Kuriozitete

Jeni ekstrovert apo introvert? Njihuni me personalitetin tuaj!

Published

on

Bazuar në karakteristikat e njerzëve, ekzistojnë dy lloje të personalitetit, introvert dhe ekstrovert. Kur një person është i rezervuar dhe nuk hapet lehtë, ai thuhet se është një introvert.

Kurse, kur një person është shoqëror, bisedues dhe bën miq shpejt, atëherë tipi i tij është ekstrovert, por këto nuk janë karakteristikat e vetme midis dy grupeve.

“Të gjithë jemi të njëjtë, por të ndryshëm” është një thënie e vjetër, që do të thotë se ne të gjithë kemi të njëjtën natyrë njerëzore, trup, mendje, mendime, ndjenja, e megjithatë çdo individ është unik në mënyrën e vet. Thuhet se “Askush nuk është njësoj”, pasi mënyra e të menduarit, ndjenjës dhe veprimit është e ndryshme nga njerëzit e tjerë, që përfaqëson personalitetin tonë.

Introvertët janë të rezervuar nga natyra, pasi janë të preokupuar nga mendimet dhe ndjenjat. Ata kanë nevojë për shumë hapësirë ​​personale, këta njerëz ndjehen rehat dhe më energjikë kur janë vetëm. Ata preferojnë aktivitete të vetmuara ndaj bashkëveprimit shoqëror i cili përfshin leximin, shkrimin, dëgjimin e muzikës etj. Introvertët i kushtojnë më shumë rëndësi botës së brendshme, sesa asaj të jashtmes.

Shumë njerëz besojnë se introvertët janë të vetmuar, apo kanë ankth ose probleme të ndryshme, por kjo sështë aspak e vërtetë. Introvertët nuk janë aspak të vetmuar, por ata thjesht ndihen më mirë kur janë me pak njerëz, ose kur ndodhen në shtëpinë e tyre.

Ata kanë pak miq, por kjo ndodh sepse nuk e durojnë sipërfaqsinë, dhe miqësitë duhet ti kenë rrënjët e thella. Ata janë dëgjues të mirë, dhe gjejnë zgjidhje dhe problemeve më të vështira, por ata nuk janë aq praktikë, dhe nuk janë aq të lirshëm në njohjet e reja.

Përkufizimi i ekstrovertit

Extrovert i referohet një lloj sjelljeje njerëzore, në të cilën personi pëlqen të rrethohet e ashkëveprojë me njerëzit. Ata janë social dhe të hapur, vetë identiteti i një ekstroverti është se ata gëzojnë bashkëveprimin njerëzor. Ekstrovertë, përqendrohet në realitete praktike sesa në ndjenja dhe mendime të brendshme, kështu që mërziten në vetmi. Një ekstrovert nuk rri vetëm, pasi ndjen se energjia konsumohet. Nuk është i rezervuar, dhe nuk i pëlqen privatësia aq shumë.

Prandaj, kanë tendencë të jenë më sociale, praktike, joformale dhe entuziaste. Atësitë e tyre të komunikimit janë të shkëlqyera. Individët që posedojnë këtë lloj personaliteti gëzojnë tubime sociale dhe u pëlqen të bëhen qendra e tërheqjes së vëmendjes. /UBT News/

Kuriozitete

25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!

Published

on

By

Emrat e njerëzve ndryshojnë me kohën, i përshtaten asaj. Mirëpo, në gjithë botën, janë disa emra që nuk ndryshojnë shumë. Mund të ketë trende të emrave të rinj, por ata të moçmit vazhdojnë e dominojnë.

Dhe këtë e tregon më së miri një listë prej 25 emrave më të përhapur në botë, ku emrat Muhamet për burrat dhe Maria për gratë vazhdojnë ta mbajnë primatin – me diferencë të lartë nga emrat e tjerë.

  1. Muhammad – 133,349,300
  2. Maria             – 61,134,526
  3. Jose – 29,946,427
  4. Wei -17,145,807
  5. Ahmed -14,916,476
  6. Yan -14,793,356
  7. Ali -14,763,733
  8. John -14,323,797
  9. David -13,429,576
  10. Li -13,166,162
  11. Abdul -12,163,978
  12. Ana -12,091,132
  13. Ying             -12,047,080
  14. Michael -11,471,765
  15. Juan -11,372,603
  16. Anna -11,350,336
  17. Mary -11,303,767
  18. Jean             -11,024,162
  19. Robert -10,170,794
  20. Daniel             -10,026,181
  21. Luis             -9,757,245
  22. Carlos             -9,618,779
  23. James             -8,807,695
  24. Antonio -8,659,274
  25. Joseph -8,630,833

Continue Reading

Kuriozitete

Pajisjet shtëpiake që nuk duhen ndezur kurrë njëkohësisht

Published

on

Ndezja njëkohësisht e pajisjeve me konsum të lartë elektrik mund të duket praktike, por në realitet përbën një rrezik serioz për instalimet elektrike shtëpiake.

Çdo pajisje tërheq amperazh të caktuar dhe kur disa prej tyre punojnë paralelisht, rrjeti mund të mbingarkohet.

Siguresat shërbejnë si mbrojtje, por në instalime të vjetra ose kur përdoren kabllo zgjatëse, ekziston rreziku real i mbinxehjes, shkrirjes së prizave dhe madje zjarrit. Kabllot zgjatëse janë veçanërisht të rrezikshme, pasi nuk janë të dizajnuara për pajisje me fuqi të lartë.

Pajisje si frigoriferët, mikrovalët, tosterët, aparatet e kafesë, ngrohëset dhe kondicionerët nuk duhet të ndajnë të njëjtën prizë.

Kur këto rregulla injorohen, telat mund të mbinxehen dhe të shkaktojnë zjarre të fshehta brenda mureve.

Këshilla është të shkëputen pajisjet nga priza kur nuk përdoren dhe të shmanget përdorimi i kabllove zgjatëse për pajisje të fuqishme.

Kjo rrit sigurinë në shtëpi dhe ul edhe shpenzimet e energjisë elektrike. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Kuriozitete

Letra e fundit e Mary Stuart rikthehet në ekspozim pas dekadash

Published

on

Letra e fundit e Mary Stuart, Mbretëreshës së Skocisë, e shkruar pak orë para ekzekutimit më 8 shkurt 1587, do të ekspozohet vitin e ardhshëm në Muzeun e Perthit.

Dorëshkrimi, që ruhet në Bibliotekën Kombëtare të Skocisë dhe rrallë shfaqet për arsye konservimi, do të jetë i ekspozuar për tre muaj – periudha më e gjatë e ekspozimit në dekada.

Letra katërfaqëshe, drejtuar Mbretit Henri III të Francës, përmban reflektimet e saj para vdekjes, pretendimin për kurorën angleze, përkushtimin ndaj fesë katolike dhe kërkesën për shpërblimin e shërbëtorëve të saj.

Ekspozita do të shoqërohet me aktivitete dhe materiale të tjera historike, përfshirë dorëshkrime nga AK Bell, si poema e Robert Burns dhe fragmente nga drama e Liz Lochhead.

Letra do të jetë e hapur për publikun nga 23 janari deri më 26 prill 2026. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Kuriozitete

Një grua në Spanjë pushohet pse shkonte herët në punë

Published

on

Një punonjëse 22-vjeçare në Spanjë u pushua nga puna për shkak se paraqitej 40 minuta para orarit zyrtar.

Ajo kishte punuar më herët për dy vjet dhe ishte paralajmëruar 19 herë për të respektuar orarin 07:30.

Kompania e akuzoi gjithashtu për shitjen pa autorizim të një baterie të përdorur.

Gjykata e Alicantes vendosi në favor të punëdhënësit, duke argumentuar se problemi ishte mosrespektimi i rregullave, një shkelje e rëndë sipas Kodit të Punës spanjoll.

Punonjësja mund të apelojë në Gjykatën e Lartë në Valencia. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara