Lajmet

“I paparashikueshëm”, reagimet e qytetarëve për fitoren e Trumpit

Published

on

Kandidati i republikanëve në zgjedhjet presidenciale Donald Trump, është shpallur presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara duke siguruar rreth 276 vota të Kolegjit Elektoral.

Për ish-presidentin Trump, aktualisht fituesin e zgjedhjeve të fundit qytetarët kosovar kanë dhënë mendimet e tyre.

Fitorja e tij është mirëpritur me arsyetime të ndryshme. Disa nga qytetarët kanë përshëndetur thirrjen e tij për ndalimin e luftërave. Derisa kanë shpresuar që mos të ndryshoj qasja e Amerikës në dialogun Kosovë-Serbi.

Qytetari, Izet Zhuja ka thënë se Amerika do të ruaj një lloj balance ndaj Kosovës.

Ai, shpreson që Amerika të mos jetë kundër popullit të Kosovës, pasi që do ndryshojnë figurat politike që udhëheqin dialogun mes Kosovës dhe Serbisë.

“Besoj që Amerika do ta ruaj njëfarë balance ndaj Kosovës edhe pse është partia republikane, sepse ne e dimë që neve na kanë ndihmuar dy partitë edhe republikane edhe demokrate. Ani pse munden të ndryshojnë figurat politike, të cilat do të vijnë tash me udhëheq dialogun e Kosovës dhe Serbisë, shpresoj që nuk do të jenë kundër nesh. Shpresoj të ndalen luftërat, siç ka thanë Trumpi, pavarësisht se kush do të jetë humbës e fitues. Kështu që, më mirë me punu 100 vite në paqe e me u marrë vesh nëpërmes paqes, sesa nëpërmes luftës”ka thënë Zhuja.

Ndërsa, qytetari tjetër Zymer Mramori ka shtuar se Trump, është një biznesmen, i cili sipas tij, është i paparashikueshëm.

“Është një biznesmen, i cili i prenë gjërat shkurtë, pak më trup, e këta demokratët kanë shkuar pak më ngadalë. Për ndryshe, ai është pak i paparashikueshëm, si e kemi pa në katër vite. Mirë është për ne”, ka shtuar Mramori.

Po ashtu, qytetari Nuri Shabani ka vijuar se sipas mendimit tij marrëdhëniet mes Amerikës dhe Kosovës do të jenë të njëjta dhe nuk do të ndryshojnë.

“Populli e ka votuar, në rregull është çdo send, për ne, për Kosovën ma merr mendja që njëjtë është”, ka vijuar Shabani.

E qytetari tjetër, Fahri Kaçiu ka potencuar se amerikanët e dinë më së miri se kë kanë votuar.

“Amerikanët e dinë, ata e kanë votuar. Mirë është, nuk pyetët vetëm Trump, ka shumë njerëz që pyeten”, ka potencuar Kaçiu.

Në garën e 5 nëntorit ishin demokratja Kamala Harris, aktualisht zëvendëspresidente e Amerikës dhe republikani Donald Trump, i cili ishte president nga viti 2017 deri më 2021.

Ndërkaq, fitorën e Trumpit e kanë përshëndetur lider botërorë. Edhe në Kosovë Trumpi u urua nga liderë institucional e partiak.

Kosova ka gëzuar përkrahjen e SHBA-së, ndër vite, pavarësisht kush ka qenë në krye të saj.

Lajmet

Rama nga Londra: Kosova s’duhet të merret me Serbinë, por të përmbushë detyrimet ndaj BE-së

Published

on

By

Në Londër po zhvillohet një tryezë me temën “Ballkani Perëndimor dhe Bashkimi Europian”, ku ndër folësit kryesorë është edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

I pyetur për pozicionin e Kosovës në rajon dhe për ecurinë e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, Rama u shpreh se Prishtina duhet të fokusohet tek përmbushja e detyrimeve që burojnë nga dialogu me Serbinë dhe jo tek vetë raportet dypalëshe.

Që të jetë e suksesshme Kosova duhet të harrojë Serbinë, fjalë për fjalë dhe duhet të realizojë të gjitha pikat që kanë të bëjnë me dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja, pavarësisht nga Serbia, pra ata t’ia lënë topin në fushë Serbisë dhe të ecin para drejt Europës duke lënë Europën të merret me Serbinë dhe mos ta lënë çështjen e Serbisë të shndërrohet në çështje fajësimi midis të dyjave. Megjithatë, është mendimi im ky, unë respektoj atë që vendosin udhëheqësit e zgjedhur të Kosovës për vendin e tyre”, tha ai./EO

Continue Reading

Lajmet

Supremja: Pranohet ankesa e kandidatit të pavarur për kryetar të Kllokotit, rrëzohet vendimi i PZAP-së

Published

on

By

Kolegji i Gjykatës Supreme e ka pranuar si të bazuar ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arber Emini, dhe ka prishur vendimin e Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), të datës 15.10.2025.

Sipas Supremes, çështja është kthyer në rivendosje në PZAP.

Bazuar në shkresat e lëndës, Arber Emini me datë 13.10.2025, është ankuar në PZAP, me pretendimin se “me datë 12.10.2025 në Zgjedhjet Lokale në Kllokot, Serbia ka ndërhyrë në sistemin zgjedhor në Komunën e Kllokotit, duke fabrikuar dëshmi mjekësore serbe të strukturave paralele për t’u shfrytëzuar votuesit me asistencë të përdorin këtë vërtetim mjekësor”, thuhet në komunikatë.

Më tej thuhet se Gjykata Supreme e Kosovës vlerëson se PZAP, gabimisht ka vendosur kur e ka hedhur poshtë ankesën e ankuesit, për faktin se nga pretendimet që dalin nga ankesa, i njëjti është ankuar për procesin dhe parregullsitë gjatë ditës së votimit dhe jo kundër rezultateve preliminare të tabuluara nga KQZ, ashtu siç ka pretenduar PZAP në vendimin e saj.

Andaj, në rivendosje, PZAP, udhëzohet që t’i evitojë shkeljet e theksuara në Aktvendimin e Gjykatës Supreme, AA.nr.93/2025, dhe të vendos në mënyrë meritore lidhur me ankesën e kandidatit të pavarur për kryetar të Komunës së Kllokotit, Arber Emini”, thuhet në njoftim.

Zgjedhjet e rregullta komunale janë mbajtur më 12 tetor./KP

Continue Reading

Lajmet

Rrahje dhe gjuajtje me armë zjarri në qendër të Podujevës, policia jep detaje

Published

on

By

Pak qaste më parë ka ndodhur një rrahje dhe gjuajtje me armë zjarri në Podujevë.

Lajmin e ka konfirmuar Flora Ahmeti zëdhënëse e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës.

Sipas Ahmetit lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast.

Ajo tha se sot rreth orës 14:30 është pranuar informata për një rrahje dhe shkrepje të armës në Podujevë.

Me të marrë informatën policia, ka dalë në vendin e ngjarjes nga ku jemi njoftuar se si pasojë e rrahjes nga një mjet i fortë (shkop) është lënduar një person i cili është dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor. Lidhur me këtë rast policia ka shoqëruar në stacion policor katër persona, prej tyre 1 dëshmitar dhe tre persona të dyshuar të cilët ishin të përfshirë në rast”, thuhet në përgjigjen e zëdhënëses Ahmeti.

Ajo ka shuar se aktualisht policia po vazhdon punën për zbardhjen e rrethanave dhe motiveve që karakterizojnë ngjarjen./KP

Continue Reading

Lajmet

​Vdes në moshën 29-vjeçare kampioni amerikan i shahut

Published

on

Kampioni amerikan i shahut dhe komentatori online Daniel Naroditsky ka ndërruar jetë në moshën 29-vjeçare.

Sipas BBC, familja e tij e përshkroi vdekjen si të papritur, pa dhënë shkakun.

Naroditsky ishte një lojtar i talentuar, edukator dhe komentator, i njohur për kanalin e tij në YouTube me afro 500,000 abonentë dhe stream-et në Twitch me 340,000 ndjekës.

Ai luajti një rol kyç në popullarizimin e përmbajtjes së shahut online.

Ai filloi shahun në moshën 6 vjeç, fitoi Kampionatin Botëror të të Rinjve nën 12 vjeç në 2007, dhe në 2013 u bë Grandmaster i SHBA-së. Naroditsky u diplomua në Stanford dhe punoi si trajner shahu në Charlotte, Karolina e Veriut.

Shumë kolegë dhe fansa e përshkruan si një inspirim, historian të shahut dhe dikë që e bënte lojën argëtuese dhe të thjeshtë për të gjithë./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara