Magazinë

Mel Gibsonit i është hequr patenta e armës për shkak të dhunës në familje

Published

on

Departamenti i Drejtësisë i ka dhënë Mel Gibson të drejtën për të zotëruar sërish një armë pas një dënimi për dhunë në familje që ndodhi në vitin 2011.

Sipas mediave, prokurori i shtetit Pam Bondi miratoi rikthimin e të drejtës për të mbajtur armë aktorit së bashku me nëntë persona tjerë.

Gibson, i cili në janar u emërua “ambasador special” në Hollywood nga presidenti amerikan Donald Trump së bashku me Jon Voight dhe Sylvester Stallone, do të lejohet të zotërojë armë zjarri përsëri në varësi të ligjeve të shtetit.

Nga rruga, aktori jeton në Nevada, e cila i ndalon kriminelët të kenë armë, por meqenëse dënimi i tij ishte një kundërvajtje, e drejta për të pasur armë është rikthyer.

Debati mbi të drejtat e Gibson-it për armët ka tërhequr vëmendjen nga Departamenti i Drejtësisë dhe administrata Trump shkarkoi avokaten e faljes Elizabeth G. Oyer pasi ajo ngriti shqetësime për lejimin e aktorit të zotëronte armë zjarri.

“Kthimi i armëve te abuzuesit është një çështje serioze që, për mendimin tim, nuk është diçka që mund ta rekomandoj lehtë sepse ka pasoja reale që vijnë nga mbajtja e armëve të zjarrit për njerëzit që kanë një histori të dhunës në familje”, tha ajo në atë kohë.

Një zyrtar i lartë i Departamentit të Drejtësisë mohoi që shkarkimi i saj të kishte lidhje me debatin mbi të drejtat e Gibson-it për armë.

Departamenti i Drejtësisë njoftoi kohët e fundit rregullore të reja që rivendosin të drejtat e armëve për disa njerëz me dënime penale për sa kohë që ata kanë “fituar mundësinë” për të zotëruar përsëri një armë. Gibson nuk e kundërshtoi akuzën për kundërvajtje për rrahjen e ish të dashurës Oksana Grigorieva. Më pas, u dënua me 36 muaj shërbim prove dhe shërbim në komunitet dhe këshillim.

Lajmet

Projekti shkencor i Steve Jobs nga klasa e tetë shitet për 34 mijë dollarë

Published

on

Një nga dëshmitë më të hershme të interesit të Steve Jobs për elektronikën është shitur në ankand për 34,375 dollarë.

Bëhet fjalë për një projekt shkencor që bashkëthemeluesi i Apple e realizoi në vitin 1968, kur ishte nxënës i klasës së tetë në Cupertino Junior High. Projekti, i titulluar “What is the SCR?”, trajtonte silicon-controlled rectifier (SCR), një komponent gjysmëpërçues që përdoret për kontrollin e rrymës elektrike.

Projekti përbëhet nga një tabelë prej kompensate me tri pjesë dhe një raport 10-faqësh, të përgatitur nga Jobs më 29 shkurt 1968.

Në njërën pjesë ndodhet një model prej druri që paraqet shtresat e materialeve gjysmëpërçuese të tipit P dhe N, ndërsa pjesa qendrore përmban dy qarqe testimi për demonstrimin e funksionimit të SCR-së. Në anën tjetër ndodhet një diagram dhe përshkrim i një modeli 25-amperësh.

Një nga detajet më interesante është një shënim i Jobs për gjyqtarët e panairit shkencor, ku ai i udhëzonte të lidhnin njërin prej qarqeve me osciloskopin për të parë pajisjen në funksion, por edhe i paralajmëronte që ta shkëputnin nga priza pas demonstrimit.

Sipas RR Auction, projekti ishte ruajtur për dekada nga familja e Jobs dhe më pas kaloi te njerku i tij, John Chovanec.

Objekti u shit në ankandin “Steve Jobs & the Computer Revolution: The Apple 50th Anniversary Auction Part Two”, ku u ofruan rreth 150 objekte të lidhura me Apple dhe historinë e teknologjisë.

Në të njëjtin ankand, çmimin më të lartë e arriti një Apple-1 funksional, i cili u shit për 499,363 dollarë.

Projekti i klasës së tetë mbetet një dëshmi e rrallë e interesit të hershëm të Jobs për elektronikën, shumë vite para se ai të bëhej një nga figurat më të rëndësishme të industrisë së teknologjisë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Harry Styles nis rezidencën prej 30 netësh në Madison Square Garden

Published

on

Harry Styles është rikthyer në skenën e Madison Square Garden në Nju Jork, këtë herë për një rezidencë prej 30 koncertesh të shitura tërësisht, duke dyfishuar rekordin e tij të mëparshëm prej 15 netësh me turneun “Love on Tour”.

Në moshën 32-vjeçare, Styles u shfaq në skenë me një imazh të ri, të shoqëruar nga kostume të personalizuara Tom Ford dhe një siguri më të madhe skenike. Megjithatë, ai ka ruajtur atë ndjesinë e habisë që e ka shoqëruar që nga fillimet e karrierës.

Kjo është edhe ndalesa e vetme e tij në Shtetet e Bashkuara në kuadër të turneut “Together, Together”, i cili shoqëron albumin e tij të katërt, “Kiss All the Time. Disco, Occasionally”.

Albumi i ri zë pjesën kryesore të repertorit, me tinguj elektropop dhe ritme disko që e transformojnë arenën në një klub gjigant. Një nga momentet e veçanta ishte versioni i ri i “Kiwi”, i rikonstruktuar me ritme funk dhe elemente elektronike.

Pavarësisht përmasave të produksionit, Styles nuk mbështetet te spektaklet e stërmëdha, por te prania e tij në skenë. Në një prej momenteve më të qeta, kur interpreton “Fine Line” me kitarë, e gjithë arena mbetet në heshtje.

Koncertet e tij janë shndërruar edhe në një hapësirë komunitare për fansat, të cilët mbushin zonën përreth Madison Square Garden me veshje shumëngjyrëshe, temina dhe simbole karakteristike të stilit të Styles.

Një tjetër moment emocional erdhi pas ndarjes nga jeta të Dolly Parton. Në vend të interpretimit të drejtpërdrejtë të një kënge të saj, Styles la të dëgjohej regjistrimi i zërit të Partonit në “I Will Always Love You”, ndërsa mijëra fansa ndezën dritat e telefonave.

Nga djaloshi 18-vjeçar që dikur nuk mund ta besonte se ndodhej në Madison Square Garden, Styles tani po mbush të njëjtën arenë për 30 net radhazi. Por, pavarësisht transformimit dhe famës, ai vazhdon ta ruajë atë lidhje personale me skenën që e ka shoqëruar që nga ditët e para të karrierës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Tirana shpallet destinacioni më ekonomik në Evropë për udhëtime të shkurtra

Published

on

Pas një vere me temperatura të larta në Evropë, një studim i agjencisë britanike të udhëtimeve Thomas Cook ka renditur Tiranën si destinacionin më ekonomik evropian për një udhëtim të shkurtër gjatë muajit shtator.

Sipas studimit, 18 nga 51 destinacionet më të njohura evropiane mund të vizitohen me më pak se 100 paund për person në ditë, ndërsa Tirana kryeson listën me një kosto mesatare prej rreth 51 paundësh në ditë për person.

Kjo do të thotë se një qëndrim tre-ditor në kryeqytetin shqiptar mund të kushtojë rreth 153 paund për person.

Në studim veçohen arkitektura e Tiranës, atmosfera e kafeneve dhe mundësitë për të eksploruar qytetin me një buxhet relativisht të ulët. Çmimi mesatar i atraksioneve turistike me pagesë është më pak se 4 paund, ndërsa edhe ushqimi në restorante konsiderohet i përballueshëm.

Një porcion i tavës së kosit, një prej gatimeve tradicionale shqiptare, kushton rreth 7 paund, ndërsa një birrë Korça rreth 1.31 paund.

Edhe akomodimi mbetet ndër alternativat më të lira. Sipas të dhënave të studimit, një natë qëndrimi në fillim të shtatorit kushton mesatarisht rreth 27.50 paund për person.

Për krahasim, një udhëtim i ngjashëm në Amsterdam do të kushtonte rreth 305 paund për person në ditë, ose rreth 915 paund për një qëndrim treditor.

Sipas Thomas Cook, destinacionet e Evropës Lindore dhe qytetet turke po ofrojnë gjithnjë e më shumë alternativa me çmime të përballueshme për turistët që kërkojnë udhëtime të shkurtra.

Pas Tiranës, ndër destinacionet më ekonomike të renditura në studim janë Bukureshti në Rumani, Antalia në Turqi dhe Varshava në Poloni.

Rritja e interesimit turistik për Shqipërinë, e shoqëruar me çmimet relativisht të ulëta, po e vendos Tiranën gjithnjë e më shumë në hartën e destinacioneve evropiane për udhëtarët me buxhet të kufizuar./atsh/A.K/

Continue Reading

Lajmet

Dua Lipa në bisedime për bashkëprezantuese në Sanremo 2027

Published

on

Negociatat për përfshirjen e Dua Lipës në edicionin e vitit 2027 të Festivalit të Sanremos kanë avancuar ndjeshëm, sipas agjencisë italiane të lajmeve Adnkronos.

Megjithatë, deri tani as transmetuesi italian Rai dhe as organizatorët e festivalit nuk e kanë konfirmuar zyrtarisht pjesëmarrjen e këngëtares shqiptaro-britanike.

Sipas raportimeve, nëse arrihet marrëveshja, Dua Lipa mund të ketë një rol më të rëndësishëm se ai i një të ft uareje ndërkombëtare. Ajo mund të angazhohet si bashkëprezantuese në njërën prej netëve kryesore të festivalit.

Sanremo 2027 do të mbahet në Teatrin Ariston nga 16 deri më 20 shkurt, ndërsa festivali do të jetë edicioni i parë nën drejtimin e Stefano De Martinos.

Për Dua Lipën kjo do të ishte një rikthim në skenën e Sanremos. Ajo performoi aty në vitin 2020, kur interpretoi hitin “Don’t Start Now”.

Ende nuk dihet se në cilën natë mund të shfaqet ajo në edicionin e ardhshëm. Ndër mundësitë e përfolura janë nata e hapjes, finalja, ose nata që lidhet me përzgjedhjen e përfaqësuesit të Italisë për Eurovision.

Një faktor që mund ta lehtësojë pjesëmarrjen e saj është fakti se, sipas raportimeve, Dua Lipa nuk ka aktualisht të planifikuara koncerte apo performanca live gjatë datave të Sanremos 2027.

Përveç saj, me festivalin janë lidhur edhe emrat e Maria De Filippit dhe humoristes Brenda Lodigianit, por as këto pjesëmarrje nuk janë konfirmuar zyrtarisht.

Nëse marrëveshja finalizohet, Dua Lipa do të rikthehej në Ariston jo vetëm si artiste, por si një prej figurave qendrore të festivalit./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara