Aktualitet

Izraeli do t’ua japë dozën e tretë personave mbi 60 vjeç

Published

on

Izraeli do t’ua ofrojë dozën e tretë të vaksinës për Covid-19 personave mbi moshën 60-vjeçar, tha kryeministri i këtij vendi, Naftali Bennett.

Ai njoftoi se të drejtë për ta marrë dozën e tretë të vaksinës do të kenë ata që e kanë marrë dozën e dytë së paku pesë muaj më parë. Doza e tretë do të jetë e vaksinës së kompanisë “Pfizer” dhe do të fillojë të jepet nga e diela.

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog, i cili mbush 61 vjet në shtator, do të jetë personi i parë që do ta marrë dozën e tretë të premten, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Ky vendim vjen në kohën e shtimit të rasteve me Covid-19 në Izrael dhe pas shqetësimeve në shumë shtete rreth variantit më ngjitës të virusit, Delta.

“Studimet tregojnë se ka rënie të imunitetit të trupit me kalimin e kohës. Qëllimi i dozës plotësuese është që ta përforcojë sistemin imunitar përsëri dhe kështu t’i pakësojë gjasat për infektim dhe sëmundje serioze në masë të konsiderueshme”, tha shefi i qeverisë izraelite.

Kryeministri Bennett tha se 2.000 persona me sistem imunitar të dobësuar tashmë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës dhe nuk kanë pasur efekte anësore serioze.

Sidoqoftë, ekspertët thonë se ende nuk është e qartë nëse doza e tretë e vaksinës do ta zvogëlojë numrin e infektimeve.

Vendi

Exit Polli e nxjerrë fitues Përparim Ramën në Prishtinë

Published

on

Përparim Rama nga LDK ka dalë i pari në sondazhet e televizionit Dukagjini.

Sipas këtij exit pollit të UBO-Consulting, rezulton që Rama merr 54.1 për qind, ndërsa kundër kandidati i tij, Hajrulla Çeku 45.9 për qind.

Ndërsa sipas exit pollit të Klan Kosovës, përparim Rama ka 53.62 për qind, ndërsa Hjarulla Çeku 46.38 për qind.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi viziton UniMarconi në Romë

Published

on

Gjatë vizitës zyrtare në Itali, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, zhvilloi një vizitë në Universitetin UniMarconi, i pari institucion digjital i i akredituar në Itali.

Me këtë rast, Rektori Hajrizi u takua me Rektorin e UniMarconi-t, Prof. Marco Abate, me Prof. Ulrike Haider-Quercia, udhëheqëse e Shkollës së Doktoratës, si dhe me Prof. Francesco Gaspari, përgjegjës për bashkëpunimin ndërkombëtar.

Të dy rektorët shkëmbyen përvoja rreth zhvillimit të universiteteve moderne, bashkëpunimeve ndërkombëtare dhe mundësive për forcimin e partneritetit ndërmjet dy institucioneve në fusha të ndryshme, si mobiliteti akademik, studimet e përbashkëta, projektet kërkimore dhe inovacioni.

Continue Reading

Aktualitet

Fundjavë me shi dhe rënie të temperaturave

Published

on

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell.

IHK njofton se vranësirat vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 4 dhe 7 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale ndërmjet 13 deri në 18 gradë Celsius.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Lajmet

Profesorët e UBT-së përfaqësojnë institucionin në konferencën ndërkombëtare të projektit COWEB në Sarajevë

Published

on

Profesorët Dr. Engelbert Zefaj dhe Dr. Mentor Shaqiri përfaqësuan UBT-në në konferencën punuese ndërkombëtare të projektit COWEB, e cila u mbajt në Sarajevë, në ambientet e International Burch University.

Gjatë konferencës, përfaqësues nga universitete partnere të rajonit prezantuan punimet dhe rezultatet e tyre kërkimore, duke ndarë përvoja mbi zhvillimin e praktikave të reja në mësimin virtual bashkëpunues.

Në këtë kuadër, profesori i UBT-së Dr. Engelbert Zefaj mbajti një prezantim me temën: “Kultura dhe Ndërkulturaliteti në Mësimin Virtual Bashkëpunues (VCL): Ndikimet Pedagogjike dhe Vlerësimi i Studentëve”, ku theksoi rëndësinë e bashkëpunimit ndërkulturor dhe ndikimin pozitiv të tij në përmirësimin e përvojës së të nxënit.

Projekti COWEB ka për qëllim ndërtimin e kapaciteteve në institucionet e arsimit të lartë në Ballkanin Perëndimor për bashkëpunim ndërkombëtar virtual, duke promovuar pedagogji inovative dhe bashkëkrijimin e përmbajtjeve digjitale që forcojnë aftësitë dhe kompetencat e shekullit XXI.

Nëpërmjet pjesëmarrjes aktive në këtë projekt, UBT vazhdon të dëshmojë rolin e tij si një ndër institucionet lidere në avancimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies dhe në nxitjen e bashkëpunimit akademik ndërkombëtar në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Continue Reading

Të kërkuara