Lajmet

Bota e sportit mbështet presidentin e sopazgjedhur Donald Trump

Published

on

Fitimi i postit të presidentit të SHBA nga ana e Donald Trump nuk ka shkaktuar vetëm reagime të politikës në mbarë botën, por edhe të sportit, ku një pjesë e personazheve kanë shprehur hapur mbështetjen ndaj tij.

Krahas imazhit si president që pritet të ndikojë në çështje të rëndësishme në politikë, Trump cilësohet dhe si emri që do të kthejë stabilitetin në sport, e janë të shumta disiplinat në të cilat pritet që ai të vërë dorë.

Një prej tyre është golfi, për të cilën vetë Trump, ende pa u zgjedhur president i SHBA, pohoi se do t’i jepte zgjidhje brenda 15 minutave përplasjes mes Shoqatës së Golfit Profesionist dhe ligës private të Arabisë Saudite, e cila dita ditës rrëmben golfistët më të mirë në botë.

Trump ka një marrëdhënie të shkëlqyer me Arabinë Saudite. Ai ka një marrëdhënie të shkëlqyer me golfin. Ai është një dashamirës i golfit,” pohoi Rroi Mekëllroi, numri 3 i golfit në botë.

Krahas tij, mbështetje ndaj Trump shprehu dhe kreu i UFC-së, i njohur ndryshe si kompeticioni më madhor i arteve marciale, Dana White.

Askush nuk e meriton këtë më shumë se ai dhe askush nuk e meriton këtë më shumë se familja e tij. Kjo është ajo që ndodh kur makina vjen pas jush. Ai vazhdon të ecë përpara, nuk tërhiqet. Ai është njeriu më rezistent që kam takuar gjatë gjithë jetës sime. Familja e tij janë njerëz të jashtëzakonshëm. Kjo është karma zonja dhe zotërinj. E meritojnë si familje,” u shpreh 55-vjeçari.

Jake Paul, së fundmi një boksier, më herët youtuber dhe personazh i rrjeteve sociale, e cilësoi fitoren e Trump si fitore të së vërtetës dhe Zotit në Amerikë.

Lajmet

Sekuestrohen armë dhe narkotikë në aksione policore në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe substanca narkotike në disa aksione të zhvilluara në Graqanicë, Ferizaj dhe Vushtrri.

Në Graqanicë, gjatë një tentimi për kontroll policor, një i dyshuar është larguar duke ikur nëpër oborre shtëpish dhe duke hedhur sende gjatë arratisjes. Në vendngjarje, policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me një fishek, si dhe një sasi të vogël të substancës së dyshuar narkotike. I dyshuari është arrestuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt me vendim të prokurorit.

Në Ferizaj, njësitë policore kanë identifikuar një person të dyshuar për shitblerje të narkotikëve, i cili është larguar me veturë sapo ka vërejtur policinë. Në afërsi të vendit të ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar 188.9 gramë substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë, me vlerë rreth 2 mijë euro. I dyshuari është në kërkim policor dhe hetimet po vazhdojnë.

Në Vushtrri, është arrestuar një person tek i cili është gjetur një armë e gjatë M48 me tre fishekë. Arma është sekuestruar, ndërsa pas intervistimit, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Continue Reading

Lajmet

Dy të arratisur nga Qendra Edukuese Korrektuese kapen dhe kthehen në qendër

Published

on

Në Lipjan, më 03.06.2026 rreth orës 21:28, është raportuar arratisja e dy personave nga Qendra Edukuese Korrektuese në Lipjan, pasi zyrtarët korrektues kanë njoftuar për largimin e tyre nga institucioni.

Pas pranimit të informatës, janë ndërmarrë menjëherë veprime taktiko-operative nga autoritetet përkatëse me qëllim lokalizimin dhe kapjen e të dyshuarve.

Si rezultat i veprimeve në terren, të dy personat janë identifikuar, janë kapur dhe më pas janë kthyer sërish në Qendrën Edukuese Korrektuese në Lipjan.

Rasti është menaxhuar nga institucionet përgjegjëse, ndërsa rrethanat e arratisjes mbeten nën trajtim.

Continue Reading

Lajmet

Një polic u vra dhe një tjetër u plagos në Maliq të Shqipërisë

Published

on

By

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, në Shqipëri, ku një efektiv policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni të forcave të rendit.

Sipas informacioneve paraprake, autori i dyshuar i sulmit është kapur i plagosur. Në vendngjarje kanë mbërritur forca të shumta policore dhe grupet hetimore, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Autoritetet pritet të japin detaje shtesë lidhur me dinamikën e incidentit dhe identitetin e personave të përfshirë.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ngjarjes së rëndë në Maliq.

Rama njoftoi se polici i vrarë në krye të detyrës, Enea Mekolli, do të shpallet “Dëshmor i Atdheut”, ndërsa shprehu ngushëllimet për familjen e tij dhe uroi shërim të shpejtë për efektivin tjetër të plagosur gjatë aksionit.

“Gjatë një operacioni kurajoz për kapjen e një të shumëkërkuari, që prej vitesh i fshihej ligjit në malet e Korçës, ka humbur jetën një efektiv policie dhe është plagosur një i dytë. Ndërkohë, pasi hapi zjarr ndaj tyre, u plagos dhe u kap edhe krimineli”, ka shkruar Rama.

Kryeministri theksoi se autori duhet të përballet me ndëshkimin maksimal të parashikuar nga ligji dhe vlerësoi angazhimin e Policisë së Shtetit në luftën kundër kriminalitetit.

“Nderim përjetë dëshmorit të atdheut, ngushëllime familjes dhe shërim të shpejtë efektivit tjetër. Ndëshkim maksimal për të shumëkërkuarin dhe respekt maksimal për Policinë e Shtetit, që nuk do të ndalet asnjëherë në misionin e saj”, u shpreh Rama.

Foto: Balkanweb.com

Continue Reading

Lajmet

Dyshime për 338 euro të falsifikuara në Prishtinë

Published

on

Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, është iniciuar një rast për falsifikim të parasë në Prishtinë, pas ekspertizës së kryer nga Agjencia e Kosovës për Forenzikë.

Në konsultim me prokurorin, më 3 qershor 2026 është hapur rasti pasi ekspertiza ka konstatuar se 338 euro në monedha dhe kartëmonedha të ndryshme dyshohet se janë të falsifikuara.

Paratë e dyshuara ishin dorëzuar në polici më 8 gusht 2024 nga një zyrtare e një banke private.

Autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet po vazhdojnë nga ekipet përkatëse me qëllim të zbardhjes së plotë të rrethanave të rastit.

Continue Reading

Të kërkuara