndërlikuar me nënën e saj në librin e saj të ri, The 10: A Memoir of Family And The Open Road.

Në një fragment të marrë nga People, autorja, e cila përdor emrin EA, shkruan se si prishja e martesës së prindërve të saj në 1985 i dha formë fëmijërisë së saj dhe viteve të hershme të vëllait të saj, Colin Hanks.

“Unë jam një fëmijë nga martesa e parë (jo e famshme). Kujtimet e mia të vetme që prindërit ishin në të njëjtin vend në të njëjtën kohë janë diplomimi i Kolinit dhe diplomimi im i shkollës së mesme,” fillon ajo.

Autorja 42-vjeçare shkruan se ka lindur në Burbank, por ka pak kujtime nga vitet e saj të hershme në Los Angeles, se nëna e saj u zhvendos me të, pa paralajmërim, gjashtë orë larg në Sacramento, menjëherë pas divorcit të saj nga ylli i “Forrest Gump”.

“U ra dakord për alimentacionin dhe unë do vizitoja babanë e njerkën time, së shpejti vëllezërit e mi më të vegjël, në fundjavë dhe në verë, por nga mosha 5 deri në 14 vjeç, vitet e mia ishin plot konfuzion, dhunë, privim dhe pa dashuri. Unë isha një vajzë Sacramento,” thotë ajo.

Megjithatë, gjërat ndryshuan “me kalimin e viteve” dhe shëndeti mendor i nënës së saj u përkeqësua.

“Oborri ishte aq plot me jashtëqitje qeni sa nuk mund të ecje rreth tij, shtëpia kumbonte tymin. Frigoriferi ishte bosh ose plot me ushqime të skaduara dhe nëna ime kalonte gjithnjë e më shumë kohë në shtratin e madh duke lexuar Biblën,” përshkruan ajo.

Elizabeth i’u referua një incidenti të dhunshëm që përjetoi. “Një natë, abuzimi emocional u shndërrua në abuzim fizik, dhe pas kësaj, u transferova në Los Angeles, pikërisht në mes të klasës së shtatë,” shpjegoi ajo.

Lewis, vdiq nga kanceri në mushkëri më 2002 në moshën 49-vjeçare dhe Elizabeth Hanks ishte vetëm 19 vjeç në atë kohë.

Lewis u takua me Hanks më 1970, të dy studionin teatër në Sacramento. Çifti kishte fëmijën e parë, Colin, në 1977 , u martuan një vit më vonë.  Ata u bënë prindër për herë të dytë në vitin 1982, kur lindi Elizabeth.

Megjithatë, lumturia e tyre ishte jetëshkurtër dhe çifti u nda në vitin 1985. Divorci u finalizua dy vjet më vonë.

Magazinë

Bebe Rexha tërheq vëmendjen në New York me performancë të re dhe stil të veçantë

Published

on

Këngëtarja shqiptare me famë botërore Bebe Rexha ka tërhequr vëmendjen e publikut gjatë një performance të fundit në New York, ku u shfaq me një stil të veçantë flokësh me bikodina, duke rikujtuar pamjen e saj nga videoklipi i këngës “Çike Çike”.

Pamja e artistes është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale, ku fansat e kanë lidhur menjëherë me projektin e saj më të ri muzikor, duke e vlerësuar si një qasje kreative në promovimin e identitetit vizual të këngës.

“Çike Çike” është pjesë e albumit të saj të ri “Dirty Blonde”, i cili është publikuar së fundmi dhe shënon një etapë të re në karrierën e saj. Ky është albumi i katërt në studio i Rexhës dhe projekti i parë si artiste e pavarur pas ndarjes nga shtëpia e mëparshme diskografike.

Albumi ka marrë reagime pozitive nga publiku dhe kritika, ndërsa ndër këngët më të komentuara përfshihen “New Religion” në bashkëpunim me Faithless dhe “Sad Girls” në bashkëpunim me David Guetta.

Me energjinë dhe projektet e reja muzikore, Bebe Rexha po vazhdon të forcojë praninë e saj në skenën ndërkombëtare të muzikës, duke shënuar një kapitull të ri në karrierën e saj.

Burimi: BBC

/A.K/

Continue Reading

Magazinë

Producenti i njohur Tay Keith gjendet i vdekur në moshën 29-vjeçare

Published

on

Producenti i nominuar për çmimin Grammy, Tay Keith, është gjetur i vdekur në banesën e tij në Nashville të Tennessee-s, në moshën 29-vjeçare.

Policia ka bërë të ditur se nuk dyshohet për ndonjë vepër penale, ndërsa shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur dhe pritet të përcaktohet pas autopsisë.

Tay Keith ishte i njohur për bashkëpunimet me emra të mëdhenj të muzikës hip-hop, përfshirë Drake, Travis Scott, Eminem dhe Beyoncé.

Ai arriti famë ndërkombëtare me bashkëprodhimin e hitit “Sicko Mode”, i cili i solli nominimin e parë për Grammy në vitin 2019. Gjatë karrierës së tij ka punuar edhe me artistë të tjerë të njohur si Lil Baby, 21 Savage, J. Cole dhe Sexyy Red.

Burimi: BBC

/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Studiuesit zbulojnë dobësi në ChatGPT, OpenAI ndërhyn me masa shtesë

Published

on

Studiues të sigurisë së inteligjencës artificiale kanë ngritur shqetësime pasi zbuluan se versioni më i fundit publik i ChatGPT-së mund të manipulohej për të gjeneruar imazhe me përmbajtje seksuale ose të dhunshme përmes udhëzimeve të modifikuara.

Sipas raportimit të BBC-së, kompania britanike e sigurisë kibernetike Mindgard arriti të anashkalojë disa prej mbrojtjeve të sistemit, duke bërë që modeli të krijonte imazhe grafike dhe shqetësuese.

OpenAI ka reaguar duke deklaruar se pas identifikimit të problemit janë vendosur masa shtesë mbrojtëse për të parandaluar gjenerimin e përmbajtjeve që shkelin rregullat e platformës.

Megjithatë, studiuesit pretendojnë se me ndryshime të vogla në udhëzime, sistemi vazhdonte të prodhonte materiale problematike, përfshirë skena të dhunshme dhe përmbajtje të papërshtatshme.

Sipas ekspertëve të Mindgard, rasti tregon sfidat e vazhdueshme me të cilat përballen kompanitë e inteligjencës artificiale në kontrollin e përmbajtjes së gjeneruar nga modelet e avancuara.

/A.K/

Continue Reading

Magazinë

“The Devil Wears Prada 2” kalon 620 milionë euro fitime në kinema

Published

on

Filmi “The Devil Wears Prada 2” po shënon sukses të madh në kinematë botërore, duke arkëtuar mbi 620 milionë euro në arkat globale.

Me këtë rezultat, franshiza ka tejkaluar shifrën prej 900 milionë eurosh fitime, kur llogaritet edhe filmi origjinal “The Devil Wears Prada”, i cili kishte gjeneruar rreth 300 milionë euro.

Që nga premiera në fillim të majit, filmi ka dominuar në kinema, duke mbledhur rreth 200 milionë euro në Amerikën e Veriut dhe 420 milionë euro në tregjet ndërkombëtare.

Në suksesin e vazhdimit ka ndikuar edhe rikthimi i kastit origjinal, ku luajnë Meryl Streep, Anne Hathaway, Emily Blunt dhe Stanley Tucci.

Filmi sjell ngjarjet dy dekada pas historisë së parë, duke ndjekur rikthimin e Andy Sachs në botën e modës dhe revistës “Runway”.

/A.K/

Continue Reading

Të kërkuara